Lajmet

“Jasharaj, armik i nxënësve”

Kreu i SBAShK-ut Jasharaj tha se pa dialogun social me Qeverinë nuk do të mbyllet greva.

Published

on

Kryetari i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së kanë vizituar shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtinë.

Vizita është përcjellë me tensione pasi në mesin e mësimdhënësve, por edhe të prindërve që kërkuan ndërprerjen e grevës, duke thënë se paraja nuk është asgjë.

Kryetari i SBAShK-ut gjatë kësaj vizite ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ka premtuar se do ta bëjë të pamundurën që ta bindë qeverinë të ulet të bisedojë për kërkesat e grevistëve, teksa shtoi se 50 eurot e ofruara nga Qeveria nuk janë kërkesë e sindikatës që ai drejton.

Bëmë protestë, grevë njëorëshe, por Qeveria nuk deshi dhe tek e fundit doli sa për të treguar që unë bëj çfarë të dua e nuk e dëgjoj askënd. Doli me atë 50-euroshin, që është një shumë që nuk është adresuar si duhet dhe është një shumë që nuk na duhet. Ne për lëmoshë ose mëshirë, e lusim njëri-tjetrin. Ne grevën do ta vazhdojmë dhe greva do të përfundojë vetëm kur të realizohen kërkesat”, tha ai.

Ndërkohë që presidentja Osmani e kryeministri Kurti kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund grevës duke paralajmëruar miratimin e ligjit të ri për paga në Kuvend, kreu i SBAShK-ut Jasharaj u shpreh skeptik se një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti për shkak të procedurave që nevojiten.

Askush nga sindikatat nuk e ka parë kurrë ligjin, veç fjalët e tyre, e kemi kryer ligjin, koeficientet, njerëzit filluan të bëjnë me stilografë paga dhe defekti i këtij ligji është se nuk e kemi parë hiç. Të shkojë në parlament i duhet rreth katër muaj, pastaj e keqja është se atje po thotë se pas gjitha procedurave edhe kur del në gazetën zyrtare, duhet edhe tetë muaj të fillojë ligji, pra edhe nëse është ligji i mirë, hairin do t’ia shohim pas 16 muajve, e deri atëherë çmimet nuk po ndalen hatri ligjit”, tha ai.

Festime Sijarina, mësimdhënëse në shkollën “Ismail Qemaili”, ka thënë se asnjërës qeveri nuk i ka interesuar arsimi, derisa kërkoi nga Jasharaj ta mbyllë grevën dhe të vazhdojë procesi mësimor.

Marrëveshja që po dëshirojmë është politika jashtë arsimit. Por, të lutem për hir të fëmijëve kryetar, lësho pe kësaj here, ulu dhe bëhu me burrë, se ata që të fyen, tregoju që ne jemi ata dhe deri në fund, vetëm ne jemi ata njerëz me vetëdije të lartë që kurrë në jetë as nuk kemi përfituar prej këtij shteti, vetëm ne jemi të pathyeshmit, le ta dinë secila qeveri”, tha ajo.

Refiqe Hamiti, mësimdhënëse po ashtu në këtë shkollë është kundër grevës. Ajo kërkoi nga Jasharaj që të ndalet greva dhe të vazhdojë mësimi.

Ju lutem, merr guxim, bëhu më patriot se patriotët që po thirren dhe kthena në bankat shkollore, të dalim para nxënësve, kthena dinjitetin tonë se kemi humb për asgjë, sepse paraja nuk është mbi natyrorja dhe njerëzorja. Unë jam për rrogë, por unë jam që nxënësit të kthehen në shkollë. Si e verifikon që një pjesë e madhe po dëshiron, a ka ndonjë listë që ne duhet të nënshkruhemi, që duhet të përpilohet ajo listë, se a dëshirojmë të kthehemi në shkollë si mësues apo ta respektojmë sindikatën”, tha ajo

Mirëpo kreu i SBAShK-ut Jasharaj tha se pa dialogun social me Qeverinë nuk do të mbyllet greva.

Tensionet gjatë vizitës së sotme të kreut të SBAShK-ut në shkollën “Ismail Qemali”, nisën kur një prind i një nxënësi Musli Rexhepi është përplasur me Jasharajn, duke thënë se ai është fajtori kryesor për grevën në arsim.

Megjithatë, Rexhepi gjithë këtë u mundua ta arsyetojë se ardhja e tij në sallë ku po zhvillohej vizita e kreut të SBAShK-ut, ishte bërë me qëllim që të informohet nëse do të ketë mësim ose jo dhe jo për të tensionuar situatën.

Mbesën time e kam regjistruar në klasë të parë këtë vit, erdha të pyes a po fillon mësimi apo jo. Hyra në sallë te mbledhja e sindikatës të arsimit, me mirëkuptim dhe jo me qëllime tjera. Armikun e këtyre nxënësve, se askënd tjetër nuk e ofendoj, vetëm atë personalisht, sepse ai ka marrë një kokëfortësi në veti dhe e ka ndarë arsimin në dy pjesë. Ky është armik. Nëse ka problem le të merret me qeverinë dhe jo me fëmijët tanë”, tha ai.

Lajmet nga UBT

Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA

Published

on

Fakulteti i Psikologjisë në UBT, nën organizimin e Asst. Prof. Elona Krasniqi, organizoi me sukses një punëtori statistikore me ligjëruese të ftuar Besjana Krasniqi, kandidate doktorante në Psikologji Zhvillimore të Aplikuar në Universitetin e Maryland, Baltimore County (UMBC), ShBA, si dhe pjesë e Laboratorit për Zhvillimin e Fëmijëve, Familjes dhe Shkollës.

Punëtoria u zhvillua në kuadër të lëndës Metodologji e Avancuar Kërkimore dhe ishte i dedikuar për studentët e programit master në Psikologji. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte avancimi dhe praktikimi i njohurive statistikore, me fokus në përdorimin e modeleve parashikuese përmes analizave të regresionit.

Gjatë punëtorisë, studentët u angazhuan në mënyrë aktive përmes ndërveprimeve dinamike, shembujve konkretë nga kërkimi empirik, testimit të hipotezave kërkimore duke përdorur programin SPSS, si dhe interpretimit të rezultateve statistikore. Ky format praktik u mundësoi studentëve të lidhin teorinë me aplikimin real në kërkimin shkencor.

Ky aktivitet kontribuoi në ngritjen e kapaciteteve shkencore dhe profesionale të studentëve, duke promovuar njëkohësisht rrjetëzimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me studiues dhe profesionistë nga institucione prestigjioze. Punëtoria është në përputhje me planin strategjik të UBT-së për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore profesionale, si në nivel institucional ashtu edhe në atë kombëtar.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT

Published

on

Javën e kaluar, në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u mbajt një ligjëratë me karakter edukativ dhe profesional, e organizuar për studentët e vitit të tretë të programit Dizajn i Integruar – specializimi Enterier. Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Semiotikë dhe Estetikë, nën udhëheqjen e profesoreshës Ardita Rizvanolli.

I ftuar ishte Burim Bajraktari, Arkitekt Kryesor dhe CEO i studios arkitekturore MODIUM, i cili ndau me studentët përvojën e tij shumëvjeçare profesionale në fushën e arkitekturës dhe dizajnit. Bajraktari ka përfunduar studimet pasuniversitare në Kingston University London në vitin 2011 dhe ka ndërtuar karrierën e tij përmes angazhimeve profesionale në Londër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë ligjëratës, ai prezantoi rrugëtimin e tij profesional, duke filluar nga projektet e hershme të vizualizimit 3D, themelimi i shërbimeve arkitekturore në vitin 2008, si dhe procesin e ribrandimit strategjik në vitin 2015, i cili çoi në krijimin e studios MODIUM. Sot, kjo studio njihet për qasjen e saj bashkëkohore, dizajnet e qëndrueshme dhe trajtimin estetik të hapësirës.

Ligjërata u karakterizua nga diskutime interaktive, ku studentët patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të njihen më nga afër me sfidat, mundësitë dhe realitetin e profesionit të arkitektit dhe dizajnerit të enterierit. Ky takim shërbeu si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës profesionale, duke i motivuar studentët për zhvillimin e mëtejmë të aftësive të tyre kreative dhe profesionale.

Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e UBT-së në ofrimin e përvojave praktike dhe frymëzuese për studentët, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe sfidat e industrisë së dizajnit dhe arkitekturës.

Continue Reading

Lajmet

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt

Published

on

By

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca “vepra kundër administrimit të drejtësisë” ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të fillojë më 24 shkurt të vitit tjetër.

Tutje njoftohet se do të bëhet paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe procedura të tjera administrative.

Më 22 dhjetor 2025, pas marrjes së parashtrimeve nga palët, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi udhëzime mbi zhvillimin e gjykimit në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, që është planifikuar të fillojë më 24 shkurt 2026.Udhëzimet përcaktojnë rregulla praktike për aspekte si karakteri publik i procesit, nxjerrja e dokumenteve, paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve, si dhe aspekte të tjera procedurale që synojnë garantimin e një gjykimi të drejtë dhe efikas.”, thuhet në njoftim

Continue Reading

Lajmet

Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë

Published

on

By

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture të policisë dhe një veture me targa vendore në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq.

Në njoftimin e policisë thuhet se personat e lënduar janë duke marrë trajtim mjekësor.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një automjet civil me targa vendore dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë (5) persona, tre (3) nga automjeti civil dhe dy (2) zyrtarë policorë, të cilët janë duke pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara