Shëndet
Çfarë është Sindroma e Medeas, dhe si mund të identifikohet në kohë?
Termi “Sindroma (ose kompleksi) i Medeas”, u përdor për herë të parë në fundin e viteve 1980.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNga Valentina Guglielmo
“Wired.it”
Lajmi i datës 14 qershor mbi zbulimin e trupit të pajetë të vogëlushes Elena Del Pozzo në një arë 200 metra larg shtëpisë së saj në zonën e Katanias, tronditi mbarë Italinë dhe jo vetëm. Autore e vrasjes ishte nëna e saj 23-vjeçare, e cila në fillim u përpoq të inskenonte një rrëmbim.
Gruaja kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, për shkak të lidhjes së re të ish-bashkëshortit, dhe sidomos në veçanti për marrëdhënien e vajzës së saj me njerkën. Në lidhje me atë që ndodhi, ka nga ata që flasin menjëherë për “Sindromën e Medeas”, duke iu referuar tragjedisë greke, që tregon historinë e një gruaje që pasi braktiset nga i shoqi, vret fëmijët në shenjë hakmarrje. Por para se ta bëjmë këtë, nevojitet një analizë më e thellë. E sigurt është se numri i fëmijëve të vrarë vitet e fundit në Itali është i frikshëm.
Nga miti tek Sindroma e Medeas
Termi “Sindroma (ose kompleksi) i Medeas”, u përdor për herë të parë në fundin e viteve 1980 nga psikologu amerikan Xhon Xhejkëbs për të treguar sjelljen e një nëne (në mit, Medea, është vajza e magjistares Circe) e cila synonte të shkatërronte marrëdhëniet midis babai (në mit, Jasoni) dhe fëmijëve, sidomos pas një divorci të dhunshëm.
Ndonjëherë Kompleksi i Medeas, zhvillohet në mënyrë të pandërgjegjshme, dhe nuk përkthehet në veprime të qarta. Herë të tjera në mënyrë të ndërgjegjshme, dhe me sjellje dhe veprime te dukshme. Ka disa versione të këtij miti. Por ai që krijoi Kompleksin e Medeas,është ai që na ka dhënë Euripidi.
Sipas rrëfimit të tij, Medea inatoset me bashkëshortin e saj Jasonin, që kishte rënë në dashuri me një grua tjetër dhe vendos të hakmerret. Por ajo është aq shumë e verbuar nga urrejtja, saqë e lë mënjanë ndjenjën e saj të mëmësisë, paktin e saj natyror të mbrojtjes me çdo kusht të fëmijëve, duke i vrarë këta të fundit.
Pse këtu mund të përfshihet dhe ngjarja e tmerrshme e Katanias?
Në rastin e Katanias, bëhet fjalë për një situatë që të kujton kuadrin psikologjik të mitit:Nëna përfaqëson Medean, ndërsa ish-burri i gruas përfaqëson Jasonin. “Sqarimi i parë i rëndësishëm që dua të bëj, është se në rastin e ngjarjes në Katania, mund të flasim për Sindromën apo Kompleksin e Medeas, por duke mos folur drejtpërdrejt me gruan, këto janë vetëm hipoteza”– thotë Michele Mezzanotte, psikolog, psikoterapist, dhe studiues imitologjisë dhe aspekteve psikologjike të lidhura me mitologjinë.
“Unë nuk kam dëshirë të them me siguri se ajo që ndodhi i atribuohet kësaj sindrome, por them se mund të jetë dhe duhet vlerësuar Janë të paktën 3 arsye që më nxitin të hipotetizoj praninë e kësaj sindrome. Aspekti i parë i Kompleksit të Medeas, rrjedh nga vetë etimologjia e emrit, që do të thotë “mendjemprehtësi”.
Në rastin në fjalë, gruaja tentoi të “bëhej mendjemprehtë”. Pasi vrau të bijën, trilloi historinë e rrëmbimit. Reflektimi i dytë ka të bëjë me xhelozinë, dhe për këtë citoj shprehjen e Jung qëthotë se “xhelozia është mungesë dashurie”. Xhelozia, veçanërisht ajo e Medeas, që i shkakton vuajtje psikologjike akute, është mungesa e dashurisë ndaj vetes dhe të tjerëve, dhe çon në një shkatërrim të lidhjeve sociale të dikujt.
Në këtë rast të lidhjes nënë-bijë. Reflektimi i tretë ka të bëjë me zemërimin, sepse vrasja është një akt zemërimi, dhune. Dhe gjithnjë duke hipotetizuar, vëmë se ka pasur një zhvendosje të trefishtë nga pikëpamja psikologjike.
Para së gjithash, gruaja ka përjetuar ndoshta një ndjenjë të madhe zemërimi ndaj vetes për dështimin e martesës së saj. Por në vend që të zemërohej me veten, ajo e zhvendosi zemërimin e saj ndaj burrit të saj, dhe më vonë ndaj partneres të re të ish-bashkëshortit.
Në fund, zemërimi u transferua dhe ra mbi vajzën.
Nëse do të ishte një Kompleks i pastër i Medeas, hakmarrja do të ishte drejtpërdrejt ndaj burrit të saj. Ndërkohë sipas dëshmisë së vetë gruas vrasëse, atë po e shqetësonte më shumë partnerja e re e ish-bashkëshortit, dhe xhelozia mbi marrëdhënien që kjo e fundit po krijonte me vajzën e saj. Prandaj, ne mund të shohim këtu Kompleksin e Medeas, por jo në një formë të pastër”-thekson eksperti.
Mezzanotte nënvizon se vrasjet e shkaktuara nga Sindroma e Medeas, duket të jenë nëpërgjithësi si të papritura. Por në realitet ka disa shenja psikologjike që sinjalizojnë se diçka nuk shkon. Po ashtu, ka të ngjarë që në këto raste Sindroma e Medeas të shoqërohet me një psikopatologji.
“Filicidet” në Itali
Sipas raportit më të fundit të EURES të vitit 2019, gjatë viteve 2000–2017 në Itali ka pasur 447 fëmijë viktima të vrasjeve nga prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes. Viti më i keq ishte 2014-a, me 39 fëmijë, pra 1 vrasje në çdo 10 ditë. “Të dhënat në lidhje me këtë dukuri janë shumë shqetësuese”- thotë Don Fortunato di Noto, president i shoqatës “Meter”, e cila që nga viti 1996 është e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe në luftën kundër pedofilisë në Itali dhe në botë.
“Gjatë 20 viteve të fundit kemi thuajse 500 fëmijë të vrarë nga prindërit e tyre, dhe kjo shifër alarmante, duhet të na nxisë të reflektojmë se si fëmijët janë objekt pushteti për prindërit e tij. Duket sikur prindi ushtron një të drejtë të lashtë të pushtetit mbi jetën apo vdekjen e fëmijës stij.
Nëse mendoj për të gjithë këta fëmijë, dhe pasojat e rënda në familjet e tyre, tek vëllezëritdhe motrat dhe shoqërinë përreth tyre, e kuptoj se janë ngjarje shumë të përhapura. Gjëja mëdramatike që perceptoj është se brenda pak ditësh edhe viktima e fundit, Elena, do të lihet në harresë.
Gjykoj se duhet të pyesim veten, se përse shumë nga sinjalet që shfaqen nga ata që janë autorë të mundshëm të këtyre krimeve të neveritshme, nuk merren ende parasysh. Ne si shoqatë angazhohemi për parandalimin dhe informimin korrekt e të drejtpërdrejtë sa i përket mbi të gjitha respektit për jetën, me një perspektivë të përhershme tolerance dhe ripërpunimi të traumave apo dobësive njerëzore.
Mendoj se ky duhet të jetë prioritet si aspekt edukativ dhe informues në shkolla, famulli dhe shoqata, që përfshijnë fëmijë dhe prindër. Po ashtu është e rëndësishme të bëhen të njohura realitete të tilla si shoqata Meter, që mund të kontaktohen për të raportuar situata të dhunës dhe rrezikut të mundshëm”, thotë ai.
You may like
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
3 weeks agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
4 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
4 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
4 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Super derbi në basketboll
Top dhjetë rangimet në sporte të ndryshme
Ndërroi jetë Ali Sadriu, ministri i parë i financave i Kosovës së pasluftës
The Guardian shkruan për përmbytjet në Kosovë
Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve, evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë
Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të
Gjendja aktuale në pikat kufitare
Stabilizohet furnizimi me ujë nga KRU “Mitrovica”, megjithatë rekomandohet uji mos të përdoret për pije
Përfundon numërimi i të gjitha votave
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
