Lajmet

​Konjufca vizitoi Lezhën, bën nderime te Memoriali i Skënderbeut

Kreu i Kuvendit të Kosovës shtoi se krahas historisë, qytetarët e Kosovës me Lezhën i lidh edhe përditshmëria.

Published

on

Në vazhdën e vizitës në Shqipëri, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, vizitoi sot qytetin e Lezhës.

Në Bashkinë e këtij qyteti kryetari Konjufca u prit në një takim të përzemërt nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.

Duke e falënderuar kryetarin Ndreu për pritjen, kreu i Kuvendit të Kosovës u shpreh i nderuar që gjendet për vizitë në qytetin historik të besëlidhjes shqiptare dhe tani njëri nga vendet me resurse të veçanta turistike.

Kryebashkiaku Ndreu, nga ana e tij, e njohu kryetarin Konjufca për angazhimet e shtuara, me qëllim të përmirësimit të kushteve për turistët, veçanërisht pushuesit bregdetarë, të cilët, siç u tha, po i japin një hov të madh zhvillimin të turizmit.

Në takim u vlerësua se midis Kosovës dhe Lezhës tashmë është sendërtuar një lidhje e fuqishme, jo vetëm për shkak të vlerave historike që ofron Lezha, por edhe për faktin se bregdeti që shtrihet në këtë zonë vazhdon të mbetet pikë referimi për mijëra qytetarë të Kosovës gjatë sezonit së pushimeve.

Gjatë qëndrimit në Lezhë, kryetari Konjufca vizitoi edhe Memorialin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe vendosi lule pranë vendvarrimit të heroit kombëtar.

Pas nderimeve, kryetari Glauk Konjufca e konsideroi Lidhjen e Lezhës njërën nga tri ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, ndërsa Skënderbeun figurën më të rëndësishme përbashkuese për kombin shqiptar.

Jemi këtu në njërin prej vendeve historike më të rëndësishme të kombit shqiptar. Kuvendi i Lezhës është njëra ndër tri ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë, ndërsa figura dhe personaliteti i heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, padyshim që është historikisht më e rëndësishmja për kombin shqiptar. Luftërat e tij të lavdishme por edhe qëndresa e tij madhështore, ndodhen në themel të identitetit dhe vetëdijes sonë kombëtare”, tha Konjufca.

Kreu i Kuvendit të Kosovës shtoi se krahas historisë, qytetarët e Kosovës me Lezhën i lidh edhe përditshmëria.

Lezha është një vend shumë i dashur dhe turistik për qytetarët tanë, të cilët vijnë masivisht për pushime dhe këtu gjejnë një mikpritje e cila i frymëzon edhe më shumë për të ardhur në vitet e tjera”, tha Konjufca. 

Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Edi Rama: Kush nuk e ka bërë ende me dëshirë, do e bëjë me gjobë

Published

on

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri po vijon në të gjithë vendin, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një zonë e kryeqytetit ku njerëzit mund të lëvizin të lirë.

Rama ka thënë se lirimi i hapësirave është i vlefshëm jo vetëm për këmbësorët, por edhe për një shërbim më të mirë ndaj komunitetit në tërësi.

Lidhur me rastet ku ende disa biznese kanë zënë hapësirat publike, Rama ka theksuar se në këto raste do të ketë edhe një gjobë për ndërtuesit e tyre.

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit. Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri bëri të ditur se do të ketë një plani të ri menaxhim, ku 75% e hapësirës do t’i lihet këmbësorëve, ndërsa 25% do të shfrytëzohet nga njësitë e shërbimit.

Sipas një bilanci vetëm në kryeqytet, hapësira e çliruar deri tani shkon në rreth 20 mijë metër katrorë.

Continue Reading

Aktualitet

Kërkohet heqja e taksës ndaj SHBA-së: Dëmton ekonominë dhe marrëdhëniet diplomatike

Published

on

Njohës të ekonomisë në Kosovë po kërkojnë me ngulm heqjen e menjëhershme të taksës prej 10 për qind ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një veprim të papranueshëm që po dëmton rëndë raportet strategjike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Duke e quajtur këtë taksë “të pajustifikueshme dhe të dëmshme”, njohësit e zhvillimeve ekonomike theksojnë se urgjenca për heqjen e saj nuk është vetëm ekonomike, por edhe politike dhe gjeostrategjike duke kritikon ashpër institucionet vendore.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se heshtja e institucioneve të Kosovës dhe mosangazhimi serioz për heqjen e kësaj takse, po e izolon gjithnjë e më shumë vendin në aspektin ekonomik, politik dhe gjeostrategjik.

“E para është një turp i kohës për Kosovën, që një shtet shpëtimtar, një aleat strategjik, siç është SHBA të jenë të penalizuara me një taksë 10 për qind për importet, e dyta e tëra kjo e dëshmon papjekurinë institucionale në Kosovë. E treta, e tëra kjo e dëshmon që në Kosovë është varrosë definitivisht diplomacia, si politike, e në veçanti ajo ekonomike”, tha Gërxhaliu.

Eksportet e Kosovës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pësuar rënie gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2025, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare, nga janari deri në maj 2025, Kosova eksportoi drejt SHBA-së rreth 10.04 milionë euro, ndërsa në pesëmujorin e parë të vitit 2024 kjo shifër ishte rreth 23.79 milionë euro.

Pra, një tkurrje prej mbi 57.8 për qind, në më shumë se 13.7 milionë euro më pak mallra të eksportuara drejt SHBA-së.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një zyrtare policore e dyshuar për keqpërdorim të pozitës

Published

on

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një zyrtare policore me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” kurse me vendim të prokurorit të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtares policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje Kaçanik.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistemin të dhënat e një qytetari, shtetas i Republikës së Serbisë.

Qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar kurse dyshimet janë se zyrtarja ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Continue Reading

Aktualitet

​Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vendin tonë pritet të mbaj mot i mirë, kryesisht me diell dhe erë e lehtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë Celcius.

Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen nga 33 deri në 38 gradë Celcius, njofton IHK.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Continue Reading

Të kërkuara