Lajmet

​Fatmir Humolli dëshmon në rastin Mustafa, mbrojtja thotë se Prokuroria ua ka marrë dëshmitarin

Humolli është dëshmitar nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar.

Published

on

Pranë Dhomave të Specializuara, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli sot do të japë dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Humolli është dëshmitar nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar. Por para se të ishte në sallë dëshmitari Humolli, pati kundërshtime nga mbrojtja dhe ZPS-ja për këtë dëshmitar, pasi që deputeti i LVV-së ishte në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe tani edhe të Prokurorisë.

Seanca nisi me pakënaqësi nga avokati mbrojtës i Mustafës, Julius Von Bone i cili konsideroi se nuk pajtohet që Humolli të dëshmitar edhe nga mbrojtja por edhe nga ZPS-ja. Ai tha se Prokuroria ua ka marrë dëshmitarin.

“Dëshmitari në prill të vitit që shkoi është paraqitur nga ekipi mbrojtës si dëshmitar mbrojtës dhe pikë së pari nuk na pëlqen sjellja e prokurorisë në kuptimin që ia ka marrë dëshmitarin mbrojtjes nuk na pëlqen as kjo lloj sjellje nuk është sjellje e mirë dhe nuk kemi dhënë pëlqim për këtë, prandaj do të donim shumë të dinim duke qenë se po afrojnë afatet cila do të jetë pasoja e kësaj për çdo angazhim në të ardhmen sepse ne parashikojmë se ekziston mundësia që kjo mund të ndodh sërish dhe do donim të dinim me çfarë këndvështrimi mban trupi gjykues për këtë çështje. Mbrojtja e ka intervistuar zotërinë Humolli nga fillimi apo fundi i marsit në viti 2021.Nuk është mirë nga ana e prokurorisë të na e marr dëshmitarin mbrojtës dhe ta fus në listën e dëshmitarëve të prokurorisë, Humolli mbetet si dëshmitar në listën tonë të mbrojtjes”, theksoi ai.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia u shpreh se gjykata është e njoftuar se Fatmir Humolli është dëshmitarë edhe i Prokurorisë por edhe i mbrojtjes.

“Ne jemi në dijeni që ky ishte dëshmitar i mbrojtjes dhe vazhdon të jetë dëshmitar i mbrojtjes, nuk do të doja të thosha më shumë për këtë do e shtyja këtë diskutim”, tha ajo.

Prokurori Cezary Mihailzcuklidhur me këtë tha se edhe Prokurorisë por edhe palës mbrojtëse do t’i jepet mundësia të nxjerrin dëshmitë që kanë lidhje me prova.

“Të dyja palëve do t’iu jepet mundësia që të nxjerrin dëshmi që kanë lidhje me provat që ata dëshirojnë të paraqesin ne sa i takon aspekteve procedurale se si ta trajtojmë këtë dëshmitar mund të propozonim një zgjidhje që ndoshta do të mund ta marrin në konsideratë. Sot zotëri, Fatmir Humolli paraqitet si dëshmitar i ZPS-së, ne mund t’i bëjmë pyetjet që e kemi thirrur pastaj mbrojtja mund të mos ketë asnjë kufizim kohor sa i takon kunëpyetjeve sa i takon kësaj, pastaj mbrojtja mund të mos jetë në gjendje të nxjerrë provat që dëshiron t’i paraqes por ne si Prokurori nuk do të ishim kundër pyetjeve orientuese që mund t’ia bëjë mbrojtja”, tha ai.

Më pas avokati mbrojtës, Bone u shpreh se si trup mbrojtës i të akuzuarit, Sali Mustafa nuk e pëlqejnë këtë veprim të ZPS-së.

“Edhe kohëve të fundit kur prokuroria kërkoi mbrojtjes pëlqim për të intervistuar dëshmitarin e mbrojtjes ne e pyetëm ZPS-në se për çfarë donin ta bënin këto dhe nuk na dhanë sqarim për këtë çështje, sa më takon mua nuk ka sqarim për këtë çështje nuk do ta japim pëlqimin tonë e megjithatë prokuroria as nuk e pati problem dhe mbrojtja ka zbuluar se ata vazhduan dhe ne besojmë që nuk është kjo mënyra se si duhet të sillet dhe nuk na pëlqeu aspak kjo gjë”, tha ai.

Fillimi i seancës së sotme në gjykimin për krime lufte ndaj Salih Mustafës ka nisur me vonesë.

Aktakuza ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është konfirmuar më 12 qershor 2020.

Lajmet

Numërohen 100% e votave të rregullta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën.

Seanca ka të bëjë me “propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026”.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një vajzë dhe një i mitur në Fushë Kosovë

Published

on

By

Dy raste të zhdukjes janë raportuar nga Policia e Kosovës. Njëri nga rastet është një ku një vajzë është zhdukur në Fushë Kosovë mbrëmjen e 26 dhjetor, ndërsa rasti tjetër po ashtu në Fushë Kosovë por që bëhet fjalë për një të mitur.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër është në “Më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”.

Continue Reading

Lajmet

Kallas thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Published

on

By

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe është shprehur se mirëpret angazhimin me autoritetet zyrtare të Prishtinës.

Kallas ka konfirmuar se Bashkimi Evropian po ecën drejt heqjes së masave ndaj Kosovës. Në këtë kuadër, ajo ka përsëritur se 216 milionë euro ndihmë financiare janë lëshuar tashmë pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale, ndërsa synohet lirimi i 205 milionë eurove shtesë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në deklaratën e lëshuar pas ditës së zgjedhjeve në vend, Kallas ka porositur se Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet për reformat shumë të nevojshme që lidhen me Bashkimin Evropian. Ajo ka vlerësuar se procesi zgjedhor tregoi një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike.

Thirrje të veçantë, Kallas i ka bërë përbërjes së re të Kuvendit që, menjëherë pas formimit, të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes.

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument me afat të kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë që ofron ky plan, në dobi të popullsisë së saj”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ajo gjithashtu ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet e vetmja rrugë që të dyja palët të avancojnë në proceset e tyre evropiane.

“Presim që të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Dialogut, të zbatohen pa vonesa dhe pa parakushte të tjera”, ka nënvizuar Kallas, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të organizuar një takim në nivelin më të lartë politik sapo kushtet ta lejojnë një gjë të tillë, shkruan në rtklive transmetuesi publik.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave, e pasuar nga PDK me 21.01% dhe LDK me 13.59%, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtyre rezultateve ka marr 5.68% të elektoratit.

Continue Reading

Të kërkuara