Lajmet

Rusia paralajmëron anëtaren e NATO-s për ‘bllokadën’ e mallrave në Kaliningrad

Ministria e jashtme ruse thirri në takim ambasadorin lituanez në Moskë, ndërsa Kremlini u shpreh se situata ishte mjaft serioze.

Published

on

Të hënën më 20 qershor, Rusia paralajmëroi Lituaninë, e cila është njëkohësisht edhe anëtare të NATO-s se nëse transiti i mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik nuk rivendoset me shpejtësi, atëherë Moska do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Ministria e jashtme ruse thirri në takim ambasadorin lituanez në Moskë, ndërsa Kremlini u shpreh se situata ishte mjaft serioze.

“Situata është tepër serioze”, – deklaroi zëdhënësi për mediat i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Ky vendim është i paprecedentë. Është shkelje e çdo marrëveshjeje”.

Të premten, më 17 qershor autoritetet lituaneze i bënë të ditur rajonit rus të Kaliningradit se do të bllokonin importin dhe eksportin e një numri të madh mallrash që kalonin në rrugë hekurudhore për shkak të sanksioneve perëndimore.

Kaliningradi, shtëpia e flotës ruse të Balltikut dhe një vend vendosjeje për raketat Iskander me aftësi bërthamore – është i vendosur në brigjet e Balltikut midis Lituanisë dhe Polonisë, të dyja anëtarë të NATO-s, dhe nuk ka kufi tokësor me Rusinë.

Guvernatori i rajonit, Anton Alikhanov tha të premten se bllokada do të prekë mes 40 për qind deri në 50 për qind të produkteve që importohen dhe eksportohen nga Rusia përmes Lituanisë.

“Lituania nuk po bën asgjë të çuditshme në Kaliningrad dhe nuk është hera e parë që këto akuza vijnë nga Rusia. Sanksionet thjesht kanë hyrë në fuqi më 17 qershor dhe ne po i zbatojmë sipas udhëzimeve të Komisionit”.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në margjinat e këshillit të punëve të jashtme në Luksemburg në lidhje me ‘bllokadën’ e enklavës ruse. “Jo të gjitha mallrat janë prekur nga sanksionet, rreth 50 për qind janë në listën tonë të tranzitit”, tha ai./REL

Lajmet

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Published

on

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik në gju, njoftoi klubi i tij Santos, ndërsa ylli brazilian përpiqet të rikthehet në formë për të mbajtur gjallë shanset për Kupën e Botës.

“Një artroskopi u krye për të trajtuar një dëmtim të meniskut medial. Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme dhe atleti është mirë”, thuhet në deklaratën e klubit, ku theksohet se operacioni u krye nga mjeku i përfaqësueses braziliane, Rodrigo Lasmar.

33-vjeçari ishte në formë të mirë me Santosin para ndërhyrjes, duke luajtur edhe me dhimbje dhe duke shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit, rol kyç në mbijetesën e ekipit në elitën braziliane.

Edhe pse klubi nuk dha një afat zyrtar rikuperimi, mediat braziliane raportojnë se ai mund të mungojë deri në një muaj.

Neymar, golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola, nuk ka luajtur për kombëtaren që nga viti 2023 për shkak të lëndimeve të shpeshta.

Trajneri Carlo Ancelotti ka qenë i qartë: ai duhet të jetë “në formë të mirë” për t’u rikthyer në skuadër për Kupën e Botës që zhvillohet verën e ardhshme në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Shëndeti dhe koha tani janë vendimtare për rikthimin e tij./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë

Published

on

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, të programit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, realizuan një vizitë studimore në Stacionin Hekurudhor të Fushë Kosovës, në kuadër të lëndës “Hekurudhat”.

Qëllimi i vizitës ishte njohja praktike me infrastrukturën e transportit hekurudhor, funksionimin e stacionit, sistemet e sinjalizimit dhe komunikimit, si dhe ndërlidhjen me format e tjera të transportit multimodal.

Vizita u zhvillua me 23 studentë, nën monitorimin e Dr. sc. Visar Baxhukut, ndërsa studentët u informuan nga z. Sabit Thaqi, Drejtor i Divizionit të Udhëheqjes së Trenave. Programi përfshiu një pjesë teorike mbi historikun e hekurudhave të Kosovës dhe një pjesë praktike në terren.

Gjatë vizitës, studentët u njohën me trasen e hekurudhës, binarët dhe lidhjet e tyre, pajisjet e sinjalizimit dhe komunikimit, sistemet e kontrollit të lëvizjes së trenave, si dhe sfidat aktuale në funksionimin e trafikut hekurudhor.

Bazuar në vlerësimet e ligjëruesve dhe reagimet e studentëve, u konstatua se vizita studimore arriti qëllimin e saj, duke ofruar përvojë praktike të vlefshme dhe duke forcuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Gjakovë: Arrestohet një person për dhunë në familje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktima femra, nënën dhe bashkëshorten e tij.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor rreth orës 22:30. Si pasojë e dhunës, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Goditje e rëndë për Liverpoolin, Isak thyen këmbën dhe futet në operacion

Published

on

Alexander Isak i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi theu këmbën në ndeshjen kundër Tottenhamit, konfirmoi Liverpooli.

Sulmuesi suedez pësoi frakturë të fibulës në momentin e golit të tij, kur këmba iu ngec mes mbrojtësve. Klubi bëri të ditur se pas diagnozës, sot u përfundua një operacion për një dëmtim të kyçit të këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës, duke shtuar se ende nuk është vendosur një afat kohor për kthimin e tij.

Isak, i transferuar për një shifër rekord 125 milionë paund, ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësinë te Liverpooli, me vetëm dy gola në ligë në 10 paraqitje dhe pa gola në Ligën e Kampionëve. Lëndimi vjen në një moment delikat për ekipin, i cili ndodhet i pesti në renditje dhe është tashmë pa Mohamed Salah për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në mungesë të Isakut dhe Salahut, barra e sulmit pritet të bjerë mbi Hugo Ekitike, që po kalon formë të mirë me tetë gola në ligë. Situata rrit edhe më shumë presionin mbi klubin për të vepruar në afatin e janarit, ndërsa e ardhmja e Salahut mbetet në dyshim./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara