

Published
4 years agoon
By
Betim GashiNjë ndër kërcënimet më serioze të shëndetit është pa dyshim presioni i lartë i gjakut. Kjo gjendje mund t’i sjellë trupit një sërë sëmundjesh dhe efektesh anësore shumë shqetësuese. Zhvillohet kur muret e arterieve të mëdha humbasin elasticitetin e tyre dhe ngurtësohen apo kur enët e gjakut ngushtohen. Niveli i vdekshmërisë nga sëmundje të cilat shkaktohen prej hipertensionit është rritur.
Kjo përkthehet me 36% të grupmoshave nga mosha 25 vjeç e sipër ku burrat janë më të prekurit. Ndër shkaktarët kryesorë në majën e listës, renditet stili i jetesës dhe kryesisht e ngrëna jo e shëndetshme. Në këtë artikull ju shpjegojmë disa nga këshillat më të mira për ta trajtuar këtë gjendje pa përdorur mediakamente.
Si të Ulni Presionin e Lartë të Gjakut
Duke qënë se ky problem shfaqet veçanërisht nga stili i jetesës, ndryshimet e para sigurisht që do të fillojnë nga aty. Sipas këshillave të ISHP, vetëm me gjashtë hapa të thjeshtë mund të arrini ta shmangni dhe përmirësoni këtë problem.
Kontrolloni Peshën
Mbajtja e peshës së duhur është gjithnjë thelbësore për parandalimin e hipertensionit. Ekspertët thonë se 50% – 90% e presionit të lartë të gjakut mund të evitohet me një stil të shëndetshëm jetese. Mbipesha rrit ndjeshëm presionin e lartë të gjakut ndaj nëse jeni obezë duhet të dobësoheni të paktën 10% të masës tuaj trupore. Sa më shumë të dobësoheni aq më shumë do të bjerë presioni i lartë i gjakut duke evituar një sërë sëmundjesh të tjera.
Konsumoni më Pak Kripë
Reduktimi i sasisë së kripës që konsumoni çdo ditë është një tjetër element kyç në trajtimin e sëmundjes. Kjo pasi konsumimi i tepërt i kripës rrit presionin e gjakut. Ekspertët rekomandojnë produktet që kanë më pak se 0.25gr kripë për 100 gr.
Evitoni Alkoolin
Përveçse dëmton mëlçinë dhe zemrën, konsumimi i sasive të mëdha të alkolit mund të çojë edhe në shfaqjen e hipertensionit. Sipas ekspertëve personat që konsumojnë një gotë alkol në ditë, kanë 53% më shumë mundësi të preken nga hipertensioni. Mundohuni ta evitoni atë sa më shumë të jetë e mundur, pasi është një rrezik për shëndetin e të gjithë organizmit.
Konsumoni më Shumë Fruta dhe Perime
Nëse konsumoni 5 ose më shumë fruta dhe perime në ditë do të jeni larg zonës së rrezikut. Frutat dhe perimet janë ndër ndihmësit më të mirë për të ulur presionin e lartë të gjakut. Gjithnjë kini parasysh t’i zgjidhni ato të freskëta dhe të stinës.
Jini Aktivë
Aktiviteti fizik është zgjidhja për shumë sëmundje, ashtu edhe për presionin e lartë të gjakut. Mjekët rekomandojnë kryerjen e aktivitetit fizik çdo ditë, me të paktën 30 minuta ose 5 herë në javë. Kjo mënyrë do të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut në trupin tuaj, gjithashtu do të ulë edhe peshën e tepërt.
Këshillohuni Me Mjekun
Kontrollet periodike me mjekun janë thelbësore për të përballuar çdo sëmundje. Nëse merrni ilaçe apo kura të forta kundër hipertensionit, mos i ndërprisni ato asnjëherë pa u këshilluar me një specialist. Ndiqni pesë hapat e mësipërm në mënyrë që të reduktoni në mënyrë graduale presionin e gjakut tuaj dhe të evitoni ilaçet./AgroWeb
Shëndeti
Çaji i mollës ndihmon në shërimin e këtyre sëmundjeve
Published
9 minutes agoon
July 23, 2025By
UBT News
Ndoshta nuk kemi dëgjuar shpesh për të, por çaji i mollës është një nga më të mirët që ekziston. Molla, quhet “fruti i artë”, pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës.
Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Përmban flavonoidë që favorizojnë absorbimin e kalciumit duke parandaluar në këtë mënyrë osteoporozën dhe artritin.
Në mollë gjendet një përbërës i shkëlqyer si pektina që rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Çaji i mollës ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit pasi përmban veti antibakteriale dhe anti inflamatore. Nëse keni problem me kostipacionin keni gjetur pijen e duhur. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.
Pirja e rregullt e çajit të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit që kanë vuajtur nga verdhëza. Ndihmon po ashtu në ripërtëritjen e mëlçisë. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të përdoren të thara gjatë vitit.
Aktualitet
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
Published
2 hours agoon
July 23, 2025By
Driton Iseni
Në një kohë kur sfidat shëndetësore globale po intensifikohen dhe sistemet e kujdesit shëndetësor kërkojnë qasje të integruara dhe të qëndrueshme, UBT ka akredituar me sukses programin Bachelor në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore (180 ECTS). Ky program trevjeçar synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për të kontribuar në parandalimin, edukimin, planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve në shëndetin publik.
Program me përmbajtje unike dhe vlera praktike
Programi është konceptuar sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë dhe përqafon një qasje praktike dhe multidisiplinare. Përmbajtja përfshin lëndë bazë si epidemiologjia, higjiena, shëndeti mendor dhe riprodhues, si dhe module të avancuara si menaxhimi i emergjencave, analizat e sistemeve shëndetësore, teknologjitë e informacionit në shëndetësi, etika dhe promovimi i shëndetit.
Studentët përfitojnë nga një kombinim i balancuar mes ligjëratave teorike, punës praktike në laboratorët modernë të UBT-së, dhe praktikave profesionale në institucione partnere si: Poliklinika Universitare e UBT, Spitali Universitar UNITED, QKUK, si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Rëndësia për shëndetin publik në Kosovë
Kosova përballet me sfida të mëdha në fushën e shëndetit publik, nga sëmundjet infektive e kronike deri te përballja me emergjenca dhe fatkeqësi natyrore. Ky program synon të formojë profesionistë që do të jenë në vijën e parë të përmirësimit të kujdesit shëndetësor parësor, edukimit shëndetësor në komunitet dhe monitorimit të rreziqeve shëndetësore.
Mundësi të gjera punësimi dhe zhvillimi profesional
Të diplomuarit nga ky program do të jenë të përgatitur për punësim në:
- Qendrat e Shëndetit Publik në nivel komunal dhe qendror;
- Institucionet e kujdesit parësor dhe preventiv;
- Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet që monitorojnë faktorët e rrezikut;
- Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-të në fushën e shëndetit publik, si dhe në projekte të WHO, UNICEF, UNDP etj.;
- Qendrat e Promovimit të Shëndetit në shkolla, komunitete dhe institucione edukative.
Për më tepër, studentët kanë mundësi të vazhdojnë studimet në nivelin Master në Shëndet Publik dhe Menaxhim, Biokimi Klinike apo Shkenca Paramjekësore në UBT ose universitete ndërkombëtare.
Pse të zgjedhni UBT?
UBT është institucioni më i madh dhe më i ndërkombëtarizuar i arsimit të lartë në Kosovë, me mbi 12,500 studentë, 1,500 staf akademik dhe administrativ, si dhe bashkëpunim me mbi 500 universitete ndërkombëtare. Me një kampus modern mbi 15,000 m², laboratorë të teknologjisë së lartë, Poliklinikë Universitare me mbi 20 ambulanca funksionale dhe një Spital Universitar, UBT ofron kushte të avancuara për zhvillim profesional dhe akademik.
Përveç Shëndetit Publik, UBT ofron programe të akredituara në fusha të shumta të shkencave mjekësore, përfshirë: Farmacinë, Stomatologjinë, Radiologjinë dhe Biokiminë Mjekësore.
Shëndeti
Manaferrat janë të shkëlqyera për shëndetin dhe duhet t’i konsumojmë më shpesh
Published
3 hours agoon
July 23, 2025By
UBT News
Manaferrat kanë shumë vitamina që mund të mos i keni ditur.
Në artikullin në vazhdim do t’i kuptoni benefitet e konsumimit të tyre.
Anti-inflamatorë natyralë
Manaferrat janë të pasura me antioxidantë si anthocyanins, që ndihmojnë të neutralizojnë radikalët e lira në trup dhe reduktojnë inflamacionin e brendshëm.
Përforcim i sistemit imunitar
Ato kanë shumë vitaminë C, që mbështet imunitetin dhe formimin e kolagjenit për lëkurën dhe nyjet.
Shëndeti i zemrës
Me rreth 8 gram fibra për një filxhan, ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL dhe tensionit të gjakut.
Foshnje të forta dhe kocka të shëndetshme
Përmbajnë vitaminë K, magnez, kalcium dhe bakër, që të gjithë ndihmojnë për kocka më të forta.
Mbrojtje e trurit dhe përqendrimit
Anthocyaninat veprojnë për të zvogëluar stresin oksidativ në tru, duke ofruar mbrojtje kundër sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.
Shëndeti
Zbulohet antitrupi kundër alergjive ndaj polenit
Published
19 hours agoon
July 22, 2025By
UBT News
Përftohet një antitrup që nëse aplikohet me një spray, ndalon simptomat alergjike që nxiten nga polenet.
Antitrupi është eksperimentuar tashmë vetëm mbi kafshët dhe është specifik ndaj bimës së artemisës, që në Evropë është shkak i rreth 15% të alergjive.
Ndërkohë që në kontinentin tonë rreth 40% e popullsisë vuan nga alergjitë ndaj polenit dhe simptomat shkaktojnë një dëm financiar që përllogaritet në rreth 100 mln euro, duke përfshirë këtu humbjen e ditëve të shkollës dhe punës.
Mos u panikosni, kur ndryshimet në gjoks konsiderohen normale dhe kur duhet të shkoni menjëherë te mjeku
Studimi është publikuar në revistën Kufijtë e Imunologjisë, është hera e parë që një antitrup monoklonal projektohet për t’u aplikuar me metodën e spray-t nga hunda, dhe ka rezultuar i suksesshëm në mbrojtjen ndaj simptomave alergjike në rrugët e sipërme e të poshtme të frymëmarrjes.
Ky spray vepron në mënyrë lokale e mbi këtë bazë krijohen të tjerë, për ambrosian dhe barin, duke i hapur rrugën një gjenerate të re terapeutike të shpejtë, pa nevojën e ageve, e mbi të gjitha në bazë të ndjeshmërisë individuale ndaj alergjenëve.

Çaji i mollës ndihmon në shërimin e këtyre sëmundjeve

Vdes rokeri i famshëm Ozzy Osbourne në moshën 76 vjeç

Viber ka shtuar një funksion të ri të dobishëm

Më shumë se 100 agjenci ndihmash thonë se “uria masive” po përhapet në të gjithë Gazën

Afrika do të goditet rëndë nga shkurtimet në ndihmën e jashtme britanike

ASAP Rocky filmohet në një karrocë me rrota, truprojat e ndihmojnë të hipë në veturë

Raporti 24-Orësh i Policisë së Kosovës: Dhunë, armëmbajtje dhe raste të rënda në fokus

Dështon transferimi i Sanchos te gjiganti italian

BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore