Lajmet

​Jashari: Kërkojmë nga Qeveria dhe deputetët që të reflektojnë ndaj kërkesave të veteranëve

Jashari ka bërë thirrje protestuesve që protesta të mbahet e qetë dhe e dinjitetshme.

Published

on

Në protestën e veteranëve të UÇK-së që po mbahet para Kuvendit të Kosovës, kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari iu ka bërë thirrje qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të reflektojnë krahas kërkesave të tyre dhe siç tha ai të ndalen edhe provokimet ndaj protestuesve.

Po ashtu, Jashari ka bërë thirrje protestuesve që protesta të mbahet e qetë dhe e dinjitetshme, ashtu siç ka qenë e dinjitetshme edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Ne iu kemi bërë thirrje që protesta të jetë e qetë, të jetë e dinjitetshme, siç ka qenë ushtria Çlirimtare e Kosovës e dinjitetshme, dhe ne nuk kemi punë me policinë e Kosovës, nuk kemi punë me objektet që janë ndërtuar mbi sakrificën, mbi mundin e atyre që çka kanë bërë kategoritë e luftës. Ne iu bëjmë thirrje qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, edhe të deputetëve që të reflektojnë, sepse nuk lejohet të degradohet institucioni më i rëndësishëm, moral, njerëzor dhe kombëtar institucioni i luftës së UÇK-së. Oborri i kuvendit është oborr i vlerave të luftës, andaj ne iu kemi bërë thirrje, dhe iu bëjmë thirrje edhe tash që mos të provokohen, sepse gjatë gjithë kohës sa jemi këtu protestuesit provokohen zyrtarë prej dritareve të kuvendit dhe për këtë duhet të merren masa që mos të bëhen provokime. Sepse ne do ta përfundojmë protestën në mënyrë të qetë për t’i dhënë rastin e fundit këtyre institucioneve që të korrigjohen, në të kundërtën do të marrim edhe masa të tjera, të cilat ndoshta nuk do t’i duhen askujt”, theksoi ai.

Në protestën e sotme që po mbahet në Prishtinë për rritjen e pensioneve të veteranëve krahas rritjes së pagës minimale, po marrin pjesë qindra veteranë të luftës.

Lajmet

Popoviq në mbajtje për 48 orë pas fjalimit kundër UÇK-së, i sekuestrohen dy telefona

Published

on

By

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi u arrestua të premten në pikën kufitare të Bërnjakut.

Arrestimi i Popoviqit vjen pas fjalimit të tij në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku ai akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e quajtur “organizatë terroriste” dhe duke krahasuar veprimet e saj me ato në Rripin e Gazës. Fjalimi u mbajt në një ceremoni përkujtimore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ndaj Popoviqit është iniciuar procedurë për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit”, ndërsa gjatë ndalimit i janë sekuestruar edhe dy telefona.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, deklaroi se “institucionet e sigurisë nuk do të tolerojnë ofendimet dhe shtrembërimet e historisë së Kosovës”, duke shtuar se ndaj Popoviqit do të veprohet në përputhje me ligjet në fuqi.

Ndërkohë, drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”, Petar Petkoviq, reagoi duke e cilësuar arrestimin si “të padrejtë” dhe pretendoi se Popoviq “vetëm tha të vërtetën”./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

14-vjeçari ndalohet me armë zjarri dhe sprej në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur 14-vjeçar në Ferizaj, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe posedim të sprejit, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Sipas njoftimit zyrtar, reagimi i policisë erdhi pas marrjes së një informacioni se një person i mitur po mbante me vete armë zjarri dhe sprej. Njësia policore ka ndërhyrë menjëherë, ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka ndaluar në vendngjarje.

Gjatë kontrollit fizik, tek i mituri janë gjetur një armë zjarri pa fishekë dhe një sprej, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, 14-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë.

Policia e Kosovës  u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të tillë për të garantuar sigurinë publik.

Continue Reading

Lajmet

Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot për herë të dyzet e nëntë herë (49), në vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë duke filluar nga ora njëmbëdhjetë.

Vazhdimi i kësaj seance vjen pas më shumë se pesë muaj pesë që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Vazhdimet e deritanishme të seancës për konstituimin e legjislaturës së re kanë dështuar pasi koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Albulena Haxhiu ka dështuar në gjashtë përpjekje për të marrë votat e nevojshme në votim të hapur, dhe po ashtu ka dështuar edhe formimi i komisionit për votim të fshehtë.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës deri më 26 korrik, afat i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, duhet të ketë pasoja juridike për deputetët.

Ajo theksoi se janë duke përgatitur lëndën për interpretim kushtetues për krizën politike, dhe nëse nuk ka formim të institucioneve as gjatë këtij vikendi, atëherë në fillim të javës së ardhshme do ta dërgojnë çështjen në organin më të lartë juridik të vendit.

Continue Reading

Aktualitet

UBT vazhdon të vendosë standarde globale – përkrah universiteteve më prestigjioze në botë në rangimin e fundit global nga WURI

Published

on

Një sukses që tejkalon kufijtë kombëtarë dhe vendos Kosovën në hartën globale të arsimit të lartë është rangimi i radhës i UBT-së, i cili ka arritur të renditet ndër universitetet më të mira dhe më inovative në botë, sipas rangimit prestigjioz të World University Rankings for Innovation (WURI 2025), duke u radhitur përkrah universiteteve prestigjioze si Harvard, MIT, Stanford, Oxford, e të tjera.

Në raportin zyrtar të publikuar nga WURI, UBT ka arritur pozicionime të larta në disa kategori kyçe, duke u radhitur në mesin e institucioneve lidere të arsimit të lartë në nivel global:

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, vlerësoi këto arritje si një tregues i qartë i progresit të vazhdueshëm të institucionit.

“UBT po dëshmon se është një forcë lëvizëse e arsimit të lartë në botë. Rangimet e WURI janë pasqyrim i realitetit që po ndërtojmë çdo ditë: një universitet që promovon dijen, inovacionin, dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërkombëtarizimit”.

Ky sukses i radhës konfirmon rolin e UBT-së si një lider në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe ndërkombëtarizimit, duke e vendosur Kosovën fuqishëm në hartën globale të arsimit cilësor dhe transformues.

Për më tepër, renditja e UBT-së në mesin e universiteteve më të mira dhe më inovative në botë sipas WURI 2025 përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme jo vetëm për institucionin, por për gjithë sistemin e arsimit të lartë në Kosovë. Pozicionimi në vendin e 10-të për ESG Trend dëshmon angazhimin e UBT-së për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi ndaj mjedisit dhe shoqërisë, ndërsa vendi i 14-të në Funding for Sustainability tregon kapacitetin për të siguruar burime për projekte me ndikim afatgjatë. Veçanërisht i rëndësishëm është renditja në vendin e 5-të në University Brand and Reputation, që e vendos UBT-në si një nga institucionet me reputacion më të madh global, duke rritur besueshmërinë dhe vlerën e diplomës për studentët, si dhe mundësitë për bashkëpunime ndërkombëtare për stafin akademik.

Ky sukses e ngre më tej profilin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të arsimit, duke e bërë më tërheqëse për studentë, profesorë dhe partnerë strategjikë nga e gjithë bota dhe duke dëshmuar se institucionet kosovare mund të konkurrojnë denjësisht në nivel global.

Continue Reading

Të kërkuara