Lajmet

​Arifi: Ekziston momentum i mirë për dialogun Kosovë-Serbi, Asociacionin po e pranojmë në formë të heshtur

Optimizmin e Lajçak për liberalizim të vizave për Kosovën, Arifi e vlerëson pozitiv.

Published

on

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, e sheh të dobishëm qëndrimin tre ditor në Kosovë të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai thotë se pas marrëveshjes për energji në veri, ekziston momentum i mirë për dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e marrëveshjes finale me njohje reciproke.

Arifi thotë se progresi për arritjen e një marrëveshje për të pagjeturit dhe do të detyronte Serbinë të pranonte krimet e bëra në Kosovë.

Vizita e zotëri Lajçak është shumë me rëndësi, sidomos pas vazhdimit të mandatit të tij për 18 muaj e ardhshëm. Kjo i jep një energji dhe siguri se dialogu duhet të vazhdojë në ritmin e duhur, apo të themi në ritmin më të mirë. Normalisht takimi i tij me gjithë krerët shtetëror dhe të pagjeturit na jep me kuptu se pas marrëveshjes për energji në veri, po ofrohet një momentum i mirë që të përfundojnë edhe marrëveshjet tjera sidomos ajo për të pagjeturit. Kjo është një shenjë e mirë se kjo është një dhimbje e madhe për ne dhe me mbylljen e këtij kapitulli edhe do të detyronim Serbinë që t’i pranojë krimet e bëra në Kosovë”, deklaron Arifi.

Ai thotë se pas marrëveshjes për energjinë në veri, pret një takim të nivelit të lartë në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ekziston një momentum i mirë, sidomos pas arritjes së marrëveshjes për energjinë, apo dakordimit për atë marrëveshje. Ka momentum nga dy palët që të përfundojë dialogu, po flasim edhe për dialogun final, pavarësisht se mund të kemi edhe tema që gjatë rrugës mund të përfundojnë. Sidoqoftë edhe presioni ndërkombëtar, sidomos i ShBA-së dhe BE-së, por edhe ndaj Kosovës që të përfundojë ky dialog, pasi e kanë kuptuar që problemet e hapura apo konflikte te hapura sjellin konflikte më të komplikuara që mund të implikohen shumë palë që kanë qëllime jo të mira për Ballkanin Perëndimor”, thotë ai.

Ndërkohë, kërkon nga Qeveria e Kosovës që mos të frikësohet nga tema e diskutimit të Asociacionit.

Sipas tij, i njëjti po zbatohet në formë të heshtur, kur flasim kompetencat e gjykatave atje, komunave dhe së fundmi edhe me energjinë.

Asociacioni do të jetë pjesë e dialogut, Qeveria e Kosovës është treguar shumë rigjide në këtë pikë, por ndoshta e ka pasur si një strategji që mos të thotë ‘po’ në fillim, por të shtyjë sa më shumë që të vendos në kornizë të marrëveshjes finale. Sidoqoftë ajo duhet të bisedohet pa frikë, në fund të ditës është një marrëveshje ndërkombëtare që e kemi votuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Por, marrëveshja për Asociacionin nuk guxon që të ikë nga korniza e rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese e Kosovës. Në këtë formë edhe mund të pranojmë në parim, por me një fusnotë, por gjithmonë duke pritur njohjen nga Serbia sepse ajo do të ishte marrëveshja finale. Asociacioni mund të zbatohet vetëm kur të kemi njohje nga Serbia. Nëse e shikojmë në thellësi dhe detaje, ne kemi pranuar Asociacioni në formë të heshtur, kur flasim për Gjykatat në veri, kompetencat që iu kanë dhënë komunave serbe, së fundmi me energjinë, këto janë copëza të Asociacionit një formë”, shton Arifi.

Optimizmin e Lajçak për liberalizim të vizave për Kosovën, Arifi e vlerëson pozitiv, por thotë se ai është vetëm një zë shtesë dhe nuk është faktor vendimmarrës.

Krahas kësaj, ai sugjeron Qeverinë e Kosovës që mos të diskutojë dhe as të pranojë udhërrëfyes të ri për liberalizim të vizave.

Qeveria e Kosovës as nuk duhet të diskutojë këtë çështje dhe të pranojë asgjë shtesë. Por Qeveria duhet të dedikohet që të implementojë të gjitha standardet e BE-së duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kjo për mua do të ishte një standard i lartë jo vetëm për shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vet brenda disa shteteve të BE-së. Sa i përket ndikimit të Lajçak në liberalizim të vizave, besoj se jo shumë, por gjithsesi është një zë shtesë dhe racionaliteti. Pasi është fasilatori i dialogut dhe mund të ketë një përshtypje pozitive për vizat, një mbështetje shumë e rëndësishme”, përfundon ai.

Pas qëndrimit tre ditor në Kosovë, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u nis për në Beograd, ku do të takojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Aktualitet

​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

Published

on

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare.

Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.

Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.

Continue Reading

Lajmet

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

Published

on

Apple pritet të prezantojë modelin e parë të iPhonet me ekran të palosshëm në vitin 2026, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të besueshme në industrinë e teknologjisë.

Ky telefon i ri do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin dhe funksionalitetin e smartphoneve të kompanisë amerikane.

Sipas të dhënave, iPhone i palosshëm do të ketë një ekran të jashtëm OLED prej 5.5 inçësh dhe një ekran të brendshëm më të madh, OLED 7.8 inç, me rezolucion të lartë, që do të përdorë teknologji të avancuar për të eliminuar pengesat gjatë palosjes. Mekanizmi i palosjes do të jetë në stilin e librit, i ngjashëm me atë të modeleve të njohura të Samsung.

Materialet e përdorura për kuadratin dhe mekanizmin do të jenë një kombinim titani dhe çeliku inox, duke siguruar qëndrueshmëri dhe rezistencë të lartë ndaj përdorimit të përditshëm. Një ndryshim i rëndësishëm në këtë model është përdorimi i sensorit Touch ID të integruar në butonin anësor, në vend të Face ID, që do të ndihmojë në ruajtjen e një dizajni më të hollë dhe të komod.

Çmimi i këtij modeli pritet të jetë mbi 2000 dollarë, duke e pozicionuar atë në segmentin premium të smartphoneve./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

OnePlus me një kabllo speciale për karikimin e telefonit

Published

on

OnePlus ka sjell në treg një kabllo të re për karikim me dy mundësi që të karikojë në të njëjtën kohë.

Ai mund të karikojë njëkohësisht smartphone dhe smartwatch. Karikimi bëhet përmes kabllos standard USB-C, por kjo kabllo ka në mes një shtesë me pin-a të posaçëm.

Kjo shtesë mund të karikojë orët inteligjente OnePlus Watch 2, Watch 2R dhe Watch 3. Nëse karikohet vetëm telefoni OnePlus, fuqia e karikimit arrin deri në 80W, ndërsa nëse karikohen të dy pajisjet njëkohësisht, telefoni do të karikohet me fuqi 67W, kurse ora me 10W.

Çmimi i kabllos është 27.99 euro dhe ajo nuk vjen me adapter./Telegrafi

Continue Reading

Kulturë

Armend Rexhepagiqi nderohet me “Hyjneshën në Fron” dhe mirënjohje të veçantë

Published

on

Artistit të njohur, Armend Rexhepagiqi, i është dorëzuar sot çmimi “Hyjnesha në Fron” nga Komuna e Prishtinës, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.

Ceremonia është mbajtur në kryeqytet, ku kryetari Përparim Rama ia ka ndarë gjithashtu një mirënjohje të veçantë.

Në mirënjohje thuhet: “I pakompromis që nga tingulli i parë – një zë që i flet kohës. Me stilin dhe shpirtin tënd, frymëzove breza. Fjalët e tua s’ishin thjesht – ishin zemër. Kultura shqiptare mban gjurmën tënde të pashlyeshme. Prishtina të njeh, Kosova të këndon”.

Koncerti zhvillohet në Pallatin e Rinisë më 19 korrik dhe përveç krijimtarisë tashmë të njohur, Rexhepagiqi do të interpretojë këngët e reja si: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”.

Armend Rexhepagiqi është autor i shumë hiteve të pavdekshme të muzikës shqipe dhe një nga emrat që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në tekstet dhe këngët e qindra artistëve ndër vite. /Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara