Shëndeti

Problemet me mbipeshën që lidhen ngushtë me depresionin

Studime të shumta kanë treguar se efektet anësore të obezitetit lidhen ngushtë me zhvillimin e depresionit.

Published

on

Problemet me peshën dhe veçanërisht mbipeshën kanë një efekt negativ në organizëm.

Kjo pasi mund të shkaktojnë sëmundje si diabeti apo sëmundjet e zemrës. Gjithsesi ky nuk është i vetmi shqetësim që mjekët ngrenë në lidhje me mbipeshën.

Studime të shumta kanë treguar se efektet anësore të obezitetit apo kilogramëve të tepërta lidhen ngushtë me zhvillimin e depresionit.

Zhvillimi i depresionit është i dukshëm edhe tek personat që kanë një regjim ushqimor jo të shëndetshëm.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon saktë se cila është lidhja mes një regjimi keq ushqimor, mbipeshës dhe depresionit.

Si ndikojnë yndyrnat e këqija?

Megjithëse trupi i njeriut ka nevojë për disa yndyrna për të qënë i shëndetshëm disa të tjera mund të jenë të dëmshme.

Yndyrnat e marra nga peshku si omega-3 janë shumë të mira veçanërisht për trurin.

Ndërsa yndyrnat nga vaji i palmës apo ushqimet me dhjamë kanë një efekt të kundërt në të gjithë organizmin.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar dhe Institutit Gladstone në San Francisco, kanë publikuar së fundëmi një studim që tregon për lidhjen që ka yndyra e keqe në shëndetin e trurit.

Sipas këtij studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, konsumimi i shumtë i yndyrnave të këqija mund të çojë në depresion.

Zhvillimi i kësaj sëmundje tek personat obezë apo mbipeshë vjen ndryshe nga personat e shëndetëshëm që vuajnë nga depresioni.

Yndyrnat e këqija që përfitohen nga ushqimet çojnë në ndryshime të shtuara të sjelljes dhe shëndetit mendor.

Kjo ndodh pasi një pjesë e trurit e quajtur hypothalamus aktivizohet kur trupi konsumon yndyrna të këqija.

Ndikimi tek Hormonet

Në këtë mënyrë çlirohen një mori hormonesh në organizëm të cilat ndikojnë balancën e hormonit të lumturisë që është endorfina.

Kështu shtimi në peshë si pasojë e një diete të pasur me yndyrna të këqija rrit rrezikun e prekjes nga depresioni.

Gjithashtu tek personat obezë ilaçet për këtë sëmundje kanë një efekt më të pakët për shkak të sasisë së madhe të hormoneve që çlirohen.

Ndër ushqimet më të dëmshme renditet vaji i palmës, dhjami i mishit, ushqimet e konservuara apo ushqimet fast food./AgroWeb.org

Shëndeti

Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Published

on

Kilogramët e tepërt shtohen më lehtë me kalimin e viteve, por hiqen gjithnjë më vështirë – ja si të ruani linjat sipas moshës.

Është i rëndësishëm indeksi i masës trupore, raporti mes gjatësisë dhe peshës, ashtu si edhe ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik. Ajo që nutricionistët veçojnë është fakti se të gjithë jemi të ndryshëm, kemi ndërtim të ndryshëm dhe ajo që për dikë është ideale, për dikë tmund të jetë larg asaj që dëshiron.

Kilogramët mund të na tregojnë nëse jemi në formë të mirë apo duhet të kemi më shumë kujdes me ushqimin dhe mënyrën si jetojmë.

Edhe vetë kuptimi i peshës ideale ka ndryshuar me kalimin e kohës, veçanërisht në 20 vitet e fundit, sot pritet që të gjitha të jemi më të hollë se sa dikur ka qenë e dëshirueshme. Kjo vlen për më të moshuarat me kalimin e viteve humbet masa muskulore, duhet të ulet pesha dhe marrja ditore e kalorive.

Peshën e saktë mund ta përcaktojë një specialist, por e përdorim një truk të vogël. Nëse kyçi i dorës është i hollë, pesha duhet të jetë nën vlerën mesatare, nëse kyçi është mesatar, duhet të jetë në mes, nëse kyçi është i gjerë dhe keni trup atletik me shumë masë muskulore, pesha është në kufijtë e sipërm të normales.

18–25 vjeç: 61 kg

Vajzat në të njëzetat kanë metabolizëm të mirë, por nuk është keq të ushtrojnë, tre-katër herë në javë. Ideale janë ushtrimet kardio dhe aerobike, çiklizmi, ecja e shpejtë, noti. Pesha ideale, për ato më të holla në këto vite është 55 kg, për ato me trup mesatar 61 kg, për ato me trup më të plotë 67 kg. Këtë ideal e ruajnë me më shumë peshk e mish, disa produkte qumështi me yndyrë, drithëra integrale, fruta dhe perime. Lejohet edhe çokollata për të ëmbëlsuar veten.

25–40 vjeç: 62,5 kg

Gratë në të tridhjetat ngadalë ndiejnë se metabolizmi u ngadalësohet, kilogramët ngjiten më shpejt, por hiqen lehtë. Pesha ideale për gratë më të holla në këto vite është kur peshojnë 56,5 kg, ato me trup mesatar 62,5, ndërsa më të plota 68,5. Për ta ruajtur këtë linjë, ushqimi duhet të jetë i larmishëm, por duhet ngrënë më me masë dhe të zvogëlohet marrja e ushqimeve kalorike, produkteve të yndyrshme të qumështit dhe ëmbëlsirave.

40–50 vjeç: 64 kg

Kur hyjnë në të pesëdhjetat, gratë ulin marrjen e mishit të yndyrshëm e produkteve të qumështit me shumë yndyrë. Kilogramët ngjiten brenda natës e më vështirë hiqen se në të tridhjetat. Duhet të kenë kujdes me ushqimin që nga mosha 40 vjeç, sepse metabolizmi është i ngadalësuar, ndaj ushqimet ideale janë mishi pa yndyrë, peshku, produktet pa yndyrë të qumështit, fruta e perime të freskëta, ndërsa sa më pak bukë, makarona, patate, oriz. Gratë më të holla duhet të kenë në këto vite 58 kg, ato me trup mesatar 64 kg, ndërsa më të plota 70 kg. Për ta arritur këtë, do t’u ndihmojë joga dhe noti dy deri në tre herë në javë.

50–60 vjeç: 66 kg

Pas moshës 50 vjeç, shumica e grave janë në menopauzë. Hormonet dhe metabolizmi ngadalësohen, ndaj për të ruajtur linjat e dikurshme nevojiten 350 deri në 500 kalori më pak në ditë. Rekomandohen katër deri pesë vakte të vogla çdo ditë, duhet të ulet sasia e mishit dhe peshkut, ndërsa çdo ditë duhet të konsumohen mish pa yndyrë dhe peshk i kaltër. Të preferuara janë produktet e qumështit pa yndyrë, ndërsa buka, makarona, orizi dhe patatet vetëm dy deri tre herë në javë, dhe atë në sasi shumë të vogla. Gjatë ditës duhet ngrënë sasi të vogla frutash dhe perimesh, më së miri në formë sallate.

Ëmbëlsirat dhe çokollata lejohen vetëm për raste të veçanta. Për të ruajtur peshën ideale, gratë më të holla në këtë moshë duhet të kenë 60 kg, ato me trup mesatar 66 kg, ndërsa ato më të plota 72 kg. Për këtë duhet të ecin çdo ditë, të notojnë, të bëjnë joga dhe ushtrime të përshtatura për moshën e tyre.

Me kalimin e viteve humbet masa muskulore, metabolizmi ngadalësohet dhe për këtë arsye duhet të ulet marrja e kalorive.

Sa kilogramë duhet të ketë një grua me gjatësi mesatare?

Gruaja me gjatësi mesatare 170 cm:

▪ nën 53,5 kg – peshë e pamjaftueshme
▪ nga 53,5 deri në 72 kg – peshë normale
▪ nga 72 deri në 86,5 kg – peshë e rritur
▪ mbi 86,5 kg – mbipeshë

 

Continue Reading

Shëndeti

Pesë ushqimet e shëndetshme që nuk duhet t’i mungojnë tavolinës suaj

Published

on

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës.

Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme e fibra, avokado është ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjithë ditën.

Perimet e gjelbra të freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë nërritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.

Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.

Mjalti: Burim i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës e sistemin imunitar.

Ushqimet e pasura me Omega-3: Salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.

Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietë, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj.

Continue Reading

Aktualitet

​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

Published

on

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare.

Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.

Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.

Continue Reading

Lifestyle

Pesë ushqime të shëndetshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj

Published

on

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit dhe duke ke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës:

Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.

Perimet e gjelbra të freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.

Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.

Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.

Ushqimet e pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.

Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj./Ekonomia Online

Continue Reading

Të kërkuara