Published
4 years agoon
By
Betim GashiRezulton se kombinimi i xhenxhefilit me mjaltë ka veti shëruese për trupin tonë. Ky është gjithashtu edhe kombinimi më efikas që mund të bëni me xhenxherfilin. Përmbjatja e lartë e antioksidantëve që gjenden tek këto dy përbërës ka një ndikim pozitiv në trupin e njeriut.
Në fakt, xhenxhefili nuk është vetëm në gjendje të lehtësojë simptomat e ftohjes, por ka aftësi të ndihmojë trupin të luftojë bakteret e dëmshme. Ai mund të ndihmojë duke zvogëluar gazrat në stomak,duke ulur presionin e gjakut e shumë më shumë se kaq. Për më shumë njohuri, kemi renditur më poshtë disa nga përfitimet shëndetësore që do të keni nëse e konsumoni rregullisht këtë çaj të mrekullueshëm.
Trajton simptomat e gripit
Ky kombinim zbut me efikasitet simptomat e gripit si teshtima, sytë e lotuar dhe bllokimi i hundëve. Konsumojeni këtë çaj para se të dilni nga shtëpia ose përpara aktiviteteve fizike. Kështu do të ndiheni më mirë dhe do të keni një mbrojtje shtesë. Ky kombinim mund të konsumohet edhe nga gratë shtatëzanë për të shmangur të përzierat dhe të vjellat.
Largon krimbat e zorrëve tek fëmiijët
Krimbat e zorrëve janë një sëmundje e zakonshme tek fëmijët. Por nëse nuk trajtohet seriozisht, kjo sëmundje mund të shkaktojë probleme serioze. Zakonish zgjidhja për këtë problem janë ilaçet, por nëse preferoni një mënyrë më të shëndetshme, mund të provoni çajin me xhenxherfil dhe mjaltë. Krimbat në trup do të dalin menjëherë përmes jashtëqitjes, nëse ky çaj pihet rregullisht 2 herë në ditë. Në më pak se një javë, krimbat nuk do të shfaqen më.
Ilaç kundër dhimbjeve
Kombinimi i xhenxhefilit dhe mjaltit njihet si një qetësues natyral. Ai ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe ënjtjeve për shkak të antioksidantëve të lartë që ky çaj përmban. Përgatitja është e thjeshtë, lajeni mirë xhenxherfilin dhe grijeni. Në një enë më ujë, shtoni xhenxherfilin e grirë dhe lëreni derisa të ziejë. Më pas largoni xhenxherfilin nga uji dhe shtoni pak mjaltë. Shërbejeni në filxhanë dhe konsumojeni atë të ngrohtë.
Ndihmon Zemrën
Studimet, tregojnë se mjalti dhe xhenxhefili janë të mirë për shëndetin e zemrës. Xhenxhefili është provuar të jetë shumë i dobishëm në parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe zvogëlimin e kolesterolit. Kjo ndihmon në luftimin e sëmundjeve të zemrës ose bllokimin e enëve të gjakut. Gjithashtu ky çaj është në gjendje të lehtësojë tensionin vaskular, të ulë presionin e gjakut dhe të zvogëlojnë mundësinë e prekjes nga ateroskleroza, sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.
Një mënyrë më e mirë për të forcuar sistemin imunitar
Nëse çdo ditë konsumoni një filxhan çaj me xhenxhefil dhe mjaltë, të shoqëruar me pak limon, mund të forconi sistemin imunitar. Limoni është i pasur me vitaminë C dhe është në gjendje të parandalojë ftohjen, kurse xhenxhefili dhe mjalti veprojnë kundër viruseve./AgroWeb
You may like
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
1 day agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
2 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
Kriteret dhe përbërja e kandidatëve për deputetë në Kosovë
Supremja konfirmon se pensionet nuk mund të suspendohen nga akte nënligjore
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar
Osmani në takim me Costa: Mirëpresim heqjen e pjesshme të masave të BE-së, synojmë largimin e plotë të tyre
Ambasadori britanik takohet me Kurtin, diskutojnë për zgjedhjet
Ambasadori britanik vlerëson rolin e Gjykatës Supreme në garantimin e mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore
Të premten do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë në “Breg të Diellit”
Gjykata pranon dëshminë e dhënë më herët të Antonijeviqit në rastin Banjska, aprovohet dëshmitar i ri i mbrojtjes
Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
