Lajmet nga UBT

UBT ka filluar pranimin e abstrakteve në Konferencën Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit, Sisteme të Informacionit dhe Siguri, Studime të Sigurisë

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të organizohet më 29 dhe 30 tetor 2022.

Published

on

Në kuadër të organizimit të edicionit të 11-të të Konferencës Ndërkombëtare, UBT ka filluar pranimin e abstrakteve për fushën e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë së Komunikimit, Sistemeve të Informacionit dhe Sigurisë, si dhe Studimeve të Sigurisë.

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së do të organizohet më 29 dhe 30 tetor 2022, dhe për fokus ka trajtimin e temave rreth reziliencës dhe qëndrueshmërisë.

Punimet dhe prezantimet për konferencën Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri e Komunikimit duhet të trajtojnë tema të tilla si:

  • Big Data in Healthcare,
  • Business Intelligence and Knowledge Management,
  • Cloud Computing and Mobile Technologies,
  • Cluster and Grid Computing,
  • Mobile Games, Web applications,
  • Customer Care Excellence in Health,
  • E-Services, e-Health, e-Governance,
  • Education Engineering, E-learning, Lifelong Learning,
  • E-Health, E-Services and Competitive Strategy,
  • Embedded Systems,
  • Engineering and Networks,
  • Governance and Management of IS,
  • Information Systems Security in E-Health,
  • Live and Virtualized Collaboration,
  • Wireless Technologies, Mobile Networks, Next,
  • Generation Networks, Sensor and Mesh Networks,
  • Modeling and Simulation,
  • Modelling for control and real-time applications,
  • Parallel and Distributed Systems,
  • Public Sector ICT,
  • Artificial Intelligence, Robotics, Multi-Agent Systems,
  • Intelligent Information on Networks,
  • Semantic Web Technologies,
  • Social Computing and Collaboration,
  • Social Networking and Location-based,
  • Telemedicine application.

Punimet dhe prezantimet për konferencën Sisteme të Informacionit dhe Siguri duhet të trajtojnë tema të tilla si:

  • Management Information Systems,
  • Agile Project Management in Information Systems,
  • Enterprise Resource Planning,
  • Health Information Systems,
  • Artificial Intelligence and Knowledge Management,
  • Human-Centered Computing,
  • Open Data and open information,
  • Telecom Industry; Wireless Technologies,
  • Customer Care Excellence; Network Economics,
  • Social Networking and Location-based; E-Governance,
  • E- trade.

Punimet dhe prezantimet për konferencën Studime të Sigurisë duhet të trajtojnë tema të tilla si:

  • Human Security,
  • Peace and Democracy,
  • National, Regional and International Security,
  • Conflicts in the Post-Cold War World,
  • Security Issues in Western Balkans,
  • Interstate and Ethnic Conflicts: causes and resolution,
  • Human Rights and National Security,
  • International Terrorism and Violent Extremism,
  • Weapons of Mass Destruction,
  • Non-Traditional Issues in International Security,
  • Humanitarian Intervention and International Law,
  • Geopolitics and Security in the Globalizing World,
  • Contemporary Security Challenges,
  • New threats to world peace and security,
  • Cybersecurity and Cybercrime.

Për më shumë detaje, klikoni në: http://conferences.ubt-uni.net/2022/ , teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected].

Lajmet nga UBT

Poema Berisha: Nga studente e Sistemeve të Informacionit te Menaxhere e Produktit në HelloCare.ai

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit të Sistemeve të Informacionit në UBT, Poema Berisha, aktualisht Menaxhere e Produktit për platformën inovative HelloCare.ai, mbajti një ligjëratë tërheqëse me temën: “Menaxhimi i Produkteve IT: Cikli Jetësor i Produkteve”.

Si ish-studente e këtij fakulteti, Poema solli një perspektivë të veçantë, duke lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë njohuritë akademike me përvojën e saj profesionale. Ajo prezantoi fazat kyçe të zhvillimit të një produkti IT: identifikimin e kërkesave, prototipimin, testimin, menaxhimin e riskut dhe angazhimin e aktorëve relevantë (stakeholders).

Roli i saj në HelloCare.ai – një platformë ndërkombëtare për kujdesin shëndetësor virtual – u prezantua si studim rasti për pjesëmarrësit, duke demonstruar se si njohuritë akademike dhe aftësitë teknike mund të zbatohen në mënyrë konkrete për të kontribuar në zhvillimin e produkteve të suksesshme. HelloCare.ai operon aktualisht në disa prej sistemeve shëndetësore më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky sesion solli në vëmendje lidhjen mes ëndrrës akademike të studentëve dhe realitetit profesional, ku Poema shërben si shembull suksesi – duke shndërruar njohuritë e fituara në fakultet në instrumente të vlefshme për inovacion dhe menaxhim produkti në industri.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Fillon Akademia Verore e Gjuhës Angleze në UBT – Tre ditë me dije, praktikë dhe kulturë

Published

on

Departamenti i Anglishtes në UBT ka nisur zyrtarisht Lingua Summer Academy 2025, në ambientet e kampusit inovativ të UBT-së, si pjesë përbërëse e Global UBT Fest 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike e kulturore në vend.

Në ceremoninë hapëse, Dekania e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Prof. Dr. Alma Lama, theksoi rëndësinë e kësaj akademie verore, e cila për tre ditë me radhë do të shërbejë si një platformë ndërveprimi për studentët, profesorët dhe profesionistët nga fusha të ndryshme. Ajo vlerësoi se Lingua Summer Academy është një hapësirë ku përvijohen ide të reja, forcohen kompetenca dhe nxiset kreativiteti.

Gjatë këtij edicioni, pjesëmarrësit do të angazhohen në aktivitete që përfshijnë:

  • Kërkime shkencore në fushën e gjuhës, arsimit dhe komunikimit,
  • Praktika moderne të mësimdhënies dhe metodologjive bashkëkohore,
  • Zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe profesionale të domosdoshme për tregun e sotëm global.

Programi i ditëve në vijim do të jetë i pasur dhe interaktiv, ku veçohen:

  • Prezantime nga studentët e vitit të tretë mbi mikrotezat e tyre kërkimore,
  • Sesione dhe trajnime mbi metodologjinë e mësimdhënies dhe hartimin e projekteve inovative,
  • Punëtori praktike, debate akademike dhe aktivitete kulturore që pasurojnë eksperiencën e pjesëmarrësve.

Organizatorët ftojnë të gjithë studentët, akademikët dhe të interesuarit të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi unik, që jo vetëm forcon dijen profesionale, por edhe nxit frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Continue Reading

Aktualitet

Trashëgimia evropiane në zemrën e Kosovës – UBT nderon Karl Gegën me ekspozitën më të madhe ndërkombëtare

Published

on

Në një ceremoni solemne, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, u zhvillua hapja e ekspozitës ndërkombëtare kushtuar gjeniut të inxhinierisë hekurudhore, Karl Gega, si dhe ceremonia qendrore e Global UBT Fest 2025.

Kjo ekspozitë ndërdisiplinare, e sjellë për herë të parë në Kosovë, përfaqëson një bashkëpunim unik midis UBT-së dhe partnerëve ndërkombëtarë nga Italia dhe rajoni.

Ngjarja mblodhi një mori personalitetesh të rëndësishme nga fusha e politikës, arsimit, diplomacisë, biznesit dhe arkitekturës. Të pranishëm ishin: Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, Arkitektë nga Italia, profesorë dhe studentë të shumtë.

Në hapje të ceremonisë, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë strategjike të kësaj ekspozite për vendin tonë:

“Me këtë ekspozitë, jo vetëm që e nderojmë figurën e Karl Gegës, një prej inxhinierëve më të shquar të historisë evropiane, por njëkohësisht i japim një mesazh të qartë brezave të rinj: se vizioni, dijet dhe përkushtimi nuk njohin kufij. Qyteti i Mençur i UBT-së është hapësira ku historia takohet me inovacionin, dhe ku trashëgimia kulturore ndërlidhet me teknologjinë dhe të ardhmen”.

Prof. Lucia Nadin vlerësoi UBT-në si një partner të denjë evropian dhe përgëzoi të gjithë për punën e arritur deri më tani.

“Qëllimi i kësaj ngjarjeje është të bëjë të njohur figurën e Karl Gega-s, gjenialitetin e tij, sfidën e tij ndaj të pamundurës, këmbënguljen e tij për të mbrojtur idetë dhe projektet e veta – veçanërisht për të rinjtë: që ata të mësojnë, përmes njohjes së veprës së kësaj personaliteti të madh, se gjithçka mund të arrihet nëse, përveç ëndrrave dhe vizioneve, janë të vetëdijshëm për thellësinë e dijeve që duhet të zotërojnë – dhe që shpesh kërkojnë përpjekje për t’u fituar”, tha Nadin.

Sipërmarrësi shqiptar në Itali, Genc Podgorica, një nga kontribuuesit kyç për realizimin e kësaj ekspozite, u shpreh:

“Ky bashkëpunim është dëshmi se sa shumë mund të arrijmë kur lidhim rrënjët tona kulturore me përvojën dhe dijen ndërkombëtare. Karl Gega ishte vizionar – dhe të rinjtë e Kosovës meritojnë të inspirohen nga të tillë shembuj. UBT është duke krijuar një platformë të jashtëzakonshme që i bën të mundshme këto ura bashkëpunimi”.

Në përmbyllje të ngjarjes, UBT ndau certifikata mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e ekspozitës ndërkombëtare për Karl Gega. Rektori Hajrizi theksoi se këto certifikata nuk janë thjesht dokumente simbolike, por shprehje e një vlerësimi të thellë për punën dhe përkushtimin ndaj dijes dhe kulturës.

Ceremonia shënoi një moment të veçantë me këngët e kënduara nga studentët e Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhmenti.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT përmbyll me sukses Akademinë për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Published

on

Me aktivitete dinamike dhe përvoja unike, përfundoi me sukses Akademia për Ndërmarrësi dhe Inovacion në kuadër të Global UBT Fest 2025.

Punimet e Akademisë për Ndërmarrësi dhe Inovacion, e organizuar nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT, u përmbyllën me një sërë aktivitetesh frymëzuese që synuan të zhvillonin aftësitë ndërmarrëse të studentëve dhe pjesëmarrësve.

Në ditën e fundit të akademisë, u organizua një lojë interaktive me karakter praktik të quajtur “Micro Business Game”, e udhëhequr nga Prof. Dr. Ardian Uka dhe Prof. Dr. Mentor Shaqiri. Loja simulonte krijimin dhe menaxhimin e një biznesi të vogël, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të punojnë në ekipe për të zhvilluar ide biznesi, planifikuar burime, analizuar tregun dhe marrë vendime strategjike me ndikim financiar.

Aktiviteti u zhvillua në një ambient bashkëpunues dhe dinamik, duke nxitur mendimin kritik, kreativitetin, si dhe shkathtësitë menaxheriale dhe ndërmarrëse të pjesëmarrësve.

Në përmbyllje, pjesëmarrësit shprehën mirënjohje të thellë ndaj Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë, si dhe ndaj ligjëruesve të angazhuar përgjatë akademisë. Ata vlerësuan lart përfitimet dhe njohuritë e marra nga kjo përvojë praktike dhe edukative, duke e konsideruar akademinë si një ndër eksperiencat më të vlefshme për zhvillimin e tyre profesional dhe personal.

Continue Reading

Të kërkuara