Teknologji

Misioni i përbashkët i Evropës me Rusinë për në Mars u pezullua për shkak të luftës

Nisja do të realizohej nga porti kozmik Baikonur në Kazakistan në shtator.

Published

on

Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se realizimi i misionit të përbashkët me Rusinë në Mars këtë vit është e pamundur, për shkak të sanksioneve të lidhura me luftën në Ukrainë. Agjencia tha pas një takimi të zyrtarëve nga 22 shtetet e saj anëtare se është duke vlerësuar pasojat e sanksioneve për bashkëpunimin e saj me agjencinë hapësinore të Rusisë, Roscosmos.

“Sanksionet dhe konteksti më i gjerë e bëjnë misionin në vitin 2022 të pamundur”, tha agjencia në një deklaratë për misionin e roverit Euro-Rusi ExoMars.

Misioni tashmë ishte shtyrë nga viti 2020 për shkak të shpërthimit të koronavirusit dhe problemeve teknike. Nisja do të realizohej nga porti kozmik Baikonur në Kazakistan në shtator duke përdorur raketën ruse Proton. Qëllimi i misionit është të vendoset roveri i parë evropian në planetin e kuq për të ndihmuar në përcaktimin nëse ka pasur ndonjëherë jetë në Mars. Një rover testues i nisur në vitin 2016 u ul në Mars, duke theksuar vështirësinë e vendosjes së një anije kozmike në planet.

Të shtunën, Roscosmos tha se po tërhiqte personelin e tij nga porti hapësinor evropian në Kourou, Guiana Franceze. Nga atje janë lëshuar disa satelitë evropianë me raketa ruse, dhe të tjerë janë planifikuar gjatë vitit të ardhshëm.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në fillim të këtij muaji se Evropa ka nevojë për një politikë më të guximshme hapësinore, duke argumentuar se sovraniteti i saj është në rrezik nëse bie prapa fuqive rivale në një fushë kyçe për teknologjinë, shkencën dhe konkurrencën ushtarake. Ndërsa Evropa ka raketat e veta për të vendosur satelitët në orbitë, ajo mbështetet te partnerët rusë dhe amerikanë për të dërguar astronautë në hapësirë.

Kreu i operacioneve hapësinore të NASA-s tha të hënën se agjencia po operon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mbështetjen dhe kontributin rus, si zakonisht. Ekipet e kontrollit të fluturimit ende po komunikojnë, stërviten, punojnë së bashku, tha Kathy Lueders që momentalish udhëheq programin e fluturimeve njerëzore të NASA-s në hapësirë si Administrator i Asociuar i Drejtorisë së Misionit të Eksplorimit dhe Operacioneve Njerëzore (HEO).

“Natyrisht, ne e kuptojmë situatën globale, ku është, por si një ekip i përbashkët, këto ekipe po veprojnë së bashku”, tha ajo.

ShBA dhe Rusia janë operatorët kryesorë të stacionit hapësinor, i cili është një partneritet i pesë agjencive hapësinore. Katër amerikanë, dy rusë dhe një gjerman ndodhen aktualisht në stacion.

“Ne kemi operuar në situata të tilla më parë dhe të dyja palët kanë vepruar gjithmonë shumë profesionalisht”, tha Lueders.

Astronauti i NASA-s, Mark Vande Hei është planifikuar të kthehet në Tokë në fund të marsit me dy rusë në një kapsulë Soyuz dhe Lueders tha se është ende në rrugën e duhur. Kapsulat ruse ishin e vetmja mënyrë për dhe nga hapësira pasi anijet e NASA-s u tërhoqën në vitin 2011 dhe deri në fluturimin e parë të ekuipazhit të SpaceX në 2020./UBTNews/

Teknologji

eSIM mund të mos jetë aq e sigurt sa mendoni

Published

on

Studiuesit polakë nga ekipi i Security Exploration arritën të hakonin çipin që ruan profilet e kartave eSIM (kartat SIM të integruara), duke hapur kuti të Pandorës me probleme të mundshme si klonimi i kartave SIM, falsifikimi dhe përgjimi i thirrjeve dhe SMS-ve.

Objektivi i sulmit të tyre ishte çipi Kigen eUICC, i cili përdoret për të ruajtur dhe menaxhuar eSIM. Studiuesit arritën të nxirrnin certifikata e të shkarkonin profile të deshifruara të kartave eSIM të përdorura nga miliarda pajisje në gjithë botën, nga telefonat celularë te pajisjet IoT te makinat industriale.

eSIM është version digjital i një karte SIM, i integruar në pajisje si softuer i instaluar në çipin eUICC. Ai lejon ndërrimin e lehtë të profileve midis operatorëve, pa zëvendësuar fizikisht kartën. Por, ky fleksibilitet është provuar të jetë dobësi: nëse hakerat mund të klonojnë një profil eSIM, në thelb marrin numrin tuaj, të lexojnë mesazhet, të fitojnë qasje në kodet një herëshe e përgjojnë thirrjet tuaja.

Sulmi nuk është i kufizuar në qasjen fizike, por disa dobësi shfrytëzohen edhe nga distanca, përmes një rrjeti. Ndërsa nuk përmendën pajisje specifike që janë të cenueshme, studiuesit paralajmëruan se çipat eSIM janë të integruar në shumicën e telefonave inteligjentë modernë e të gjithë mund të jenë të cenueshëm.

Kigen e pranoi problemin dhe u pagoi studiuesve një shpërblim prej 30,000 dollarësh dhe publikoi një patch. Ekipi që zbuloi të metën thotë se zgjidhja është vetëm një “gjilpërë në kashtë”, ndërsa problemet e thella në Java Card VM, softuerin që ekzekuton aplikacionet eSIM, mbeten.

Kjo sugjeron që prodhues tjerë të çipave eSIM kanë dobësi të ngjashme. Ajo që është më shqetësuese është se certifikatat GSMA, që supozohet të mbrojnë profilet, mund të keqpërdoren për të shkarkuar profilet eSIM në tekst të qartë. Pasi sulmuesit të kenë qasje në këto të dhëna, mund t’i përdorin për të klonuar numra ose edhe për të krijuar një “derë të pasme” për mbikëqyrje masive.

Përdoruesit nuk mund të bëjnë shumë, por është e rëndësishme ta mbani softuerin e telefonit të përditësuar, pasi prodhuesit mund të lëshojnë patch-e, të përdorin aplikacione 2FA në vend të kodeve SMS sa herë që është e mundur e të jenë të kujdesshëm nëse merrni thirrje ose mesazhe të dyshimta që kërkojnë të dhëna të ndjeshme.

Continue Reading

Teknologji

Lufta tregtare e Trump thuhet se i kushtoi GM mbi 1 miliard dollarë

Published

on

General Motors ka bërë të ditur se tarifat e vendosura nga administrata e Donald Trump i kanë shkaktuar një kosto prej 1.1 miliard dollarësh vetëm në tremujorin e dytë.

Kompania pret që deri në fund të vitit, tarifat të arrijnë një kosto totale prej 4 deri në 5 miliardë dollarësh.

Pavarësisht kësaj, GM regjistroi të ardhura prej 47.1 miliardë dollarësh e fitim operacional prej 3 miliardë. Kjo rënie e fitimit lidhet me ndikimin e tarifave.

Në SHBA, kompania përfitoi nga shitjet e larta të kamionëve dhe makinave crossover, si dhe nga një rritje prej 111% e shitjeve të automjeteve elektrike.

Chevrolet doli si marka e dytë më e shitur për EV në vend, falë suksesit të Equinox EV.

Continue Reading

Teknologji

Viber ka shtuar një funksion të ri të dobishëm

Published

on

Vera është koha perfekte për njohje të reja dhe takime romantike, dhe falë aplikacionit Viber Dating, përdoruesit tani mund të eksplorojnë botën e takimeve me privatësi dhe kontroll maksimal.

Viber Dating e vendos sigurinë e përdoruesve si përparësi kryesore. Regjistrimi bëhet përmes numrit, por ai mbetet i padukshëm për përdoruesit tjerë. Profili në Viber Dating është i ndarë nga llogaria kryesore e Viberit, duke garantuar diskrecion dhe mbrojtje nga sy kureshtar të mjedisit të përditshëm.

Një nga funksionet më të pëlqyera në Serbi është opsioni për të fshehur profilin nga kontaktet, përdoruesi e fsheh profilin nga dhjetë persona, që është mbi mesataren globale. Funksioni i ri “Fshi të gjithë kontaktet” u lejon me një klik të vetëm ta bëjnë profilin e tyre të padukshëm për të gjithë kontaktet ekzistuese.

Opsioni “Fshi bisedat dhe grupet” ofron shtresë shtesë kontrolli, duke e fshehur profilin edhe nga grupet dhe individët që nuk janë në listën e kontakteve.

Për të parandaluar abuzimet dhe takimet me profile të rreme, Viber Dating përdor moderimin e fotografive të fytyrës – profilet pa një foto të qartë fytyre do të shënohen. Së shpejti priten edhe funksione shtesë sigurie, të cilat do ta bëjnë përvojën edhe më të sigurt.

Për ata që duan pauzë, është në dispozicion edhe funksioni për pezullimin e llogarisë, i cili u mundëson përdoruesve të ndalojnë përkohësisht kërkimin për lidhje të reja, ndërsa ruajnë të gjitha bisedat ekzistuese.

Funksionet bazë të aplikacionit janë falas, dhe për ata që dëshirojnë më shumë, është në dispozicion edhe Viber Dating Premium, me përfitime shtesë si qasja në listën e përdoruesve që i kanë pëlqyer, më shumë opsione MegaLike dhe Boost shtesë çdo muaj.

Së shpejti do të vijë edhe shpërblimi për besnikëri – përdoruesit që do të jenë aktivë për shtatë ditë me radhë do të fitojnë funksione premium falas, si MegaLike ose Boost.

Continue Reading

Teknologji

Përdoruesit e ChatGPT dërgojnë 2.5 miliardë kërkesa në ditë

Published

on

ChatGPT merr 2.5 miliardë kërkesa nga përdoruesit globalë çdo ditë, tha OpenAI.

Rreth 330 milionë prej tyre vijnë nga përdorues në SHBA, shkruajnë mediat e huaja. Shifrat tregojnë se sa i kudondodhur bëhet produkti kryesor i OpenAI.

Kompania mëmë e Google, Alphabet, nuk publikon të dhëna të përditshme kërkimi, por kohët e fundit zbuloi se Google merr 5 trilionë kërkesa në vit, që mesatarisht është pak më pak se 14 miliardë kërkime ditore. Hulumtuesit e pavarur kanë gjetur trende të ngjashme.

Neil Patel i NP Digital vlerëson se Google merr 13.7 miliardë kërkime çdo ditë, ndërsa hulumtimi nga SparkToro dhe Datos – dy kompani të marketingut dixhital – vlerëson se shifra është rreth 16.4 miliardë në ditë.

Megjithatë, ChatGPT ka treguar një rritje mbresëlënëse të shpejtë. Në dhjetor, CEO i OpenAI, Sam Altman, tha se përdoruesit dërgojnë mbi 1 miliard kërkesa në ChatGPT çdo ditë. Sipas fjalëve të Altman, vëllimi i kërkimit të kompanisë është më shumë se dyfishuar në rreth tetë muaj.

Continue Reading

Të kërkuara