Lajmet

Rezistenca ndaj mikrobeve po shkakton më shumë raste të rënda se malaria

Studimi i fundit tani tregon shkallën aktuale të këtij problemi globalisht dhe dëmin që po shkakton.

Published

on

Rezistenca ndaj mikrobeve është një problem që po përhapet me shpejtësi gjatë viteve të fundit.

Një problem që shumë njerëz nuk janë në dijeni që po ndodh pasi ka veprim thuajse të padukshëm.

Në një studim të fundit publikuar në revistën lancet tregon se vdekjet nga ky shkak kanë arritur shifrën 4.95 milionë në vitin 2019.

Një shifër më e madhe se të gjithë përsonat që humbën jetën nga HIV/AIDS dhe malaria së bashku po atë vit.

Përse ndodh kjo?

Rezistenca antimikobiale ndodh kur mikrobet që shkaktojnë infeksione në trup të tilla si bakteret, viruset ose kërpudhat evoluojnë, duke u bërë kështu rezistente ndaj ilaçeve të krijuara për t’i vrarë ato.

Shpesh mund të keni dëgjuar për rezistencën ndaj antibiotikëve dhe kjo është pikërisht ajo çfarë ndodh edhe në këtë rast.

Gjetjet nga studimi i publikuar në revistën Lancet tregojnë qartë se rezistenca antimikrobike po përparon më shpejt. Kjo është shqetësuese, pasi tregon se funskioni i antibiotikëve në trupin e njerëzve po shteron.

Problemi në fakt ka nisur që në vitin 1928 kur u zbulua penicilina dhe ekspozimi ndaj saj është i vazhdueshëm. Në disa raste, këto mikrobe janë rezistente edhe ndaj shumë ilaçeve të ndryshme.

Ky studim tani tregon shkallën aktuale të këtij problemi globalisht dhe dëmin që po shkakton. Studimi përfshin 204 vende përreth botës me 471 milionë persona duke duke mbajtur të dhëna për shkaqet e vdekjeve.

Rezistenca ndaj mikrobeve ishte 4.95 milionë vdekje ndërsa HIV ka shkaktuar 860.000 mijë vdekje dhe malaria 640.000 vdekje.

Një problem global!

Ka rreth 23 baktere të ndryshme të marra në studim dhe vetëm 6 prej tyre treguan se ishin më rezistente ndaj ilaceve. Këto baktere ishin rezistente ndaj ilaçeve më të zakonshme që përdoren për sëmundjet inflamatore. Këto përfshijnë beta-laktamat dhe fluorokinolonet, të cilat zakonisht përshkruhen për shumë infeksione, të tilla si infeksionet e traktit urinar, të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, të kockave dhe nyjeve./AgroWeb.org

Lajmet

​Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Published

on

Interi është gati të dërgojë një ofertë të përmirësuar për yllin e Atalantës, Ademola Lookman, i vlerësuar me 50 milionë euro nga klubi bergamask raporton La Gazzetta dello Sport

Bisedimet midis dy klubeve pritet të vazhdojnë sot, pasi Interi ka arritur tashmë një marrëveshje për kushtet personale me fituesin e fundit afrikan të Topit të Artë.

Sipas burimeve të Gazzetta-s, Interi ka paraqitur një ofertë në formë huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa Atalanta këmbëngul për një transferim të përhershëm për shumën e plotë.

Megjithëse raportohet se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 45 milionë euro duke përfshirë bonuset, Interi ende nuk ka bërë një ofertë të re konkrete për sulmuesin 27-vjeçar.

Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të mëhershme, nuk ka pasur kontakte të fundit nga Napoli për Lookmanin.

Burime të afërta me situatën konfirmojnë për Football Italia se interesimi i fundit i Napolit daton që nga qershori, dhe nuk ka pasur zhvillime të reja që atëherë. Lookman, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Atalantës dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit, shihet si një përforcim kyç nga zikaltrit në merkato.

Continue Reading

Lajmet

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes Serbisë, duke paralajmëruar për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. 

Ka indikacione për ndalime të pajustifikuara. Prandaj i ftojmë qytetarët për maturi dhe të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë,” tha Kurti.

Ai u shpreh i shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve serbe dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim të qartë ndaj, siç i quajti ai, kërcënimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Kurtit, Beogradi po dëshmon mungesë të vullnetit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

E ftojmë BE-në të reagojë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim, por përkundrazi, po intensifikon sjelljet kërcënuese,” shtoi ai.

Kurti theksoi se përballë një klime të tillë të pasigurisë, qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë maturi dhe kujdes maksimal në lidhje me udhëtimet e tyre drejt apo përmes Serbisë.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para mediave dha disa detaje për takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj për mundësitë e bashkëqeverisjes mes dy partive.

Në konferencë për media, Kurti tha se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim. Unë si kryetar i partisë fituese, kam shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë. Kur këto bisedime të mbyllën me rezultatin final mund të flasim për të”, tha Kurti.

Deri tani të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

Continue Reading

Lajmet

Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me arrestimin e Igor Popoviqit, i cili u ndalua për shkak të deklaratave ku e cilësonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “organizatë terroriste”.

Në deklaratë për media, Kurti theksoi se Kosova është shtet demokratik dhe ligjor, ku sundimi i ligjit zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim etnie, pozite apo përkatësie politike.

Kosova është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara dhe zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë apo ndikimit politik,” tha Kurti.

Ai shtoi se rasti i Igor Popoviq, i cili është arrestuar për veprën penale të nxitjes së përçarjes apo mosdurimit etnik, po trajtohet nga institucionet e drejtësisë me profesionalizëm dhe në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit të bëra më 20 korrik, Kurti i cilësoi ato si “kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme”, duke theksuar se ato nuk janë thjesht qëndrime individuale, por përfaqësojnë politikë shtetërore të Beogradit.

Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxit tensione dhe përhap gjuhën e urrejtjes. Duke sulmuar vlerën më të shenjtë të shqiptarëve, që është UÇK-ja, ata provokojnë dhe nxisin përplasje,” shtoi Kurti.

Kryeministri përfundoi duke theksuar se deklaratat e tilla përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Continue Reading

Të kërkuara