Sport

FIFA kritikohet ashpër pas vendimit të ri për transferimet e lojtarëve që luajnë në Ukrainë

Këtu përfshihet trajneri i Shakhtar Donetsk, Roberto De Zerbi, i cili më parë ka punuar në Sassuolo.

Published

on

FIFA ka ndryshuar rregullat e transferimeve dhe kontratës të lojtarëve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, duke u dhënë mundësi lojtarëve të këtij rajoni që të ndryshojnë ambient, por ata janë kritikuar për reagimin e tyre të dobët.

Njoftimi për media thuhet se lojtarëve dhe trajnerëve të huaj të kontraktuar me klubet ukrainase do t’u pezullohen kontratat deri në fund të sezonit në qershor, duke i lejuar ata të nënshkruajnë për klube të tjera për pjesën e mbetur të kësaj sezone. Këtu përfshihet trajneri i Shakhtar Donetsk, Roberto De Zerbi, i cili më parë ka punuar në Sassuolo.

Lojtarët dhe trajnerët e huaj do të kenë gjithashtu opsionin për të pezulluar në mënyrë të njëanshme kontratat e tyre me klubet ruse deri në fund të sezonit në qershor, duke i lejuar ata të punojnë edhe jashtë vendit.

Shumë prej tyre tashmë kanë filluar të kritikojnë FIFA-n për këtë përgjigje, duke sugjeruar se ndryshimet nuk shkojnë aq larg sa i përket fushëveprimit dhe janë shumë pak efektive.

“FIFPRO”, sindikata më e madhe e futbollistëve, e quajti vendimin shumë të turpshëm dhe vuri në dukje se është e vështirë për lojtarët të gjejnë punë për pjesën e mbetur të sezonit me pasigurinë që iu kanoset dhe brenda pak javësh, ata do të jenë sërish në një situatë shumë të vështirë.

Shumë kanë filluar gjithashtu të vënë në dukje se si ndeshja kualifikuese e Polonisë për Kupën e Botës kundër Rusisë nuk është anuluar, por përkundrazi është shtyrë në verë, duke sugjeruar se FIFA do të preferonte që ndeshja të zhvillohej nëse është e mundur, në varësi të statusit të luftës në Ukrainë.

Lajmet

Ballkani nis aventurën evropiane në “Fadil Vokrri”

Published

on

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani është gati të shkruajë një tjetër kapitull në arenën evropiane në përballje me skuadrën malteze FC Floriana.

Sonte me fillim nga ora 20:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, suharekasit do të përballen me skuadrën malteze FC Floriana në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Me përgjegjësinë e përfaqësimit të republikës, Ballkani synon të hedhë një tjetër hap drejt ëndrrës evropiane.

Continue Reading

Lajmet

​Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Published

on

Interi është gati të dërgojë një ofertë të përmirësuar për yllin e Atalantës, Ademola Lookman, i vlerësuar me 50 milionë euro nga klubi bergamask raporton La Gazzetta dello Sport

Bisedimet midis dy klubeve pritet të vazhdojnë sot, pasi Interi ka arritur tashmë një marrëveshje për kushtet personale me fituesin e fundit afrikan të Topit të Artë.

Sipas burimeve të Gazzetta-s, Interi ka paraqitur një ofertë në formë huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa Atalanta këmbëngul për një transferim të përhershëm për shumën e plotë.

Megjithëse raportohet se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 45 milionë euro duke përfshirë bonuset, Interi ende nuk ka bërë një ofertë të re konkrete për sulmuesin 27-vjeçar.

Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të mëhershme, nuk ka pasur kontakte të fundit nga Napoli për Lookmanin.

Burime të afërta me situatën konfirmojnë për Football Italia se interesimi i fundit i Napolit daton që nga qershori, dhe nuk ka pasur zhvillime të reja që atëherë. Lookman, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Atalantës dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit, shihet si një përforcim kyç nga zikaltrit në merkato.

Continue Reading

Lajmet

Shorti për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës

Published

on

Të hënën është tërhequr shorti për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës. Nëse e kalon Copenhagenin, Drita e Gjilanit paraqitet në raundin e tretë kualifikues të Championsit.

Nëse eliminohet nga skuadra daneze, Drita vazhdon në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Drita të martën mbrëma e luan ndeshjen e parë me Copenhagenin, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Championsit.

Nëse e eliminon ekipin e madh danez, Drita në raundin e tretë kualifikues të Championsit do të përballet me Malmon e Suedisë apo ekipin RFS nga Letonia. RFS-ja dhe Malmo përballen në raundin e dytë kualifikues, ndërsa skuadra suedeze është favorite e madhe.

Nëse eliminohet nga Championsi, Drita vazhdon në Ligën e Evropës. Në fazën e tretë kualifikuese do të përballej me Shkëndijën e Tetovës apo skuadrën rumune, FCSB. Shkëndija e FCSB po ashtu përballen në raundin e dytë kualifikues të Championsit dhe skuadra që eliminohet luan me Dritën, nëse edhe skuadra gjilanase eliminohet.

Continue Reading

Lajmet

Fiorentina nuk heq dorë nga Asllani

Published

on

Tashmë është bërë e qartë që Fiorentina është një nga klubet që ka shfaqur interes për Kristjan Asllani i cili do të largohet gjatë kësaj merkato vere nga Inter.

Vlera aktuale që Inter i ka vendosur lojtarit shkon nga 18 deri në 20 milionë euro dhe është më e lartë sesa ajo që Fiorentina mund të ofrojë për momentin.

Kristjan Asllani është i lidhur me Interin me kontratë deri në vitin 2028, ku mesfushori shqiptar iu bashkua klubit nga Empoli në vitin 2023, në një marrëveshje me vlerë rreth 15.7 milionë euro.

Gjatë sezonit të fundit, ai u aktivizua në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me tre gola dhe tre asistime.

Continue Reading

Të kërkuara