Vendi

Tahiri: Një ndërmarrje e madhe kriminale mbrapa bllokimit të komisionit hetimor

Tahiri tha se është e domosdoshme formimi i komisionit hetimor për energjinë.

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka quajtur sekser të kryeministrit Albin Kurti, ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Duke i quajtur skandaloze dyshimet për përfshirjen e ambasadorit Berishaj në një skandal financiar në blerjen e energjisë në Slloveni, Tahiri tha se është e domosdoshme formimi i komisionit hetimor për energjinë për të parë sa milionë euro i ka fituar kompania GEN nga buxheti i Kosovës në blerjen e energjisë.

“Del në pah se kjo kompani (GEN) gjatë periudhës dyvjeçare kur është vendosur një menaxhimet i ri nga Qeveria Kurti I dhe II kanë bashkëpunuar me këto kompani dhe kjo kompani, GEN, dega e saj në Serbi i ka shitur Kosovës energji elektrike dhe po ashtu ka blerë energji elektrike nga Kosova. Kjo është jashtëzakonisht skandaloze, pra ambasadori ynë shërben si një sekser i kryeministrit tonë mes tij dhe mafies serbe energjetike”, tha ai.

Në një konferencë për medie, ai tha se afera korruptive tregon se prapa bllokimit të komisionit hetimor është një ndërmarrje kriminale.

“Zbulimi i kësaj aferës mbrëmë në orët e vona dhe kur çdo orë po dalin dokumente të reja nga kjo aferë e bënë të domosdoshëm themelimin e komisionit hetimor. Ne duam me pa se sa për qind e këtyre mjeteve të ndara nga buxheti i Kosovës, taksa të Kosovës mbi 100 milionë euro ka përfituar kompania GEN me bazë në Serbi me të cilin ambasadori ynë shërben si këshilltar. A ka ndodhur që këto mjete të kthehen prapa në forma të ndryshme përmes kompanive që kanë ra në duart e njerëzve të pushtetit të Republikës së Kosovës. Ne shohim se bllokimi i komisionit hetimor qenka një ndërmarrje e madhe kriminale prapa këtij kundërshtimi”, shtoi ai.

Ai tha se do të jenë këmbëngulës në formimin e komisionit hetimor në seancën e javës së ardhshme. Andaj i bëri thirrje edhe mazhorancës që ta përkrahë të njëjtën.

Aktualitet

Kongresisti amerikan: Kosova, aleati më i madh i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Published

on

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i madh në rajon në Ballknin Perëndimor i Shteteve të Bashkuara.

Gjatë takimit të zhvilluar ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi në rrjete sociale.

“Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka shkruar Torres i cili është bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx.

Për këtë takim të zhvilluar në Nju Jork, më herët ka shkruar edhe Osmani, e cila e ka falënderuar kongresistin Torres për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.

“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani./Kosovapress 

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta që gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 12 dhe 16 gradë Celcius, kurse temperaturat maksimale të ditës lëvizin nga 26 dhe 29 gradë Celcius./Kosovapress

 

Continue Reading

Aktualitet

Supremja shfuqizoi Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale

Published

on

Ditën e martë, Gjykata Supreme të Kosovës, ka marrë vendim për shfuqizimin Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë.

Vendimi i Gjykatës është marrë me arsyetimin se ky udhëzim është miratuar nga një qeveri dhe një ministër në detyrë, të cilëve u mungojnë kompetencat për nxjerrjen e akteve nënligjore.

Ky vendim i Supremes nxiti reagime të shumta, ku për këtë reagoi edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Sipas tij, ky vendim nënkupton ndërprerjen e një procesi të rëndësishëm për modernizimin e sistemit tatimor dhe mbetet në favor të një monopoli me kosto të lartë për bizneset.

Një reagim për këtë u bë edhe nga Qeveria e Kosovës në detyrë, ku kanë shprehur shqetësim dhe kundërshtim të fortë ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë./Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu dhe të fryjë erë kryesisht nga verilindja.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 12 dhe 16 gradë Celcius, ndërkaq, maksimalet e ditës nga 28 dhe 32 gradë Celcius./Kosovapress

 

 

Continue Reading

Të kërkuara