Lajmet
Kërkohet zgjatja e afatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të viktimave të dhunës seksuale, qeveria nuk përgjigjet
Katër organizatat e licencuara po kërkojnë nga kryeministri që të zgjatet mandati i këtij komisioni të paktën për pesë vjet.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNë fund të prillit përfundon mandati i Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të dhunës seksuale. Gratë dhe burrat nga Kosova që janë dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë, kanë mundësi për të aplikuar pranë këtij komisioni deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Katër organizatat e licencuara po kërkojnë nga kryeministri që të zgjatet mandati i këtij komisioni të paktën për pesë vjet, në mënyrë që mos të krijohet vakuum ligjor për shqyrtimin e rasteve që kërkojnë njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale.
E lidhur me këtë, që nga dita e djeshme, KosovaPress ka tentuar që të marrë një përgjigje nga qeveria në rast se do të zgjatet ky mandat, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Udhëheqësja e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti thotë për KosovaPress se në rajon mekanizma të tillë nuk kanë afat kohor.
“Kemi kërkuar që t’i zgjatet mandati Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të viktimave të dhunës seksuale nga kryeministri për faktin që ky mandat skadon me 28 prill të këtij viti. Për të mos u krijuar një vakuum ligjor ose në pamundësi që anëtarët që janë pjesë e këtij komisioni që të mos kenë mandat për të nënshkruar vendime dhe për t’i shqyrtuar lëndët, ne kemi krijuar në mënyrë urgjente, pasi që edhe prilli po ofrohet që të merren hapa konkret që Qeveria të zgjat mandatin e komisionit qeveritar të paktën në afat pesëvjeçar. Në mënyrë që të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës të cilët janë të gatshëm që të aplikojnë për tu njohur statusi i tyre”, deklaron Rushiti për KosovaPress.
Deri në muajin shkurt kanë aplikuar mbi 1600 gra e burra, ku kanë deponuar historitë e tyre të para më shumë se 23 vitesh.
Drejtoresha Feride Rushiti shprehet se krimet e luftës nuk parashkruhen e as afatizohen.
“Krimet e luftës nuk parashkruhen e as afatizohen dhe e drejta në krime të luftës, siç janë viktimat e dhunës seksuale nuk do të duhej të ishin të afatizuara në një periudhë kohore pesëvjeçare. Ne këtë çështje e kemi adresuar edhe më herët si organizata pranë institucioneve relevante, qoftë në Zyrën e Kryeministrit, qoftë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në parlament, qoftë në mekanizma të tjerë të shtetit. Dhe ka pasur një gatishmëri edhe pse ende konkretisht nuk është bërë asgjë”, shton drejtoresha e QKRMT-së.
Për viktimat e dhunës seksuale të cilët po jetojnë me plagët e luftës, Rushiti thotë se po tentojnë të krijojnë mundësi që të fitojnë të drejtën për benefite pa afat të caktuar.
“Në qoftë se nuk zgjatet mandati para kësaj periudhe kohore, realisht anëtarët e komisionit nuk kanë mandat për të shqyrtuar lëndët. Nuk kanë mandat për të marrë vendim, për të kërkuar personin ose të mbijetuarin për të ardhur në intervistë. Thjesht bie mandati i komisionit, kështu që kjo do të krijonte një vakuum ligjor edhe një amulli tek të mbijetuarat. Edhe kjo pritje që edhe tashmë është e stërzgjatur edhe më shumë do ta rriste”, thekson ajo.
Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar është përcaktuar me vendim të qeverisë me 28 prill të vitit 2017 dhe skadon këtë vit. Ndërkaq, ky komision ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018.
Organizatat Anëtare të Platformës Bëhu Zëri Im janë Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës; QPDG – Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave; Medica Gjakova dhe Medica Kosova.
Lajmet
Hamza për heqjen e masave të BE-së: Vendim i drejtë, qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie
Published
5 minutes agoon
December 18, 2025By
UBTnews
Kryetari i PDK-së, njëherit kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Bedri Hamza e quan lajm të mirë heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie.
“Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie. I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik. Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, ka shkruar Hamza.
Lajmet
Meloni: Pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk mund të shtyhet
Published
6 minutes agoon
December 18, 2025By
UBTnews
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë mundësi konkrete për anëtarësimin në BE në një të ardhme shumë të afërt, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
“Italia është plotësisht e përkushtuar për të siguruar që Këshilli Europian i nesërm të dërgojë një mesazh të fortë politik mbi zgjerimin, për të dërguar një sinjal uniteti dhe besueshmërie kolektive. Anasjelltas, pa përparim në udhëtimin e partnerëve tanë drejt pranimit në BE, ne rrezikojmë t’ua dorëzojmë ata rivalëve tanë sistemikë, duke destabilizuar përgjithmonë fqinjësinë tonë dhe duke e lënë BE-në të parëndësishme”, theksoi kryeministrja Meloni në fjalimin e saj para Dhomës së Deputetëve përpara Këshillit të BE-së.
“Në veçanti, ne nuk mund të përballojmë vonesën e mëtejshme të pranimit të Ballkanit Perëndimor, i cili tashmë është pjesë e familjes europiane dhe është themelor për autonominë tonë strategjike”, shtoi ajo.
“Do ta përsëris këtë përsëri sonte në samitin BE-Ballkan, ku do të mbërrij menjëherë pas përfundimit të debatit në Dhomën e Deputetëve. Rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe Mali i Zi gjatë vitit të kaluar janë me të vërtetë shumë inkurajuese dhe tregojnë se të dy vendet kanë një shans të vërtetë për pranim në një të ardhme shumë të afërt”, theksoi ajo./ANSA/ATSH
Lajmet
NATO bie dakord për një buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026
Published
42 minutes agoon
December 18, 2025By
UBT News
Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e tyre të financuara nga të dyja palët për vitin 2026, duke miratuar shpenzime në rritje që synojnë forcimin e gatishmërisë dhe aftësive ushtarake të aleancës.
Sipas marrëveshjes, buxheti civil i NATO-s për vitin 2026 është caktuar në 528.2 milionë euro (623 milionë dollarë), ndërsa buxheti ushtarak do të arrijë në 2.42 miliardë euro.
Vendimi u mor të martën në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut.
NATO tha në një deklaratë se buxhetet e financuara nga të dyja palët për vitin 2026 do të mbështesin aftësitë kritike dhe do të promovojnë gatishmërinë, duke ndihmuar në bërjen e aleancës më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, shkruan Anadollu Agency.
Buxheti do të kontribuojë në përshtatjen ushtarake të NATO-s, do të përmirësojë ndërveprimin midis forcave aleate dhe do të mbështesë parandalimin dhe menaxhimin e krizave, si dhe sigurinë bashkëpunuese, thuhet në deklaratë.
Financimi do të vazhdojë gjithashtu për Strukturën e Komandës së Integruar të NATO-s, trajnimet dhe ushtrimet e udhëhequra nga NATO, operacionet dhe misionet e aleancës dhe mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve për vendet partnere./S.K/EO/
Lajmet
50 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës
Published
54 minutes agoon
December 18, 2025By
UBT News
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u themelua në vitin 1975, fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e në vitin 1978 shndërrohet në Akademi.
Shoqata u transformua në Akademi të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës i datës 18 prill 1978.
Në fillim veprimtarinë e saj ASHAK duhej ta zhvillonte në një bashkërenditje me universitetin në rritje, brenda të cilit vepronin institute e bërthama shkencore dhe hulumtuese në Fakultetin Filozofik/ më vonë të Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin Teknik, në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin Filozofik, me institutet e pavarura nga Universiteti dhe nga Akademia – Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Instituti Hidrometeorologjik, pastaj institutet që vepronin në kuadër/ ose të lidhura me kapacitetet industriale të Kosovës, si Instituti Teknologjik që vepronte në kuadër të Kombinatit Trepça, Instituti i Hulumtimeve që vepronte në kuadër të Elektroekonomisë, Instituti Agroteknologjik në Pejë i lidhur me agroekonominë, dhe të institucioneve të tjera me interes në fushat e shkencës, të arteve dhe të kulturës.
ASHAK qysh në fillim duhej ta formësonte veprimtarinë e vet si institucioni më i lartë i shkencave dhe i arteve dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe të arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda Federatës së Jugosllavisë.
Ajo po ashtu duhej ta harmonizonte punën me Unionin e Akademive të Shkencave dhe të Arteve të Jugosllavisë, ku bënte pjesë si anëtare e barabartë dhe në një mandat (1985-1987) qe Kryesuese e Unionit dhe qendër e selisë së tij. Përmes atij Unioni ASHAK e zhvillonte dhe veprimtarinë ndërkombëtare.
ASHAK asokohe kishte Seksionin e Shkencave Shoqërore, Seksionin e Shkencave të Natyrës dhe Seksionin e Gjuhësisë, të Letërsisë dhe të Arteve.
Më 1985, Kuvendi i ASHAK mori vendim për themelimin e Arkivit të Akademisë e të Institutit të Arkeologjisë dhe të Etnografisë. Arkivi dhe Biblioteka, që ishin funksionalizuar, u shkatërruan pas ndërhyrjes së policisë serbe në selinë e Akademisë më 1994, çka pamundësoi punën e saj më tej në atë ndërtesë.
Instituti i Arkeologjisë dhe i Etnografisë nuk arriti të themelohej për shkak të trysnive politike dhe tendencave drejt rrëgjimit të Akademisë pas vitit 1985 dhe për arsye edhe buxhetore më vonë.
Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese të vitit 1989, Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike së pari me Deklaratën Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave që po shkeleshin në mënyrë drastike.
Përveç angazhimit bashkë me mekanizmat e tjerë të rezistencës në drejtim të organizimit të Referendumit për pavarësi, në drejtim të organizimit e të hartimit të dokumenteve themelore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës./S.K/KP/
Hamza për heqjen e masave të BE-së: Vendim i drejtë, qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie
Meloni: Pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk mund të shtyhet
NATO bie dakord për një buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026
50 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës
Sot shënohet dita ndërkombëtare e emigrantëve
Hakohet Ministria e Brendshme e Francës
Ursula von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën
PSG fiton Kupën Ndërkontinentale 2025, Safonov pret katër penallti
Deputetja britanike Kearns: Milan Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
