Lajmet

Forumi i Biznesit në Sarajevë do të bashkojë më shumë se 1 mijë pjesëmarrës nga 33 vende

Tema e Forumit të këtij viti, do të jetë “Nearshoring – perspektivë për rajonin”.

Published

on

Ardhjen në Forumin e 11-të të Biznesit të Sarajevës e konfirmuan delegacione nga 33 vende, të cilat do të prezantohen përmes projekteve investuese rajonale në prodhim, bujqësi, energji, arsim, financa, infrastrukturë, ndërtim, shërbime, turizëm dhe sektorë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Forumin e Biznesit të Sarajevës (FBS), pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), priten më shumë se 1 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Tema e Forumit të këtij viti, që do të mbahet në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës më 11 dhe 12 maj, do të jetë “Nearshoring – perspektivë për rajonin”, gjegjësisht prezantimi i potencialit për rialokimin e prodhimit të kompanive evropiane në Evropën Juglindore.

Perspektiva e re ekonomike

“Mendojmë se kjo është një temë vërtet interesante për të cilën duam të flasim publikisht. Është diçka që ne besojmë në BBI Bank se mund të ndryshojë perspektivën ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës në periudhën e ardhshme. Sigurisht, sipas informacioneve që kemi, është një proces në FBS që po ndodh, i shkaktuar nga të gjitha zhvillimet më të fundit globale, nga pandemia që pati një ndikim negativ në ekonomi, deri te përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë”, tha Nedzhad Gushic, anëtar i bordit të Bosna Bank International (BBI) për bankat dhe investimet e korporatave.

Ai theksoi se janë të kënaqur me numrin e aplikimeve dhe pjesëmarrësve të deritanishëm, sa i përket investitorëve, pronarëve të projekteve dhe delegacioneve.

Ardhjen në Forumin e 11-të të Biznesit të Sarajevës e konfirmuan delegacione nga 33 vende nga e gjithë bota, të cilat do të prezantojnë një sërë projektesh investimi rajonale në prodhim, bujqësi, energji, arsim, financa, infrastrukturë, ndërtim, shërbime, turizëm dhe sektorë të tjerë. Edhe këtë vit priten një numër i madh pjesëmarrësish dhe gazetarësh nga shtëpitë mediatike vendase dhe të huaja.

Ministri turk Muş ndër pjesëmarrësit kryesorë

Siç tha ai, emri më i rëndësishëm i edicionit të këtij viti të FBS-së është ministri turk i Tregtisë, Mehmet Muş, me një delegacion biznesmenësh.

Ministri turk do të jetë një nga folësit kryesorë në seancën hyrëse të ditës së parë të forumit, që do të organizohet në ndërtesën e Asamblesë Parlamentare të BeH-së.

Ardhja në Forumin e 11-të të Biznesit të Sarajevës u njoftua gjithashtu nga Dhoma e Tregtisë e Stambollit (ITO), e udhëhequr nga kreu Sekib Avdagiç. Pjesëmarrja në FBS-së u konfirmua edhe nga Këshilli për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare të Republikës së Turqisë (DEIK).

“Krahas procesit të ‘non-sharing’, FBS do të ofrojë edhe gjërat tradicionale që ka për të ofruar Bosnjë e Hercegovina, përkatësisht investimet dhe zhvillimin në turizëm, gjegjësisht industrinë e turizmit, pronat e paluajtshme. Jemi dëshmitarë se vlera e pasurive të paluajtshme në Sarajevë dhe BeH po rritet vazhdimisht, që është jashtëzakonisht interesante dhe e mirë, po e zhvillon sektorin e ndërtimit. Do të kemi edhe një panel lidhur me turizmin, së bashku me USAID-in”, shpjegoi Gushiç.

Siç tha ai, do të ketë edhe një panel në kuadër të partneritetit publiko-privat.

“Për ne është shumë e rëndësishme që ky proces të fillojë, sepse gjithçka që po flasim do të kërkojë investime në punët publike”, tha Gushiç për AA.

Mundësi për pronarët e projektit

“Ajo që na gëzon veçanërisht është struktura e FBS-së, e kjo është se dita e dytë e forumit është një mundësi ku pronarët e projekteve dhe ata që duan të mobilizojnë kapitalin kanë mundësinë të bisedojnë me njerëz, përfaqësues të institucione dhe kompanive dhe fondet që duan të alokojnë kapitalin. Është joreale të presësh që në atë takim të parë të nënshkruhen kontrata dhe të bëhen investime, por është shumë e rëndësishme të fillohet një histori dhe të fillohet procesi”, shtoi Gushiç.

Këtë vit, forumi do të prezantojë rreth 300 projekte investimi dhe ide biznesi, kryesisht nga Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria. Të gjitha kompanitë nga rajoni që kanë aplikuar projekt përmes faqes zyrtare të Forumit të Biznesit të Sarajevës, përveç promovimit dhe prezantimit, do të kenë mundësi edhe të takohen me partnerë dhe investitorë potencialë të interesuar për të investuar në ekonominë e rajonit.

Organizatori i konferencës më të madhe dhe më të rëndësishme të investimeve në rajon është Bosna Bank International (BBI) d.d. Sarajeva nën kujdesin e Presidencës së BeH-së dhe në bashkëpunim me partner strategjik – Ministrinë e Ekonomisë së Kantonit të Sarajevës, dhe aksionarët e BBI Bank – Banka Islamike për Zhvillim (IsDB), Banka Islamike e Dubait (DIB), Banka Islamike Abu Dhabi ( ADIB) dhe partnerë të tjerë.

Partner global i komunikimit i Forumit të 11-të të Biznesit të Sarajevës 2022 është agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu Agency (AA) dhe linja ajrore zyrtare e FBS-së së 11-të Turkish Airlines.

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara