Lajmet

Kurti në Forumin e Solareve: Po punojmë drejt tranzicionit energjetik

Kurti zbuloi se javën e ardhshme do të nënshkruajnë programin Kompakt të MCC-së në Uashington.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se energjia mbetet sektor me prioritet për qeverinë që drejton. Këtë deklaratë ai e bëri në ditën e dytë të edicionit të dytë të Forumit të Solareve që u organizua nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in.

Kjo ngjarje mblodhi së bashku të gjithë akterët vendorë e ndërkombëtarë të energjisë së ripërtëritshme përfshirë këtu përfaqësues të institucioneve, investitorë, përfaqësues të bizneseve, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare kyçe në vend.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti u shpreh se e kanë në fokus garantimin e sigurisë së furnizimit, sigurimin e përballueshmerisë së kostos së energjisë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë. Ai gjithashtu zbuloi se javën e ardhshme do të nënshkruajnë programin Kompakt të MCC-së në Uashington.

Që të dyja tejkalimi i krizës botërore energjetike dhe tranzicioni energjetik kanë në qendër tri elemente kyçe, garantimi i sigurisë së furnizimit për secilin qytetar të Republikës së Kosovës, sigurimi i përballueshmerisë së kostos së energjisë dhe deversifikimi i burimeve të energjisë të cilat i përdorim. Këtë vit puna jonë e udhëhequr nga Ministria e Ekonomisë ka vënë themelet për dhjetë vitet e ardhshme dhe ka vizionin për 30 vite në vijim. Strategjia e energjisë 2022-2031 si dhe ligji për burimet e ripërtritshme dhe energjisë për herë të parë ia shtrojnë rrugën Kosovës drejt tranzicionit energjetik dhe karbonizimit duke vendosur burimet e ripërtritshme të energjisë në qendër të saj. Këto synime për dekadat në vijim jemi duke i materializuar me projekte konkrete, si parku solar në KEK, lansimin e ankandit të parë solar që synojmë ta bëjmë në fund të vitit si dhe investimin më të madh në vend për gjatë dy dekadave të fundit, programin Kompakt të MCC, i cili do të nënshkruhet javën e ardhshme në Uashington”, tha ai.

Ai tha se programi Kompakt dhe kapacitetet akumuluese që do të ndërtohen me grante të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit që shtoi se do të vendosin Kosovën për herë të parë në krye te zhvillimeve energjetike botërore.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha së nga vizitat e realizuara me bizneset ka pasur zhvillime të mëdha në këtë sektor. Ndërsa shton se janë duke punuar në ligjin për burime të ripërtëritshme të energjisë.

Ka pasur zhvillime të mëdha në këtë sektor, në të gjitha fushat… Megjithëse kemi kaluar në një kohë krize kemi mbajtur fokusin në zhvillimin e kornizës rregullative e legjislative për burimet e ripërtritshme të energjisë. Kemi zhvilluar strategjinë e energjisë për dhjetë vitet e ardhshme, si dhe jemi duke punuar intensivisht në ligjin për burime të ripërtritshme të energjisë. Të dyja këto iniciativa mundësojnë dhe shtrojnë punë për një tranzicion energjetik në Kosovë dhe të cilat janë të domosdoshme”, tha ajo.

Ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier tha se nevojitet bashkëpunim sepse qeveria e vetme nuk mund të bëjë asgjë. Ndërsa shton se do ta mbështesin Kosovën, si dhe kanë për qëllim që të shtojnë investime në sektorin privat, përfshirë burimet e energjisë së ripërtëritshme.

Ju jeni bashkë me ne për të punuar drejt zgjidhjes se njërës prej sfidave të mëdha të Kosovës, energjisë…8:30 Zakonisht qeveria mund të luajë rol në zgjidhjen e problemeve por Qeveria pothuajse asnjëherë nuk mund t’i zgjidh e vetme problemet. Për këtë arsye na vjen mirë që mund ta mbështesim Qeverinë e Kosovës për të shtuar bashkëpunimin me sektorin privat, për të rritur ndërgjegjësimin për mundësitë e shumta për investimet e sektorit privat në industrinë e energjisë së ripërtëritshme solare… 9:23 Qëllimet tona janë mjaftë të qarta sepse duam të kemi shtim të investimeve të sektorit privat për të përfshirë burimet e energjisë së ripërtritshme në rrjetin e industrisë së energjisë elektrike, do të bëjmë zvogëlimin e kostove dhe rritjen e qasjes në energji të përballueshme dhe të qëndrueshme”, deklaroi ambasadori Hovenier.

Pas fjalimeve, kryeministri Kurti e ambasadori Hovenier të shoqëruar nga ministrja Rizvanolli kanë vizituar panairin e solareve me ç’rast janë takuar e kanë diskutuar me përfaqësues të bizneseve vendore rreth shërbimeve e produkteve që ata ofrojnë.

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë. Konkretisht, ai akuzohet se nuk ka deklaruar deponime në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 eurosh.

Rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Continue Reading

Lajmet

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

Published

on

By

Në burgun e Smrekonicës, kanë përfunduar me sukses dy programe rehabilituese për të burgosurit. Programi “Menaxhimi i Zemërimit” është ndjekur nga 20 të burgosur, ndërsa programi “Vendimmarrja Sociale” nga 10 të burgosur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se programet janë zbatuar në përputhje me politikat rehabilituese, planprogramin institucional dhe standardet profesionale të trajtimit.

Sipas njoftimi të ShKK-së, fokusi ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme.

Me rastin e përfundimit të programeve është organizuar edhe ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, derisa gjatë eventit u theksua rëndësia e programeve rehabilituese në përmirësimin e sjelljes së të burgosurve dhe në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes së veprave penale.

Continue Reading

Lajmet

Prattipati takon kryetarët e komunave veriore, kërkon qeverisje transparente

Published

on

By

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Përmes një postimim, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë tha se Prattipati nënvizoi pritshmëritë e Amerikës për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq dhe përfaqësues të shoqërisë civile serbe kosovare në veri të Kosovës. Ajo nënvizoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Me ShBA-në diskutuam për rikthimin e dialogut strategjik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë takimit me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, kanë diskutuar për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Osmani tha se me zëvendëssekretarin amerikan kanë trajtuar gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Presidentja u ndal edhe te nënshkrimi i një ligji nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përfshin edhe Republikën e Kosovës. Sipas saj, ligji parashikon mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, përjashton ndryshimet e kufijve dhe përcakton që dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.

Diskutuam edhe për një sërë çështjesh të tjera, për të cilat është e domosdoshme të kemi koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik, si dhe për hapat dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrim për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në”, deklaroi Osmani pas takimit.

Ajo theksoi se në këtë takim është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike në sektorin ekonomik.

Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me SHBA-në dhe shprehu besimin e saj të plotë në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar partneritetin me SHBA-në si shtyllë kyçe të politikës së jashtme të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara