Lajmet

Murtezaj: Këngëtaret dhe kameramanët e dasmave por edhe ata që fitojnë në rrjetet sociale kanë obligime tatimore

Ai ka theksuar se nuk do të lejohen ndërhyrje e personave brenda ATK-së.

Published

on

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka folur për sektorët e bizneseve të cilat kanë evazion fiskal të potencialit të lartë e që janë, ndërtimtaria, gastronomia, hoteleria, turizmi dhe restorantet, përfshirë përdoruesit e rrjeteve sociale Facebook, Instagram, Tik-Tok, e të tjera që tash e tutje do të kenë obligim pagesën e tatimit.

Murtezaj ka thënë se tashmë ATK ka marrë një sërë veprimesh duke përgatitur një projekt për vitin 2022, ku do të kontrollohen të gjitha organizimet e ahengjeve që brenda tyre ka akterë të shumtë siç janë këngëtarët, grupet muzikore, kameramanët, të cilët do të paguajnë obligim tatimor për të hyrat që do t’i gjenerojnë gjatë punës së tyre.

Drejtori i ATK’së ka theksuar se nuk do të lejohen ndërhyrje e personave brenda ATK-së, për t’i ndihmuar bizneset që t’iu shmangën tatimit.

Administrata Tatimore e Kosovës tashmë është pajisur me softuerët të marrë si donacion nga Britania e Madhe, që ua mundësojnë marrjen e informacioneve për bizneset që iu shmangën tatimit.

“Zyrtarë tonë të inteligjencës financiare dhe përmes rezultateve të këtyre informatave dërgohen në operativ te inspektorët e operativës dhe bëhen vlerësimet tatimore aty ku konstatohet që ka shmangie tatimore apo qarkullim të pa deklaruar” tha Murtezi.

I pari i këtij dikasteri tha për KosovaPress, se të gjithë akterët që përfshihen në organizimin e dasmave, këngëtarët, kameramanët, grupet muzikore dhe përgatitësit e ushqimit, do të kenë obligim ta paguajnë tatimin.

“Përmes këtij projekti, qëllimi ynë është që ne të identifikojmë gjithë transaksionet që zhvillohen me një qasje holistike duke e zhvilluar në kuadër të këtij sektori e marrim një shembull, nëse një restorant i cili bën organizim të dasmave, synimet tona janë që përveç atij organizimi, organizatori i asaj dasme po mendoj pronari i restorantit që e ka organizuar ka edhe akterë të tjerë të cilët nëse mundë t’i quajmë kontraktorë ose si palë të tjera ndërlidhëse, të cilat zhvillojnë aktivitete dhe krijojnë fitime, siç janë këngëtarë, grupet muzikore, kameramanët, ata që mundë të organizojnë përgatitjen e ushqimit dhe të tjera që të gjitha këto e bëjnë në vetvete një detyrim tatimor dhe që nga e kaluara rezultatet ose vlerësimet tona dalin që ka pasur shmangie të konsiderueshme nga ana e bizneseve dhe individëve për mospagesë të tatimeve”, theksoi Murtezi.

I gjithë ky projekt dhe rritje e masës së sigurisë ndaj bizneseve që gjenerojnë të hyra vjetore, Murtezaj ka thënë se është vetëm për të kuptuar bizneset se janë të obligueshëm ta kryejnë detyrimin që kanë ndaj shtetit.

“Synimi ynë është që ne të arrijmë që të ngrisim përmbushjen monetare, asnjëherë nuk është qëllim që përmes aksioneve çfarëdo qofshin ato të penalizojmë ose të ndëshkojmë biznese dhe të njëjtën kohë të mbledhim me forcë detyrimin tatimor, mirëpo në anën tjetër ATK, edhe kur bizneset vazhdojnë për kundër thirrjeve tona, lehtësira dhe sqarimeve që ne i japim me qëllim që bizneset ta kuptojnë drejtë dhe saktë detyrimin që kanë ato raste kur bizneset e tilla nuk i përmbahen këtyre thirrjeve dhe nuk i përmbahen zbatimit të ligjit, atëherë që ne normalisht i zbatojmë procedurat ligjore për të cilat jemi të autorizuar që t’i zbatojmë duke identifikuar çdo shmangie tatimore, njëkohësisht duke mbledhur çdo euro të tatimit i cili nuk është paguar nga bizneset”, u shpreh Murtezi.

Në prill 2022, në raport me periudhën e njëjtë për vitin e kaluar ATK, ka thënë se ka një rritje të të hyrave për rreth 68.5 milionë euro apo shprehur në përqindje mbi 34%. Ndërsa në raport me planin vjetorë, gjithashtu ka tejkalim të planit mbi 17% apo 40 milionë euro, ndërkaq totali i mbledhjes të hyrave të ATK’së gjatë kësaj periudhe katër mujore është 269.5 milionë euro.

Bota

Protestë në Ukrainë, Zelensky nënshkruan projektligjin që dobëson agjencitë anti-korrupsion

Published

on

Agjencia e sigurisë së brendshme e Ukrainës arrestoi dy zyrtarë të NABU-së me dyshimin për lidhje me Rusinë dhe kontrolloi punonjës të tjerë të agjencisë për akuza të palidhura.

Mijëra ukrainas u mblodhën në Kiev dhe qytete të tjera të martën, duke i kërkuar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të vërteton ndaj legjislacionit që kritikët thonë se minon infrastrukturën antikorrupsion të vendit.

Protesta shënoi tubimin e parë të madh kundër qeverisë në më shumë se tre vjet të pushtimit të plotë të Rusisë.

Parlamenti i Ukrainës kishte miratuar një projektligj që shtrëngonte mbikëqyrjen e dy organeve kryesore antikorrupsion, Byrosë Kombëtare Antikorrupsion të Ukrainës (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Antikorrupsion (SAPO).

Kundërshtarët paralajmërojnë se masa mund të dobësojë pavarësinë e agjencive dhe të rrisë ndikimin politik mbi hetimet.

Pavarësisht protestave publike, Zelenskyy thuhet se e nënshkroi projektligjin të martën.

Continue Reading

Lajmet

​Formacionet e mundshme të miqësores Arsenal – Milan

Published

on

Pas ndeshjes së tyre të parë në shtëpi në Milanello kundër Milan Futuro, Rossonerët do të përballen me Arsenalin e Mikel Artetas në miqësoren e parë të Turneut të tyre Para-Sezoni 2025 në rajonin Azi-Paqësor.

Ndeshja kundër “Gunners” është pjesë e “Festivalit të Futbollit në Singapor”, i cili, përveç AC Milan dhe Arsenal, do të përfshijë edhe Newcastle.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

ARSENAL (4-3-3) : Raya; Lëndë drusore, Saliba, Gabriel, Calafiori; Odegaard, Zubimendi, Rajs; Saka, Havertz, Trossard.

MILAN (4-3-3) : Maignan; Saelemaekers, Tomori, Gabbia, Jimenez; Fofana, Ricci, Loftus-Cheek; Pulisic, Okafor, Leao.

 

Continue Reading

Lajmet

​Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur

Published

on

By

30 korriku është data e fundit që do të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Në një njoftim në Facebook thuhet se Korporata Energjetike e Kosovës, në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sipas Ligjit për Energjinë Elektrike si dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), nga data 1 qershor 2025 ka filluar furnizimin me energji elektrike si FMF, për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, e cila përfundon më 30 korrik 2025.

Ky furnizim është i përkohshëm dhe rrjedh nga detyrimet dhe të drejtat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Rregulloren për FMF dhe ka për qëllim të ofrojë kohë të mjaftueshme për konsumatorët që të gjejnë një furnizues afatgjatë të licencuar nga ZRRE”.

Duke bërë thirrje për kujdes, KEK thotë se pas datës 30 korrik 2025, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga FMF, pasi që pas këtij afati përfundon e drejta ligjore për furnizim.

KEK kërkon që sa më shpejt të kontaktojnë një furnizues të licencuar nga ZRRE dhe të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike, në mënyrë që të siguroheni që pas datës 30 korrik 2025 të mos ketë ndërprerje në furnizim.

Lista e furnizuesve të licencuar mund të gjendet në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”.

Continue Reading

Lajmet

Deputetja e LVV-së: Jemi optimist për përgjigje pozitive nga Nisma

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, është shprehur optimiste në një përgjigje pozitive nga Nisma Socialdemokrate për koalicion qeverisës.

Ajo pas dështimit të 51-të të konstituimit të Kuvendit, tha se janë në pritje të Nisma-s, derisa shtoi se një gjë e tillë duhet të ndodh para datës 26 korrik, afat i paraparë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku obligon deputetët të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

Ne po presim një përgjigje prej këtij subjekti politik. Jemi optimist se do të kemi një përgjigje pozitive të paktën deri në fund të kësaj jave, pasi po i afrohemi datës 26 korrik, kur edhe konsumohet 30-ditëshi në aktgjykimin e Kushtetueses. Një gjë e tillë duhet të ndodh para këtij afati sepse e kemi obligim dhe përgjegjësi secili prej deputetëve, pa marrë parasysh subjektet politike që të kontribuojë në konstatimin e Kuvendit”, theksoi ajo.

Krahas kësaj, deputetja Kryeziu kritikoi deputetët e partive që deri tani ishin në opozitë, siç tha për bllokimin e Kuvendit, rrjedhimisht edhe formimit të qeverisë së re.

Continue Reading

Të kërkuara