Shëndet
Studimi: Edhe infektimi i lehtë me COVID-19 mund të shkaktojë tkurrje dhe plakje të trurit
COVID-19 sjell një “rënie më të madhe të aftësive konjitive”.
Published
4 years agoon
By
UBT newsEdhe një sëmundje me simptoma të lehta të COVID-it mund të shkaktojë një humbje të materies së trurit të barabartë me një dekadë plakje, sipas versionit paraprak të një studimi të ri të botuar në Nature në fillim të javës.
Sëmundja me COVID-19 sjell një “rënie më të madhe të aftësive konjitive” krahasuar me njerëzit që nuk janë sëmurë kurrë me COVID.
Studimi ofron edhe prova të tjera për efektet e COVID në të gjithë trupin e njeriut, disa prej të cilave mund të kenë pasoja të përhershme në shëndetin e pacientit.
Të dhënat e plota
Studimi i cili përfshiu 785 vullnetarë të moshës 51 deri në 81 vjeç, u krye në bashkëpunim me U.K. Biobank – një nismë për të regjistruar informacione shëndetësore për gjysmë milioni banorë në Mbretërinë e Bashkuar. Studiuesit krahasuan dy skanime me rezonancë magnetike (MRI) të trurit të secilit pacient, të kryera me 38 muaj diferencë. Skanimi i parë ishte kryer përpara fillimit të pandemisë. Në periudhën mes dy skanimeve, 401 prej vullnetarëve rezultuan pozitivë me COVID, duke shërbyer kështu si një grup kontrolli për të studiuar efektet e koronavirusit në tru.
Në rrethana normale, njerëzit humbasin rreth 0.2% deri në 0.3% të materies së trurit të tyre çdo vit për shkak të plakjes. Megjithatë, studimi zbuloi se pacientët që kaluan COVID patën një humbje shtesë të materies së trurit, e cila varionte nga 0.2% deri në 2% të madhësisë së trurit të tyre përgjatë tre viteve midis dy skanimeve MRI. Në rastin më të keq, kjo është një humbje e barabartë me tkurrjen që do të kishte truri pas 10 viteve.
Vetëm 15 nga vullnetarët që rezultuan pozitivë me COVID u shtruan në spital për shkak të pasojave të virusit, gjë që do të thotë se edhe rastet me simptoma të lehta sollën humbje të dukshme të materies së trurit.
Studiuesit zbuluan gjithashtu dëmtime në zonat e trurit që janë përgjegjëse për nuhatjen, gjë që mund të ndihmojë për të shpjeguar një nga simptomat të raportuara më shpesh të COVID: humbjen e nuhatjes dhe të shijes.
Çfarë thonë ekspertët?
“Kjo është një provë mjaft bindëse se diçka ndryshon në trurin e këtij grupi njerëzish që kanë kaluar COVID-in”, tha për New York Times Dr. Serena Spudich nga Shkolla e Mjekësisë e Yale, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.
Pavarësisht se njihet kryesisht si një sëmundje respiratore, COVID sulmon edhe disa pjesë të tjera të trupit të njeriut, përveç mushkërive. Një studim në fund të vitit të kaluar zbuloi se koronavirusi mund të sulmojë drejtpërdrejt qelizat dhjamore, duke shpjeguar kështu arsyen pse pacientët mbipeshë dhe obezë kanë qenë më të rrezikuar ndaj simptomave të rënda të COVID-it.
Pacientët me COVID-19 mund të vuajnë nga një shumëllojshmëri gjendjesh kronike edhe disa muaj pasi janë testuar si pozitiv, duke përfshirë depresionin, humbjen e flokëve dhe lodhjen. COVID gjithashtu është lidhur me një shkallë më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe infarkteve kardiake. Edhe sëmundja me simptoma të lehta duket se shkakton raste të “COVID-it të gjatë”, duke kontribuar në një fenomen të shëndetit publik që kërcënon të mbajë varur ekonominë edhe pas mbarimit të pandemisë.
Megjithatë, shkencëtarët paralajmëruan se reduktimi i materies së trurit nuk duhet lidhur me humbjen e aftësive konjitive. Spudich tha për Bloomberg, “Ne jemi me fat që kemi një organ që vetëshërohet si truri, i cili është i aftë të funksionojë edhe pas shumë sulmeve të mundshme, pa pasur ndonjë dëmtim”.
Nevojiten akoma më shumë studime për të përcaktuar nëse efekti i COVID në tkurrjen e trurit të njeriut është i përhershëm. Siç tha neuroshkencëtarja Gwenaëlle Douaud, një nga autoret e studimit, “Truri është ‘plastik’ dhe mund të vetëshërohet “./ Future
Burimi: Revista Monitor
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
Dizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
Elementet konstruktive dhe gjeoteknike të urave, të trajtuara në terren nga studentët e UBT-së
Gjykata Supreme shfuqizon kufizimin në kohë të së drejtës për kompensim të udhëtimeve zyrtare
Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
Profesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
Studentët e Artit dhe Medias Digjitale në UBT realizojnë vizitë studimore në 7 Arte dhe Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”
Rektori Hajrizi merr pjesë në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar në CERN
Për herë të parë në Kosovë lansohet magazina “BLANK”, iniciativë që buron nga angazhimi akademik dhe kreativ i studentëve të UBT-së
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
