Lajmet

“Big picture thinking”, një mënyrë për të pasur sukses në punë

Zhvillimi i kësaj vetëdije është më i thjeshtë se sa mund të duket.

Published

on

Njerëzit e suksesshëm janë në gjendje të shohin “big picture” (tablonë e plotë). Ata e dinë mënyrën më të mirë për të pasur ndikim – tek ekipi i tyre, te kompania për të cilën punojnë, madje edhe në botë.

Zhvillimi i kësaj vetëdije është më i thjeshtë se sa mund të duket. Sipas disa drejtuesve dhe ekspertëve, çështja lidhet me një pyetje themelore, së cilës çdo profesionist ambicioz duhet të jetë në gjendje t’i japë përgjigje: Cili është qëllimi i kompanisë sime?

Dhe, pyetja që vjen më pas, është: në ç’mënyrë, puna ime ndihmon në arritjen e këtij qëllimi? Pasi ta keni të qartë raportin mes këtyre dy gjërave, do të jeni një aset me vlerë më të madhe për sipërmarrjen dhe për të gjithë sektorin.

Nëse kuptoni arsyen e ekzistencës së punës suaj do të bëheni punonjës më i mirë

Nuk ka rëndësi nëse punoni në sektorin e shitjeve, rekrutimit apo çfarëdo lloj gjëje. Sipas Martha Delehanty, zëvendëspresidente në “Verizon”, përgjegjëse për menaxhimin e personelit, duke ditur me saktësi arsyen se pse duhet të shkoni në punë, çdo ditë, do t’ju motivojë të jeni më produktivë. Ky është një fenomen me të cilin ajo është përballur duke punuar, prej më shumë se 20 vjetësh, në drejtimin e Burimeve Njerëzore në kompaninë “Verizon”.

“Gjetja e një arsyeje se pse ekziston kompania dhe mënyrës se si ajo gjeneron fitime – dhe të pasurit e ideve të qarta mbi këtë çështje – është ndoshta një nga fshehtat më të mëdha të suksesit”, tha Delehanty.

Vëzhgimi i saj mbështetet nga kërkime të ndryshme shkencore. Një studim i kryer nga Harvard Business School (HBS) në vitin 2014 gjeti se punonjësit e mensave në universitete u shërbenin studentëve më shpejt – dhe studentët mbeteshin më të kënaqur – kur studentët dhe punonjësit e shihnin përballë njëri – tjetrin, krahasuar me rastet kur ata nuk ishin në kontakt me njëri – tjetrin.

Një tjetër kërkim i Universitetit të Michigan, në vitin 2007, gjeti se operatorët e call center të Universitetit bënin më shumë kur kishin mundësi të njihnin përfituesit e bursave të studimit, për të cilët po përpiqeshin të mblidhnin fonde. Në të dyja rastet, punonjësit dukeshin më të motivuar për të parë rezultatet e prekshme të përpjekjeve të tyre.

Një ndër autorët e studimit mbi punonjësit e mensës shpjegoi për Harvard Business Review:

“Mendoni për një punë në zyrë, ku shefi juaj ndodhet një kat më poshtë dhe ju duhet të shfletoni dokumente gjatë gjithë ditës, larg klientit” – tha profesori i HBS, Ryan Buell. “Nëse në një moment do të shihnit se kush përfiton nga puna juaj, ndjesitë tuaja në lidhje me atë punë mund të ndryshojnë”. Kuptimi i qëllimit të detyrave që kryeni çdo ditë mund t’ju ndihmojë të keni sukses në punën tuaj, në afat të gjatë.

Neil Irwin, korrespondent i New York Times, i specializuar në ekonomi dhe autor i How to Win in a Winner-Take-All World, tha për Business Insider se kuptimi i rolit të punës suaj mund t’ju japë mundësi të “shihni atë çfarë është pas cepit”. Më specifikisht, ju ndihmon t’u përgjigjeni pyetjeve si: Ku krijohet puna juaj? Cilat pjesë të kompanisë po e zhvillojnë atë? Cilat aktivitete mund të automatizohen apo t’u nënshtrohen presioneve të reja konkurruese? Pasi ta keni të qartë mënyrën se si kompania dhe i gjithë sektori po evoluojnë – sipas Irwin, do të kuptoni se çfarë aftësish duhet të mësoni për të ecur me hapin e kohës.

Kuptoni, para së gjithash, marrëdhënien mes punës suaj dhe asaj të drejtuesit tuaj

Për të kuptuar lidhjen mes punës suaj dhe qëllimit të kompanisë ku punoni, niseni me një hap të vogël. Hapi i parë është të kuptoni marrëdhënien mes punës që bëni dhe asaj të drejtuesit tuaj.

Lea McLeod këshillon në faqen “The Muse” se si t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje: Cila është gjëja ndaj së cilës shefi juaj është më shumë i interesuar? Mund të jetë numri i orëve që duhet t’ju paguajë apo ndoshta numri i klientëve të rinj. Cilado që të jetë përgjigjja, sipas McLeod mund t’ju ndihmojë “të shihni me saktësi rolin tuaj dhe atë të ekipit tuaj brenda tablosë së plotë”.

Mënyra më e mirë për të marrë këtë informacion është e thjeshtë: kërkojini drejtpërdrejt drejtuesit tuaj se cilat janë përparësitë e tij. Ish-punonjësja e Google dhe ish-drejtuese në Facebook, Libby Leffer, këshillon punonjësit e rinj që të verifikojnë nëse objektivat e tyre janë në linjë me ato të drejtuesve.

“Këto janë gjërat që, sipas mendimit tim, duhet të përqendrohemi në muajt e ardhshëm. A janë në përputhje me pritshmëritë mbi drejtimin se ku duhet të shkojmë?”. Ish-drejtuesi i Burimeve Njerëzore në Google, Justin Angsuwat, ka thënë kohë më parë për Business Insider se “mënyra më e mirë për t’i bërë përshtypje drejtuesit tuaj është t’i tregoni se jeni në gjendje t’u jepni përparësi gjërave që kanë më shumë rëndësi dhe t’i shndërroni në veprim në mënyrën e duhur”.

Përtej pagës dhe përfitimeve – thotë drejtuesja e Burimeve Njerëzore në “Verizon”, Delehanty – perceptimi se “puna ime është e lidhur me diçka më të madhe se unë” përbën sot “një pjesë më të madhe të employee value proposition”. Morali i gjithë kësaj është: kuptoni se cila është lidhja juaj me misionin e kompanisë dhe jo vetëm që do të bëni më shumë, por do të ndiheni edhe më të përfshirë”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara