Lajmet

Presidenti ​Begaj takohet me Memli Krasniqin

Vizita e Begajt në Kosovë ka nisur dje.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka filluar takimin me kryetarin e Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi. Në takimin që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Krasniqi është i shoqëruar nga nënkryetarja e partisë Vlora Çitaku dhe deputetë të PDK-së.

Gjithashtu sot, presidenti i Shqipërisë pritet të takojë edhe kryetarin e Lidhjës Demokratike të Kosovës dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Begaj do të ketë takim edhe me përfaqësues të partive jo minoritare dhe me komandantin e KFOR-it.

Vizita e Begajt në Kosovë ka nisur dje ku është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurtin e Kryetari I Kuvendit Glauk Konjufca.

Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njejta drejt rruges evropiane. Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.

Lajmet

50 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës

Published

on

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u themelua në vitin 1975, fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e në vitin 1978 shndërrohet në Akademi.

Shoqata u transformua në Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës i datës 18 prill 1978.

Në fillim veprimtarinë e saj ASHAK duhej ta zhvillonte në një bashkërenditje me universitetin në rritje, brenda të cilit vepronin institute e bërthama shkencore dhe hulumtuese në Fakultetin Filozofik/ më vonë të Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin Teknik, në Fakultetin Eko­no­mik, në Fakultetin Filozofik, me institutet e pava­rura nga Universiteti dhe nga Akademia – Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Instituti Hidrome­teorologjik, pastaj institutet që vepronin në kuadër/ ose të lidhura me kapacitetet industriale të Kosovës, si Instituti Teknologjik që vepronte në kuadër të Kom­binatit Trepça, Instituti i Hulumtimeve që vep­ronte në kuadër të Elektroekonomisë, Instituti Agroteknologjik në Pejë i lidhur me agroekonominë, dhe të institucioneve të tjera me interes në fushat e shkencës, të arteve dhe të kulturës.

ASHAK qysh në fillim duhej ta formësonte veprimtarinë e vet si insti­tucioni më i lartë i shkencave dhe i arteve dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe të arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda Federatës së Jugosllavisë.

Ajo po ashtu duhej ta harmonizonte punën me Unionin e Akademive të Shkencave dhe të Arteve të Jugo­sllavisë, ku bënte pjesë si anëtare e barabartë dhe në një mandat (1985-1987) qe Kryesuese e Unionit dhe qendër e selisë së tij. Përmes atij Unioni ASHAK e zhvillonte dhe veprimtarinë ndërkombëtare.

ASHAK asokohe kishte Sek­sionin e Shkencave Shoqërore, Seksionin e Shken­cave të Natyrës dhe Seksionin e Gjuhësisë, të Letër­sisë dhe të Arteve.

Më 1985, Kuvendi i ASHAK mori vendim për themelimin e Arkivit të Akademisë e të Institutit të Arkeologjisë dhe të Etnografisë. Arkivi dhe Biblioteka, që ishin funksionalizuar, u shkatërruan pas ndërhyrjes së policisë serbe në selinë e Akademisë më 1994, çka pamundësoi punën e saj më tej në atë ndërtesë.

Instituti i Arkeologjisë dhe i Etnografisë nuk arriti të the­melohej për shkak të trysnive politike dhe tenden­cave drejt rrëgjimit të Akademisë pas vitit 1985 dhe për arsye edhe buxhetore më vonë.

Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese të vitit 1989, Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike së pari me Deklaratën Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave që po shkeleshin në mënyrë drastike.

Përveç angazhimit bashkë me mekanizmat e tjerë të rezistencës në drejtim të organizimit të Referendumit për pavarësi, në drejtim të organizimit e të hartimit të dokumenteve themelore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Sot shënohet dita ndërkombëtare e emigrantëve

Published

on

Dita Ndërkombëtare e Migrantëve (IMD) festohet më 18 dhjetor, duke riafirmuar nevojën për sisteme migrimi më të sigurta, më gjithëpërfshirëse dhe më të drejta në një botë që ndryshon me shpejtësi.

Më 4 dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendim për të vlerësuar mundin dhe përpjekjet e të pambrojturve, duke marrë parasysh numrin e madh në rritje të tyre në mbarë botën.

Tema e këtij viti është “Historia Ime e Madhe: Kulturat dhe Zhvillimi”, thekson se si lëvizshmëria njerëzore nxit rritjen, pasuron shoqëritë dhe ndihmon komunitetet të lidhen, të përshtaten dhe të mbështesin njëra-tjetrën. Në vitin 2025, ky mesazh është më urgjent se kurrë, pasi migrimi vazhdon të formësojë ekonomitë, komunitetet dhe zhvillimin global.

Pavarësisht përfitimeve të tij të provuara, migrimi mbetet i pa kuptuar dhe sistemeve shpesh u mungojnë investimet, partneritetet dhe provat e nevojshme për t’iu përgjigjur realiteteve të sotme.

Migrimi është një forcë përcaktuese e shekullit tonë dhe parashikohet që remitancat në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të arrijnë 685 miliardë dollarë amerikanë, dhe migrantët janë thelbësorë për adresimin e mungesës së fuqisë punëtore, nxitjen e inovacionit dhe mbështetjen e stabilitetit demografik.

Megjithatë, këto kontribute mund të maksimizohen vetëm kur migrimi është i sigurt, i rregullt dhe i qeverisur me përgjegjësi.

Migrimi i menaxhuar mirë është një aset strategjik: ai forcon qëndrueshmërinë, nxit prosperitetin dhe mbështet kohezionin social.

Nga dokumentacioni dhe njohja e aftësive deri te integrimi dhe kthimi dinjitoz, sistemet efektive sigurojnë që migrantët të gjejnë stabilitet, të mbështesin familjet e tyre dhe të ndërtojnë të ardhme të reja, duke i ndihmuar njëkohësisht komunitetet të përshtaten dhe të lulëzojnë.

Në këtë IMD, IOM bën thirrje për politika më të zgjuara, bashkëpunim më të fortë dhe një angazhim të ripërtërirë për ta bërë migrimin të funksionojë për të gjithë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Hakohet Ministria e Brendshme e Francës

Published

on

Ministria e Brendshme e Francës ka qenë shënjestër e një sulmi të madh kibernetik që zgjati disa ditë, gjatë të cilit llogaritë e email-it të punonjësve u kompromentuan dhe u qasen dosjet e ndjeshme të policisë, njoftoi sot ministri i Brendshëm Laurent Nunez.

Në një intervistë me Franceinfo, ministri Nunez tha se një hetim gjyqësor është duke u zhvilluar me qëllim gjetjen shumë të shpejtë të autorit të krimit.

Sipas tij, sulmuesit arritën të qasen në disa kuti profesionale email-i dhe kështu të marrin kode aksesi. Kjo u lejoi atyre të kërkonin në një numër bazash të dhënash të rëndësishme të policisë, duke përfshirë Sistemin e Përpunimit të të Dhënave Penale (TAJ) dhe Regjistrin e Personave të Kërkuar (FPR).

Edhe pse sulmi është konfirmuar, shkalla e saktë e dëmit është ende e paqartë.

Ministria, e cila punëson pothuajse 300,000 njerëz, nuk ka marrë asnjë kërkesë për shpërblim. Nunez ia atribuoi shkeljen “neglizhencës” së individëve brenda ministrisë, pavarësisht paralajmërimeve të rregullta në lidhje me procedurat e sigurisë.

“Duhen disa individë për të mos ndjekur këto rregulla,” tha ai.

Javën e kaluar, media raportoi për aktivitet të dyshimtë në serverë të ministrisë, pas së cilës grupi i hakerëve pretendoi, pa dhënë prova, se kishte qasje në të dhënat e më shumë se 16 milionë njerëzve.

“Kjo është e rreme,” tha Nunez duke shtuar se Komisioni Kombëtar për Informatikë dhe Liri (CNIL) është informuar për gjithçka, dhe Zyra Franceze për Luftimin e Krimit Kibernetik (OFAC) po udhëheq hetimin./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Ursula von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Published

on

Kreu i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin për heqjen e një pjese të masave të vendosura ndaj Kosovës më 2023, e ka quajtur një lajm të mirë.

Ajo në një postim në rrjetin X, shkroi se transferimi i qeverisjes lokale në veri kaloi në mënyrë paqësore.

“Duke iu falënderuar kësaj, jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Ne po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare dhe kemi ndërmend të lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, shkroi von der Leyen.

Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor 2023, si pasojë e tensioneve në veri.

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi njoftoi të martën se ka pranuar një letër nga drejtori i përgjithshëm për Zgjerim të BE-s, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.

“Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqje të plotë të tyre. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”, ka thënë ai./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara