Lajmet

Szunyog: Integrimi i Kosovës në BE është i lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Bislimi nuk deshi të komentojë çështjen e raportimeve se “Elektro Sever” nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Published

on

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se procesi i integrimit në BE është i lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Szunyog në një konferencë për media tha se mënyra e vetme për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin e Evropian është ratifikimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Është e qartë se procesi i integrimit në BE është i lidhur me dialogun, dhe mënyra e vetme për Kosovën të hyjë në Bashkimin e Evropian, është duke negociuar dhe ratifikuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve”, theksoi Szunyog.

Këto komente ambasadori Szunyog i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro.

Në këtë konferencë për media, pyetjet e gazetarëve nuk i pëlqyen zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Bislimi nuk deshi të komentojë çështjen e raportimeve se “Elektro Sever” nuk e njeh Republikën e Kosovës, dhe i referohet me fusnotë.

IPA 2021 është marrëveshja financiare më e madhe që ka Kosova, është pak mungesë respekti po kontaminoni takimin me tema që nuk kanë të bëjnë asgjë me arsyen pse jemi takuar. Për informimin tuaj nuk ka pikë kufitare në Breznicë dhe nuk e di nga e keni marrë këtë informacion dhe kur t’ju thërrasim për me fol për dialogun ju përgjigjem në secilën pyetje që mund të keni por sot fokusi duhet të jetë tek marrëveshja më e madhe financiare nga mekanizmi më i rëndësishëm që ka Kosova në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mendoj që edhe pyetjet duhet të jenë në nivel të marrëveshjes dhe rëndësisë që e ka e njëjta”, tha Bislimi.

Sa i përket marrëveshjes për IPA III, Bislimi ka thënë se programi i këtij viti mbështet një sërë fushash, për arsim, rini, energji, bujqësi dhe mjedis.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka folur edhe për IPA II, ku tha se shumica e mjeteve të kursyera nga ky program do të barten për projektin e filtrave për termocentralin “Kosova B”.

Ajo që ne kemi bërë, është për shkak të vonesave që janë shfaqur si rezultat i pandemisë ku një pjesë të madhe të projekteve të IPA II i kemi zhvendosur edhe për një vit duke shtyrë afatin. Ndërkaq, për projektet që kanë përfunduar dhe kanë rezultuar me kursime i kemi bartur në IPA 2021 në mënyrë që të sigurohemi që asnjë euro cent nga grantet e BE-së të mos i humbim. Duke parë rëndësinë që ka projekti i vendosjes së filtrave në ‘Kosovën B’ shumicën e mjeteve të kursyera i kemi bartur tek projekti i filtrave për “Kosovën B” i cili pritet të fillojë me zbatim në vitin 2024. Ndërkaq, të gjitha projektet të cilat janë negociuar në kudër të IPA 2021 kanë një afat prej tri viteve”, theksoi Bislimi.

Ndërsa, shefi i zyrës së BE-së, Szunyog, tha se programi IPA III ka për qëllim të sjell zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ai tha se përmes këtij programi synohet kryesisht mbrojtja e ambientit, por edhe çështje të tjera me rëndësi, siç janë projektet për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Projekti më i madh është për KEK-un, ne jemi të përqendruar në ruajtjen e ambientit kjo është pjesa më e madhe e paketës prej 16 milion për ruajtjen e ambientit. Një shumë të konsiderueshëm të mjeteve i kemi për përmirësimin infrastrukturor të komunave nëpërmjet granteve të performancës për komuna, që kap vlerën prej 15 milion eurove, e që është shumë e rëndësishme për komunat. Po ashtu kemi afër 15 milion euro për përafrim me BE-në, që nënkupton se duam që Kosova të afrohet sa më shumë me Bashkimin Evropian”, tha Szunyog.

Pas këtij nënshkrimi nisin procedurat për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara