Lajmet

Avokati i Mustafës: Prokuroria po përpiqet t’i ndryshojë dëshmitë, për t’i përshtatur me argumentet e tyre

Sipas tij, kjo zyrë po përpiqet të ndryshojë numrin e ndërtesave në të cilat pretendohet të jenë mbajtur persona.

Published

on

Avokati i Salih Mustafës ka paraqitur pretendimet e mbrojtjes lidhur me mos besueshmërinë e deklaratave të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Julius von Bone ka thënë se kjo zyrë po përpiqet të ndryshojë numrin e ndërtesave në të cilat pretendohet të jenë mbajtur persona dhe sipas tij po përpiqet të ndryshojë dëshmitë në mënyrë që ato të përshtaten me argumentet e prokurorisë. Sipas mbrojtjes, nëse trupi gjykues e shqyrton që ZPS ka ndryshuar qëndrimin e saj atëherë mbrojtja kërkon të dëgjojë përsëri dëshmitarët e prokurorisë.

Mbrojtja e Salih Mustafës ka thënë se aktakuza e konfirmuar në këtë çështje është e bazuar mbi faktin që ka qenë vetëm një ndërtesë në të cilën janë ndaluar njerëzit në Zllash, ndërsa në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së, ai ka thënë se përmenden disa ndërtesa dhe sipas tij nuk është e qartë kush në cilin objekt ka qëndruar.

“Nëse trupi gjykues është në gjendje të shqyrtojë që ZPS ka ndryshuar qëndrimin e saj atëherë pala mbrojtëse dëshiron të dëgjojë dëshmitarët e ZPS-së edhe njëherë dhe duam të na jepet koha për të hetuar dhe për të gjetur persona të tjerë që mund të gjejmë që kanë qenë në atë vend në atë kohë, dhe që mund të na tregojnë lidhur me përdorimin e ndërtesave 4a dhe 5, qëndrimi ynë është që ne nuk mund të ndryshojmë rregullat e lojës kur loja është në mes të saj dhe ZPS nuk mund të ndryshojë qëndrimin e saj apo faktet bazë mbi të cilat e kemi bazuar punën tonë që në fillim. Më lejoni të shtoj që edhe gjykatësi i procedurës paraprake është mashtruar ose kështu duket, nga ZPS, po t’i hedhim një sy vendimit të tij për konfirmimin e aktakuzës, ideja e tij dhe këtë mund ta shohim në citimet e vendimit të tij është që bëhet fjalë për vetëm një ndërtesë dhe jo për shumë ndërtesa”, ka thënë avokati i Mustafës.

Mbrojtja e Mustafës ka thënë se ZPS duhet të sigurojë gjyq të barabartë dhe në bazë të standardeve të të drejtave të njeriut dhe jo të bëjë deklarata të pasakta para trupit gjykues.

“Dëshmitari W1679 nuk po tregon të vërtetën apo 4669 nuk po e tregon të vërtetën pasi rrëfimet e tyre nuk pajtohen lidhur me të njëjtën çështje, ZPS thotë që 04669 ishte në ndërtesën 5, 01679 thotë që ishte në ndërtesën Oda, me kënd ishte 1679 dhe si mund të jetë e mundur siç thotë ZPS që 4669 të ndodhej në një ndërtesë tjetër, 4669 ka thënë vet që ai ka qenë së bashku me viktimën e supozuar të vrasjes. 03495 nuk ka thënë që të ketë qenë së bashku me 04669. A nënkupton kjo thjesht që 01679 nuk tregon të vërtetën që ka qenë së bashku me 04669”, ka thënë avokati.

Sipas tij, nëse ZPS ka pasur parasysh një numër më të madh të ndërtesave atëherë pala mbrojtëse do të kishte pasur mundësinë të marrë në pyetje njerëz të tjerë të cilët do të mund t’i kishin shfrytëzuar ato ndërtesa.

“Po të marrim rrëfimin e 1679, 3594 apo 3593 apo 4669 nuk mund të kuptojmë se kush ka qëndruar me kë. Të nderuar gjykatës si mund të arrijmë në një përfundim bazuar mbi faktet dhe dëshminë se kush ka qëndruar me kë dhe në cilën ndërtesë. ZPS është përpjekur ta bëjë që të përshtatet me argumentet e tyre. Të gjitha këto rrëfime nuk mund të jenë të vërteta në të gjitha pikat, ZPS përpiqet që në momentin e fundit të ndryshojë numrin e ndërtesave në të cilat janë mbajtur njerëzit. Ata po përpiqen që t’i ndryshojnë dëshmitë në mënyrë që të përshtaten me argumentet e tyre. Si mund të shpjegojë ZPS, që 1679 është në ahur dhe shikon viktimën e supozuar të vrasjes, viktima e supozuar e vrasjes ka arritur shumë më vonë se 1679”, ka thënë Julius von Bone.

Mbrojtja ka deklaruar që Salih Mustafa nuk mund të shpallet fajtor.

“Prokuroria pretendon se për provat e paraqitura viktima është vrarë nga anëtarët e njësisë BIA. Megjithatë prokuroria nuk na ka dhënë ndonjë provë materiale për të provuar se viktima është vrarë apo se shkaku i vdekjes së viktimës ka qenë ai. Prokuroria nuk ka dhënë asnjë provë për të vërtetuar kohën e vdekjes dhe vendin e vdekjes. E vetmja provë që ka ofruar prokuroria për deponimin e vdekjes së viktimës janë fotot ERN me numër 00209313 deri në 00209320. Që viktima 4676 i ka marrë në vendin e krimit në kohën kur viktima është varrosur”, ka thënë ai.

Një pjesë e seancës ka qenë e redaktuar për publikun.

Lajmet

Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Published

on

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të Zi dhe ngjarja ndodhi pasi që gjatë festës së fitores në finale, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Kjo u bë e ditur të dielën mbrëma nga klubi i pingpongut “Gani Maloku”, ku bën pjesë sportisti.

Sipas klubit në fjalë, ngjarja ka ndodhur në turneun “Podgorica Open”, i zhvilluar në kryeqytetin e Malit të Zi.

Në njoftimin e klubit ferizajas, vendimi për diskualifikimin e Krasniqit u mor nga organizatori i turneut, menjëherë pas përfundimit të finales.

Në videon e publikuar, i riu shihet duke festuar fitoren dhe duke bërë simbolin e shqiponjës drejt familjarëve dhe ekipit të tij.

“Rejani fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez, pikërisht lojtar i klubit organizator. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij. Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta”, thuhet në njoftim.

Klubi i pingpongut “Gani Maloku” ka bërë të ditur se kjo ishte hera e katërt që merrte pjesë në turneun e hapur “Podgorica Open”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

SHBA dhe Ukraina i quajnë bisedimet në Miami produktive

Published

on

Të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës thonë se në Miami janë zhvilluar bisedime produktive dhe konstruktive, por ende duket se nuk ka ndonjë përparim të madh në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës me Rusinë.

I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, lëshoi një deklaratë të përbashkët me negociatorin kryesor ukrainas, Rustem Umerov, pas tre ditësh takimesh me aleatët evropianë.

Dyshja tha se takimi u përqendrua në përafrimin e qëndrimeve mbi një plan 20-pikësh si një kornizë garancie sigurie amerikane për Ukrainën dhe një plan ekonomik dhe prosperiteti.

Bisedime të ndara janë zhvilluar në Miami midis të dërguarit të SHBA-së dhe atij rus, Kirill Dmitriev./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Drita dominoi në mbrëmjen “Laureatët 2025” nga FFK

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës organizoi mbrëmjen tradicionale “Laureatët 2025”, ku u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin e futbollit kosovar gjatë vitit. Ceremonia mblodhi figura të rëndësishme të futbollit vendor e ndërkombëtar, përfshirë Armand Dukën dhe ministrin në detyrë Hajrulla Çeku, si dhe përshëndetje nga presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s.

Çmimi kryesor i mbrëmjes, “Futbollisti i Vitit 2025”, iu nda sulmuesit të FC Drita, Arb Manaj, i vlerësuar nga gazetarët sportivë për rolin vendimtar në titullin kampion dhe suksesin historik të klubit në UEFA Conference League.

Ndërkohë, çmimi “Fadil Vokrri” shkoi për Amir Rrahmanin, kapitenin e Kosovës dhe kampion me Napolin, i cili për shkak të angazhimeve nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, foli për arritjet historike të vitit 2025, investimet në infrastrukturë dhe synimin e madh të Kombëtares për kualifikim në Kupën e Botës.

Vlerësime për progresin e futbollit kosovar dhanë edhe Hajrulla Çeku dhe Armand Duka, duke theksuar konkurrueshmërinë e Kosovës në arenën evropiane.

Zekirija Ramadani u shpall “Trajneri i Vitit”, ndërsa FC Drita u vlerësua si Klubi më i Mirë i Vitit dhe “Fair Play”, duke dominuar edhe në 11-shen ideale të sezonit.

Në futbollin e vajzave u dalluan Aurora Muliqi dhe KFF Mitrovica, ndërsa në futsall u vlerësuan FC Prishtina 01 dhe Fitim Krasniqi.

U ndanë gjithashtu çmime për referimin, arritje ndërkombëtare, kontribute ndër vite dhe mirënjohje për partnerët institucionalë, me një moment emocional të mbrëmjes të shënuar nga kori i fëmijëve “Okarina”./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare të Kosovës

Published

on

Janë përditësuar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar lidhur me kolonat në pikat kufitare në Kosovë.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje nga Kosova janë të shkurta.

Raportohen pritje deri në 5 minuta në hyrje në Muçibabë, Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Stançiq, Mutivodë dhe Vërmicë.

/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara