Lajmet

Çerkini takohet me Bislimin: Qeveria duhet të zbusë dhimbjen e familjarëve

Çerkini tregoi se çka është diskutuar.

Published

on

Udhëheqësi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini gjatë ditës është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi. Pas deklaratës së tij se kryeministri Albin Kurti e ka përdorur çështjen e të pagjeturve për vota, ishte vënë në shënjestër të komenteve negative në rrjete sociale. Janë më shumë se dy dekada që kërkon eshtrat e djalit të tij dhe ai i bën thirrje qeverisë që të zbus këtë dhimbje të familjarëve. Çerkini tha se Bislimi i ka premtuar se kjo temë do të jetë prioritet.

Ai po kërkon drejtësi jo vetëm për djalin e tij, por edhe për mbi 1 mijë e 600 persona të tjerë që tash e më shumë se dy dekada nuk dihet fati i tyre. Për këtë thotë se kanë marrë premtime nga qeveria aktuale, por që nuk po shohin punë.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin dhe kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini tregon për KosovaPress se çfarë është diskutuar.

“Të gjithë ato brenga të cilat është dashur t’i them dhe bujë që kanë bërë kundër meje këto ditë ja kam thënë. Ai thotë me këto fjalë: ‘Baci Bajram, asnjëherë mos u ndal duke na kritikuar e ke porosinë edhe prej Albin Kurtit. Mos i ndal kritikat se kritikat e juaja na japin kurajë, na jepni fuqi që të shtyjmë procesin përpara’. Kështu jemi ndarë në këtë takim jashtëzakonisht mirë”, deklaron Çerkini.

Ai thotë se deklaratat e tij për Albin Kurtin janë keqkuptuar dhe se ekzekutivi duhet të shtyjë para dhimbjen e familjarëve të personave të pagjetur.

“Kemi plagë të pashërueshme, nuk ka kush që na i zbut sa qeveria. Qeveria duhet të punojë, e si të mos punojë na i përtërin më shumë plagën. Nuk dua të them fjalën e fundit. A besoni që na ka humbur durimi, a besoni që shpeshherë nuk mundemi t’i kontrollojë trurin kur flasim për familjarët të cilët qajnë. Me nënat të cilat qajnë në errësirë dhe thërrasin ‘eja djali im’. Do të thotë që ne gjithmonë me një ankth dhe me një plagë të pashërueshme. Kush mundet me na i zbut, përveç Qeveria e Kosovës. Mospuna e tyre na i pamundëson jetën përpara”, thekson ai.

Udhëheqësi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini po kërkon një plan-program nga qeveria sa i përket çështjes të të pagjeturve. Sipas tij, dialogu duhet të vazhdojë, ngase ka stagnuar tash e disa muaj. 

Bota

Protestë në Ukrainë, Zelensky nënshkruan projektligjin që dobëson agjencitë anti-korrupsion

Published

on

Agjencia e sigurisë së brendshme e Ukrainës arrestoi dy zyrtarë të NABU-së me dyshimin për lidhje me Rusinë dhe kontrolloi punonjës të tjerë të agjencisë për akuza të palidhura.

Mijëra ukrainas u mblodhën në Kiev dhe qytete të tjera të martën, duke i kërkuar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të vërteton ndaj legjislacionit që kritikët thonë se minon infrastrukturën antikorrupsion të vendit.

Protesta shënoi tubimin e parë të madh kundër qeverisë në më shumë se tre vjet të pushtimit të plotë të Rusisë.

Parlamenti i Ukrainës kishte miratuar një projektligj që shtrëngonte mbikëqyrjen e dy organeve kryesore antikorrupsion, Byrosë Kombëtare Antikorrupsion të Ukrainës (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Antikorrupsion (SAPO).

Kundërshtarët paralajmërojnë se masa mund të dobësojë pavarësinë e agjencive dhe të rrisë ndikimin politik mbi hetimet.

Pavarësisht protestave publike, Zelenskyy thuhet se e nënshkroi projektligjin të martën.

Continue Reading

Lajmet

​Formacionet e mundshme të miqësores Arsenal – Milan

Published

on

Pas ndeshjes së tyre të parë në shtëpi në Milanello kundër Milan Futuro, Rossonerët do të përballen me Arsenalin e Mikel Artetas në miqësoren e parë të Turneut të tyre Para-Sezoni 2025 në rajonin Azi-Paqësor.

Ndeshja kundër “Gunners” është pjesë e “Festivalit të Futbollit në Singapor”, i cili, përveç AC Milan dhe Arsenal, do të përfshijë edhe Newcastle.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

ARSENAL (4-3-3) : Raya; Lëndë drusore, Saliba, Gabriel, Calafiori; Odegaard, Zubimendi, Rajs; Saka, Havertz, Trossard.

MILAN (4-3-3) : Maignan; Saelemaekers, Tomori, Gabbia, Jimenez; Fofana, Ricci, Loftus-Cheek; Pulisic, Okafor, Leao.

 

Continue Reading

Lajmet

​Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur

Published

on

By

30 korriku është data e fundit që do të furnizojë me energji elektrike të gjithë konsumatorët që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Në një njoftim në Facebook thuhet se Korporata Energjetike e Kosovës, në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sipas Ligjit për Energjinë Elektrike si dhe Rregullës për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), nga data 1 qershor 2025 ka filluar furnizimin me energji elektrike si FMF, për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, e cila përfundon më 30 korrik 2025.

Ky furnizim është i përkohshëm dhe rrjedh nga detyrimet dhe të drejtat ligjore të përcaktuara me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Rregulloren për FMF dhe ka për qëllim të ofrojë kohë të mjaftueshme për konsumatorët që të gjejnë një furnizues afatgjatë të licencuar nga ZRRE”.

Duke bërë thirrje për kujdes, KEK thotë se pas datës 30 korrik 2025, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga FMF, pasi që pas këtij afati përfundon e drejta ligjore për furnizim.

KEK kërkon që sa më shpejt të kontaktojnë një furnizues të licencuar nga ZRRE dhe të nënshkruajnë një marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike, në mënyrë që të siguroheni që pas datës 30 korrik 2025 të mos ketë ndërprerje në furnizim.

Lista e furnizuesve të licencuar mund të gjendet në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj”.

Continue Reading

Lajmet

Deputetja e LVV-së: Jemi optimist për përgjigje pozitive nga Nisma

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, është shprehur optimiste në një përgjigje pozitive nga Nisma Socialdemokrate për koalicion qeverisës.

Ajo pas dështimit të 51-të të konstituimit të Kuvendit, tha se janë në pritje të Nisma-s, derisa shtoi se një gjë e tillë duhet të ndodh para datës 26 korrik, afat i paraparë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku obligon deputetët të konstituojnë legjislaturën e nëntë.

Ne po presim një përgjigje prej këtij subjekti politik. Jemi optimist se do të kemi një përgjigje pozitive të paktën deri në fund të kësaj jave, pasi po i afrohemi datës 26 korrik, kur edhe konsumohet 30-ditëshi në aktgjykimin e Kushtetueses. Një gjë e tillë duhet të ndodh para këtij afati sepse e kemi obligim dhe përgjegjësi secili prej deputetëve, pa marrë parasysh subjektet politike që të kontribuojë në konstatimin e Kuvendit”, theksoi ajo.

Krahas kësaj, deputetja Kryeziu kritikoi deputetët e partive që deri tani ishin në opozitë, siç tha për bllokimin e Kuvendit, rrjedhimisht edhe formimit të qeverisë së re.

Continue Reading

Të kërkuara