Lajmet

12 kadetë të rinj fillojnë rrugëtimin për t’u bërë oficerë të FSK-së

Të rinjtë i pret një shkollim katërvjeçar në mënyrë që të arrijnë të bëhen oficerë të FSK-së.

Published

on

12 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë betimin e tyre për të filluar studimet në Qendrën për Studime Universitare.

Të rinjtë i pret një shkollim katërvjeçar në mënyrë që të arrijnë të bëhen oficerë të FSK-së.

Në ceremoninë e betimit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kërkuar nga ata që të arrijnë zhvillimin e duhur fizik dhe moral por edhe të mos harrojnë historinë e lavdishme të popullit shqiptar.

Kadetët e rinj të Forcës e shohin rrugëtim me shumë sfida por që i bën të ndjehen përgjegjës dhe krenar.

Është një ndjenjë tepër e veçantë dhe e lumtur meqë e kam bartur traditën dhe historinë e Kosovës dhe besoj që në një të ardhme të shpejtë do t’i bëjë krenarë prindërit dhe ata që kanë qenë të gatshëm me dhënë jetën për këtë vend”, thotë kadet Dardan Syla.

Ministri Mehaj ka thënë se pret nga kadetët e rinj që pas shkollimit të tyre të jenë të gatshëm të bashkohen në operacione ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë.

Kërkoj nga ju që çdo ditë të studioni e të informoheni me historinë e popullit tonë, kjo histori që përmban jo vetëm luftën për liri, drejtësi dhe barazi. Heronjtë tanë janë ata të cilët janë në çdo hap dhe do t’i marrim në çdo hap që e qesim përpara. Pa ta nuk do të kishim të kaluarën e lavdishme dhe as të ardhmen e ndritur. Që nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e deri të komandanti legjendar Adem Jashari populli ynë nuk pranoi asnjëherë nënshtrimin por qëndroi me ballin lartë ndaj luftës kundër pushtuesve, për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë. Liria është kryefjala e kombit tonë. Të dashur kadetë, nga ju pres për katër vitet e ardhshme që të arrini zhvillimin e duhur ushtarak, atë fizik dhe moral të bëheni udhëheqës me karakter të fortë dhe të jeni të gatshëm t’i bashkoheni me stërvitje dhe operacione ndërkombëtare në shërbim të paqes, sigurisë, stabilitetit rajonal por edhe më gjerë, krah njëri tjetrit dhe partnerëve tanë”, ka thënë Mehaj.

Ndërsa zëvendëskomandanti i Qendrës për Studime Universitare, Albian Ajvazi ka thënë se këta kadetë që janë pjesë e klasës 2026 kanë kaluar suksesshëm një mori testesh që ishin kritere për pranimin në QSU.

Të dashur kadetë, sot trupës tuaj po i shtohen dhe 12 kadetë të rinj, ju bashkërisht me stafin do të mësoni ata se çka do të thotë të jesh kadetë i QSU-së. E di që ju nuk do të bëni kompromis dhe do të siguroheni që secili që dëshiron të gëzojë këtë privilegj do të duhet ta meritojë atë”, ka thënë ai.

Qendra për Studime Universitare e FSK-së funksionon që nga viti 2005 dhe nga kjo Qendër deri më tani kanë dalë mbi qindra oficerë të FSK-së, të cilët shërbejnë në nivele dhe njësi të ndryshme komando-shtabore të FSK-së.

Lajmet nga UBT

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave

Published

on

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi bëhet anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, në bazë të kontributit të tij të jashtëzakonshën në shkencë dhe teknologji, si dhe duke u bërë i vetmi dhe i pari shkencëtar nga Kosova që i bashkohet këtij institucioni prestigjioz. Diploma e anëtarësimit iu dorëzua gjatë një ceremonie solemne nga Kryetari dhe Nënkryetari i Akademisë, në Qendrën Evropiane për Shkencë (CERN) në Gjenevë, Zvicër.

Ky anëtarësim përfaqëson një njohje ndërkombëtare për kontributin e Rektorit Hajrizi në avancimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë, si dhe forcon lidhjet e vendit me komunitetin akademik evropian dhe botëror.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për mua personalisht, por edhe për Kosovën dhe komunitetin tonë shkencor. Anëtarësimi im në Akademinë Evropiane të Shkencës hap dyert e kësaj akademie prestigjioze për vendin tonë dhe për gjeneratat e reja të shkencëtarëve kosovarë,” ka thënë Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë dhe domethënien e këtij anëtarësimi, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke ndarë vizionin për të ardhmen.

“Ky anëtarësim përfaqëson vlerësimin e punës sime mbi 30-vjeçare në fushën e shkencës dhe teknologjisë, dhe më jep një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në forcimin e arsimit cilësor, avancimin e kërkimit shkencor dhe lidhjen e institucioneve akademike të Kosovës me rrjetet evropiane të dijes dhe inovacionit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kontribuan në nominimin dhe vlerësimin tim. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time dhe për kolegët e mi, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Akademia Evropiane e Shkencave është e njohur për promovimin e ekselencës shkencore, kërkimit ndërdisiplinar dhe inovacionit, duke përfshirë në radhët e saj studiues me reputacion të lartë ndërkombëtar, përfshirë edhe laureatë të Çmimit Nobel.

Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, UBT është pozicionuar si një institucion lider në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe sipërmarrjen në rajonin e Evropës Juglindore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, akademikët dhe institucionet partnere.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë

Published

on

By

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e ka cilësuar si një sukses të madh ushtrimin e javës së kaluar për reagim ndaj krizave të realizuar në koordinim mes Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës.

Në këtë ushtrim kanë qenë të përfshirë rreth 800 oficerë të Policisë së Kosovës bashkë me njësite të tjera speciale, përfshirë forenzikën dhe KFOR-in.

Për këtë ushtrim të përbashkët janë përdorur edhe qentë, dronët e automjete tjera taktike.

Ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave i javës së kaluar ishte një sukses i madh — duke reflektuar koordinimin e shkëlqyer midis Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës. Gati 800 oficerë të PK-së — së bashku me zjarrfikësit dhe emergjencat dhe njësitë e specializuara duke përfshirë njësitë SIU, SOU, EOD, UAS/Kundër-UAS, Forenzikë dhe Çështje Publike — morën pjesë, me mbështetje të vlefshme nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU. Nga qentë dhe dronët te automjetet taktike dhe ekipet e emergjencës, ky ushtrim nxori në pah bashkëpunimin tonë ndëragjencor, gatishmërinë operacionale dhe angazhimin e përbashkët ndaj sigurisë”, shkruan Ambasda në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”, i cili ka zgjatur tri javë dhe kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake.

Në fazën përfundimtare, pjesëtarët e FSK-së ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.

Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Published

on

By

Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Turqi, SOC), do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Asamblenë e Kosovës.

Delegacioni do të takojë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike (duke përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor.

“Një ekspert i Komisionit të Venecias – grupi i Këshillit të Evropës i ekspertëve ligjorë të pavarur – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.Një konferencë për shtyp është e planifikuar të hënën, më 29 dhjetor, në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara