Lajmet

Cila është dieta më e mirë për ju bazuar në moshën që keni

Organizmi nuk është i njëjtë dhe sigurisht një dietë e cila është e mirë për dikë, nuk është e mirë për dikë tjetër.

Published

on

Miti më i madh që shumica e njerëzve vazhdojnë e besojnë, është se diçka e quajtur “dieta e përsosur” ekziston!

Organizmi nuk është i njëjtë dhe sigurisht një dietë e cila është e mirë për dikë, nuk është e mirë për dikë tjetër. Sidoqoftë në varësi të moshës suaj ekzistojnë disa grup ushqimesh që duhet t’i shmangni dhe disa të tjera që duhet t’i përfshini në dietën tuaj ditore për të qenë gjithnjë në formë dhe të shëndetshëm.

Në vitet e adoleshencës

Në këtë fazë, trupi juaj po rritet dhe zhvillohet, për këtë arsye keni nevojë për shumë lëndë ushqyese. Kjo gjithashtu ndodh që të jetë koha kur njerëzit fillojnë të mos hanë mëngjes dhe të kenë një dietë kryesisht të përbërë nga ushqim Fast-Food, gjë që është e gabuar.

Nëse jeni në këtë grupmoshë, bëjeni zakon të hani mëngjes çdo ditë. Ju nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimet tuaja të preferuara, por konsideroni të zvogëloni sasinë. Përfshini kalcium, proteina dhe ushqime të pasura me hekur në dietën tuaj.

Kur jeni në të njëzetat tuaja

Kos në vend të akullores dhe konsumoni pulë në vend të mishit të kuq. Përfshini ushqime të pasura me yndyrna omega-3 dhe acid folik në dietën tuaj, si zarzavate me gjethe, bukë, makarona, arra, salmon dhe farat chia.

Kur jeni tek të tridhjetat tuaja 

Për të mbështetur ndryshimet trupore që ndodhin gjatë kësaj moshe, përfshini ushqime që ndërtojnë muskuj dhe i bëjnë kockat më të forta në dietën tuaj. Artikujt e pasur me proteina si vezët, farat, arrat, produktet e sojës, gjoksi i pulës dhe kinoa janë miqtë tuaj. Qumështi dhe kodi janë thelbësore për forcimin e kockave por nëse është e nevojshme, merrni parasysh marrjen e shtojcave të kalciumit dhe proteinave.

Kur jeni tek të dyzetat tuaja 

Për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak dhe për të rritur metabolizmin tuaj, në këtë fazë, sigurohuni që të përfshini fibra në dietën tuaj. Ushqimet e tjera që mund të konsumoni janë sanduiçe të shëndetshme shtëpiake, produkte qumështi pa yndyrë, ton, fruta dhe perime (sidomos brokoli). Në çdo vakt, sigurohuni që të përfshini proteina.

Kur jeni tek të pesëdhjetat tuaja 

Me kalimin e moshës, niveli ynë i metabolizmit zvogëlohet dhe prandaj këshillohet të konsumoni ushqime që trupat tanë mund t’i tresin lehtësisht.  Kur jeni në të 50-tat, duhet të ndërroni qumështin me qumështin e bajames dhe drithërat tuaja të rregullta me lloje që nuk janë të shijshme dhe me sheqer. Në vend të kësaj mund t’i shtoni mjaltë. Për të zvogëluar shenjat e plakjes, hani avokado, brokoli, boronica, arra dhe spinaq. Mollët mund t’ju ndihmojnë të ulni kolesterolin dhe të luftoni diabetin.

Kur jeni 60 +

Kur jeni në këtë fazë, sigurohuni të përfshini 5 porcione perimesh dhe 2 porcione frutash në dietën tuaj çdo ditë. Konsumoni artikuj të pasur me hekur si spinaqi, thjerrëzat dhe fasulet. Sojet dhe zarzavatet me gjethe do t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm gjithashtu. Përveç këtyre, duhet të ulni sasinë e kripës që merrni. Pini shumë ujë dhe shmangni ëmbëlsirat me sa të mundeni!/neps.al 

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara