Lajmet
Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë
Sanksionet, duke përfshirë edhe ato më të ashprat, kërkojnë kohë për të qenë efektive.
Published
3 years agoon
By
Betim Gashi“The Independent”
Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rëndësishme në një samit ndërkombëtar, është ajo që nuk adresohet. Për momentin, kjo është shumë e vërtetë për liderët e G7-ës. Ata po e injorojnë urinë globale, që po shfaqet si një pasojë tragjike e pushtimit rus të Ukrainës.
Për shkak të ndërprerjeve që ka shkaktuar lufta, minimit të ujërave ukrainase dhe bllokadës së portit të Odesës nga marina ruse, miliona ton drithë dhe vaj luledielli, që tani duhet të ushqenin njerëzit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, ndodhen ende në magazinat ukrainase në pritje për t’u eksportuar ose u kalbur, vjedhur dhe transportuar drejt Rusisë.
Kur ka radhë buke në Ukrainë, kjo duhet të përbëjë një arsye për t’u shqetësuar. Perëndimi ka përpara tre opsione, që të gjitha të sikletshme dhe të rrezikshme. Opsioni i parë është të mos bëjmë asgjë. Dhe heshtja e dukshme pavarësisht nevojës për t’i dhënë fund krizës globale të ushqimit nga G7, sugjeron se kjo është qasja më e preferuar.
Në fakt, kjo qasje do të dënonte mijëra, në mos miliona njerëz nga më të varfrit, në vende nga Gana deri në Jemen. Si gjithnjë, ata që janë në fund të listës, do të jenë të parët që do të përjetojnë urinë. Por shumë të tjerë do t’i pasojnë, kur inflacioni i lartë t’i përjashtojë nga tregu.
Kjo është një perspektivë e tmerrshme, e përkeqësuar më tej nga informacionet se të korrat e ardhshme do të jenë rreth gjysma e sasisë aktuale, për shkak të luftës që vazhdon në Ukrainë. Moti i keq dhe të korrat e dobëta gjetkë në botë, mund ta përkeqësojnë më tej këtë krizë.
Në çdo rast, ajo duket e destinuar të përkeqësohet. Përveç krizës së menjëhershme humanitare, një destabilitet i tillë në zona të gjera, që përfshijnë vende me të ardhura të ulëta dhe në zhvillim, do të shkaktojë trazira, do të ndezë konflikte, dhe do të rrisë flukset migratore drejt Perëndimit. Me kalimin e kohës presioni global për të bërë diçka për të mbushur barkun me bukë, do ta detyrojë botën e pasur të veprojë. Por për disa do të jetëshumë vonë.
Një opsion i dytë sugjerohet nga vetë Kremlini. Rusët kanë ofruar të lejojnë kalimin e sigurt të grurit dhe vajrave nga Ukraina dhe përmes Detit të Zi drejt Afrikës së Veriut dhe më tej, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndaj saj. Është një formë shantazhi, e cila do të përshpejtonte humbjen vendimtare të Ukrainës.
Sanksionet, duke përfshirë edhe ato më të ashprat, kërkojnë kohë për të qenë efektive, madje edhe tani vendet evropiane importojnë ende gazin rus. Por problemi është që nëse Rusia e kontrollon bujqësinë ukrainase, drejtpërdrejt apo tërthorazi, ajo do të jetë në të njëjtin pozicion që ishte në lidhje me lëndët djegëse fosile:të mbajë peng Perëndimin dhe pjesën tjetër të botës. Sigurisht që kjo nuk do t’i jepte fund ambicies së Vladimir Putinit, për të reformuar perandorinë e vjetër sovjetike dhe ruse.
Opsioni i tretë është të krijimi i një korridor të sigurt për të nxjerrë eksportet ushqimore nga Odesa, dhe për të thyer bllokadën ruse. Por kjo do të kërkonte një bashkëpunim ndërkombëtar të paprecedentë. Për të qenë efektiv, ky bashkëpunim duhet të mbështetet nga një “koalicion i vullnetarëve” globalë, jo i kufizuar tek NATO, dhe i mbështetur nga marina e shumë vendeve, edhe pse disa prej tyre mund të kenë vetëm një forcë simbolike.
Do të duhet një armatë e madhe mjetesh për të fituar kontrollin e ujërave të Ukrainës dhe atyre ndërkombëtare, për të pastruar minat që gjenden aty, dhe për ta penguar marinën ruse tëfundosë anijet tregtare. Turqia, ruajtësja e hyrjes në Detin e Zi, dhe garantuesja e zbatimitKonventës ndërkombëtare të Montrosë, duhet të bindet të lejojë hyrjen e anijeve ushtarakepërmes Detit të Zi.
Deri më tani, presidenti Erdogan është shfaqur si një aleat i paqartë, sado të sinqerta që mund të jenë përpjekjet e tij për të siguruar paqen në rajon. Përballë presionit të kombinuar dhe stimujve miqësorë të aleatëve të tij të NATO-s dhe fqinjëve të BE-së, Erdogan mund të nxitet ta zemërojë Kremlinin.
Megjithatë, nuk mund të jetë në interesin strategjik afatgjatë të Turqisë të ketë pranë një Rusi agresive, ekspansioniste, dhe që shkakton vazhdimisht telashe. Në fakt Ankarasë nuk i intereson as të ketë pranë një valë grushtesh shteti dhe akte dhune, si ato të Pranverës Arabe.
Tek e fundit, Rusia dhe Turqia janë tradicionalisht rivale të natyrshme me njëra-tjetrën.
Por deri më tani, 7 fuqitë e mëdha, nuk i kanë peshuar dhe analizuar këto zgjedhje të pakëndshme. Por pas çdo dite që kalon pa asnjë sinjal veprimi të vendosur, ka më shumë shanse që Rusia ta lërë botën të nënshtruar nga uria.
Askush nga ata që e shijoi peizazhin e bukur bavarez këtë javë, s’duhet të ketë asnjë dyshim mbi gatishmërinë e Vladimir Putinit për të sakrifikuar edhe më shumë jetë njerëzish, vetëmpër hir të projektit të tij megaloman./bota.al
Lajmet
Fullkrug mbërrin në Milano, Allegri gjen më në fund numrin 9
Published
1 hour agoon
December 23, 2025By
UBT News
Niclas Fullkrug ka mbërritur në Itali për të finalizuar transferimin e tij te Milani nga West Ham United, në formë huazimi me mundësi blerjeje.
Sulmuesi 32-vjeçar pritet t’i kryejë vizitat mjekësore të martën në Milano dhe të zhvillojë seancën e parë stërvitore nën drejtimin e Massimiliano Allegrit të mërkurën, në prag të Krishtlindjeve.
Marrëveshja fillimisht u raportua me një opsion blerjeje prej 11–13 milionë eurosh, por sipas Sky Sport Italia, shifra reale është rreth 5 milionë euro dhe huazimi është pa komision.
Fullkrug pritet të zyrtarizohet në fillim të janarit dhe, falë ndryshimeve të fundit në rregullore, mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Cagliarit më 2 janar.
Milani kishte nevojë urgjente për një qendërsulmues, pasi Santiago Gimenez është i dëmtuar dhe do të mungojë për disa muaj. Fullkrug vjen si alternativë e rëndësishme në skemën 3-5-2 të Allegrit, edhe pse sezoni i tij te West Ham ka qenë i vështirë, pa gola në tetë paraqitje në Premier League këtë edicion./S.K/KP/
Lajmet
Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë
Published
2 hours agoon
December 23, 2025By
UBTnews
Me iniciativë të Odës Ekonomike të Kosovës, është themeluar Forumi i Sektorit Privat në Republikën e Kosovës, si një mekanizëm i përbashkët bashkëpunimi ndërmjet organizatave përfaqësuese të biznesit në vend.
Forumi ka për qëllim paraqitjen e qëndrimeve të unifikuara të sektorit privat, forcimin e dialogut me institucionet shtetërore dhe avokimin për krijimin e një klime më të favorshme për biznesin, investimet dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Në njoftim bëhet e ditur përveç përfaqësimit të interesave të bizneseve vendore, Forumi përfshin edhe organizata që përfaqësojnë interesat tregtare dhe investuese të huaja në Kosovë, duke synuar koordinim më të mirë ndërmjet sektorit privat vendas dhe atij ndërkombëtar, si dhe forcimin e rolit të Kosovës në ekonominë rajonale dhe globale.
“I ndërtuar mbi parimet e transparencës, përfaqësimit dhe funksionimit të rregullt institucional, Forumi shërben si një platformë e strukturuar për koordinim, avokim dhe trajtim të çështjeve me interes të përbashkët ekonomik. Veprimtaria e tij rregullohet përmes Rregullores së Punës, e cila përcakton anëtarësinë, organet drejtuese, kryesimin rotativ, Sekretariatin dhe mënyrën e organizimit të takimeve.”, thuhet në komunikatë.
Këshilli përcakton prioritetet e avokimit, miraton qëndrimet e përbashkëta dhe zgjedh udhëheqjen e Forumit. Kryesimi realizohet në mënyrë rotative me mandat njëvjeçar, duke garantuar përfaqësim të barabartë dhe vazhdimësi institucionale, ndërsa organizata kryesuese ushtron edhe funksionin e Sekretariatit.
Lajmet
Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë
Published
2 hours agoon
December 23, 2025By
UBT News
Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik në gju, njoftoi klubi i tij Santos, ndërsa ylli brazilian përpiqet të rikthehet në formë për të mbajtur gjallë shanset për Kupën e Botës.
“Një artroskopi u krye për të trajtuar një dëmtim të meniskut medial. Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme dhe atleti është mirë”, thuhet në deklaratën e klubit, ku theksohet se operacioni u krye nga mjeku i përfaqësueses braziliane, Rodrigo Lasmar.
33-vjeçari ishte në formë të mirë me Santosin para ndërhyrjes, duke luajtur edhe me dhimbje dhe duke shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit, rol kyç në mbijetesën e ekipit në elitën braziliane.
Edhe pse klubi nuk dha një afat zyrtar rikuperimi, mediat braziliane raportojnë se ai mund të mungojë deri në një muaj.
Neymar, golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, nuk ka luajtur për kombëtaren që nga viti 2023 për shkak të lëndimeve të shpeshta.
Trajneri Carlo Ancelotti ka qenë i qartë: ai duhet të jetë “në formë të mirë” për t’u rikthyer në skuadër për Kupën e Botës që zhvillohet verën e ardhshme në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Shëndeti dhe koha tani janë vendimtare për rikthimin e tij./S.K/KP/
Lajmet nga UBT
Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë
Published
2 hours agoon
December 23, 2025By
Driton Iseni
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, të programit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, realizuan një vizitë studimore në Stacionin Hekurudhor të Fushë Kosovës, në kuadër të lëndës “Hekurudhat”.

Qëllimi i vizitës ishte njohja praktike me infrastrukturën e transportit hekurudhor, funksionimin e stacionit, sistemet e sinjalizimit dhe komunikimit, si dhe ndërlidhjen me format e tjera të transportit multimodal.
Vizita u zhvillua me 23 studentë, nën monitorimin e Dr. sc. Visar Baxhukut, ndërsa studentët u informuan nga z. Sabit Thaqi, Drejtor i Divizionit të Udhëheqjes së Trenave. Programi përfshiu një pjesë teorike mbi historikun e hekurudhave të Kosovës dhe një pjesë praktike në terren.
Gjatë vizitës, studentët u njohën me trasen e hekurudhës, binarët dhe lidhjet e tyre, pajisjet e sinjalizimit dhe komunikimit, sistemet e kontrollit të lëvizjes së trenave, si dhe sfidat aktuale në funksionimin e trafikut hekurudhor.
Bazuar në vlerësimet e ligjëruesve dhe reagimet e studentëve, u konstatua se vizita studimore arriti qëllimin e saj, duke ofruar përvojë praktike të vlefshme dhe duke forcuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës profesionale.


Fullkrug mbërrin në Milano, Allegri gjen më në fund numrin 9
Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë
Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë
Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë
Gjakovë: Arrestohet një person për dhunë në familje
Goditje e rëndë për Liverpoolin, Isak thyen këmbën dhe futet në operacion
Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund
Policia jep detaje për vdekjen e Shemsi Krasniqit – Shemit
Shqipëri: Katër të lënduar nga dhuna në protestën e opozitës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
