Lajmet

Rriten shqetësimet se Rusia mund të përdorë armë kimike krahas ngadalësimit të ofensivës tokësore

Përparimi rus në Ukrainë duket se ka ngecur në tre fronte kyçe.

Published

on

Të hënën, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se ka “shenja të qarta” se Rusia po shqyrton përdorimin e armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë, përcjell UBT News.

Me pushtimin rus që has në rezistencë të ashpër nga luftëtarët ukrainas, Uashingtoni thotë se dëshpërimi mund ta shtyjë Putinin të përdorë edhe taktika drastike.

“Linjat e betejës për Rusinë me sa duket janë ngrirë”, tha Samuel Ramani për Euronews, bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Përparimi rus në Ukrainë duket se ka ngecur në tre fronte kyçe.

“Nuk duket sikur (trupat ruse) po bëjnë atë lloj përparimi, qoftë në ofensivën për të kapur Kievin – e cila është jetike për çdo mision ndryshimi të regjimit, ose në drejtim të nënshtrimit të objektivave kyç në Ukrainën lindore, si Odessa apo Mariupol, apo në Ukrainën perëndimore ku e kanë zgjeruar luftën deri në Lviv”, tha Ramani.

Ndërsa progresi ngadalësohet në terren, Rusia po i kthehet armëve ajrore precize dhe hipersonike për të eliminuar infrastrukturën kryesore ushtarake të Ukrainës. Ramani paralajmëron se kjo“hap derën për forma të tjera sulmi jo tokësore, si armët kimike dhe biologjike”.

“Unë mendoj se një sulm kimik… është ndoshta më i besueshëm, sepse është gjithashtu më i mohueshëm. Dhe gjithashtu përshtatet me modus operandi* të Rusisë në të kaluarën”.

Armët kimike u përdorën gjatë luftës sovjeto-afgane midis 1979-1989 dhe në Siri në 2013.

Moska pretendon se dyqanet e saj të armëve kimike janë shkatërruar. Por forcat e Presidentit Putin mund të synojnë impiantet ekzistuese kimike.

“Ai thjesht mund të bëjë diçka si bombardimi i një fabrike kimike federale, si bombardimi i saj në Sumy gjatë fundjavës, dhe kjo do ta bënte atë të duket sikur… Ukraina po lëshon një rrjedhje kimike – por në fakt është Rusia që kryen një sulm”./UBTNews/

*modus operandi – një mënyrë ose metodë e veçantë për të bërë diçka.

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara