

Shëndeti
8 arsye të mira që të konsumoni tërshërë për mëngjes
Do të keni një lëkurë më të mirë dhe muskujt tuaj do të marrin më shumë proteina.
Published
4 years agoon
By
UBT newsMëngjesi ështe vakti më i rëndësishëm i ditës. Një opsion i mirë dhe i shpejtë për t’u konsumuar është edhe tërshëra, e cila ndihmon shumë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Tërshëra duhet të jetë e një cilësie të lartë, pa papastërti dhe grimca të huaja. Për të diversifikuar shijen e tërshërës, shtoni në përzierje fruta të freskëta, arra, kanellë, krem ose kos me pak yndyrë.
1.Do të keni një lëkurë më të mirë
Tërshëra është ideale për trajtimin e gjendjeve inflamatore, si ekzema ose acarimi dhe gjithashtu nxit lëkurën e shëndetshme. Karakteristikat unike të tërshërës rrjedhin nga prania e një larmi vitaminash dhe elementësh në përbërjen e saj. Zinku ndihmon në pastrimin e lëkurës, largimin e toksinave dhe komponimeve të tjera të dëmshme.
Ai gjithashtu ngushton në mënyrë efektive poret dhe ka një efekt rinovues. Hekuri është një nga elementët më të rëndësishëm për ushqimin dhe ngopjen e lagështirës në qelizat e lëkurës. Mangani heq ënjtjen dhe inflamacionin dhe gjithashtu promovon shërimin e shpejtë të lëkurës pas plagëve. Magnezi normalizon qarkullimin e gjakut dhe siguron një rinovim të dukshëm të qelizave të lëkurës.
2.Muskujt tuaj do të marrin më shumë proteina
Një racion ose rreth 8 lugë tërshërë, i jep trupit tuaj 15% të sasisë së rekomanduar ditore të proteinave. Mos harroni për vitaminën E, antioksidantët dhe glutaminën, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e fibrave të muskujve më shpejt.
3.Nivele të larta antioksidantësh
Tërshërët përmbajnë beta-glukan, e cila ul sheqerin në gjak. Efekti i tyre përmirësohet me praninë e vitaminës C. Nuk është plotësisht e rastësishme që mëngjesi shpesh kombinon lëngun e portokallit me tërshërën.
4.Do të jeni plot energji
Tërshëra është e pasur me karbohidrate dhe siguron më shumë energji për trupin. Rekomandohet të konsumoni një tërshërë pak të thatë, pasi do të ndjeheni të plotësuar për një kohë më të gjatë, duke shmangur nevojën për ushqime të tjera.
5.Do të humbni peshë
Konsumi i përditshëm i tërshërës ndihmon në përmirësimin e metabolizmit, përshpejtimin e humbjes së peshës. Mëngjesi i bazuar në tërshërë gjatë një periudhe të gjatë kohore na lejon të përmbahemi nga marrja e tepërt e kalorive. Karbohidratet e ngadalta të përfshira në të, na lejojnë të rregullojmë oreksin, ankthin dhe të ruajmë nivelin normal të sheqerit në gjak. Lëndët ushqyese në të jo vetëm që përshpejtojnë metabolizmin tonë, por gjithashtu parandalojnë akumulimin e yndyrnave dhe toksinave në trup dhe na “ruajnë” nga mbingrënia.
6.Kolesteroli do të ulet
Tërshëra përmban një fibër të quajtur beta-glukan, e cila ndihmon në uljen e kolesterolit në trup. Për shkak të acidit linoleik dhe fibrave të tretshme që përmban tërshëra, ndihmon në uljen e nivelit të triglicerideve dhe kolesterolit të keq në gjak. Këto lëndë ushqyese “pastrojnë” mbetjet e yndyrës nga muret e arterieve dhe mbrojnë trupin tonë nga zhvillimi i sëmundjeve serioze si ateroskleroza, sulmi në zemër dhe goditja.
7.Do të ulet rreziku i sëmundjeve në zemër
Tërshëra është e pasur me yndyrna të mira të shëndetshme që mbështesin qelizat e zemrës dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Falë antioksidantëve të pranishëm në tërshërë, probabiliteti i dëmtimit të mureve të enëve të gjakut nga radikalet e lira, zvogëlohet.
8.Do të çliroheni nga problemet me tretjen
Ekspertët rekomandojnë të hani fibra çdo ditë, diku tek 25 deri në 35 gram pasi kjo është ideale për tretje të mirë. Vetëm një pjesë e vogël e tërshërës përmban 1/5 të konsumit të rekomanduar ditor të fibrave.
Këto janë arsyet pse tërshëra është e përsosur për rutinën tuaj të përditshme!/neps.al
Shëndeti
Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë
Published
3 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Kilogramët e tepërt shtohen më lehtë me kalimin e viteve, por hiqen gjithnjë më vështirë – ja si të ruani linjat sipas moshës.
Është i rëndësishëm indeksi i masës trupore, raporti mes gjatësisë dhe peshës, ashtu si edhe ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik. Ajo që nutricionistët veçojnë është fakti se të gjithë jemi të ndryshëm, kemi ndërtim të ndryshëm dhe ajo që për dikë është ideale, për dikë tmund të jetë larg asaj që dëshiron.
Kilogramët mund të na tregojnë nëse jemi në formë të mirë apo duhet të kemi më shumë kujdes me ushqimin dhe mënyrën si jetojmë.
Edhe vetë kuptimi i peshës ideale ka ndryshuar me kalimin e kohës, veçanërisht në 20 vitet e fundit, sot pritet që të gjitha të jemi më të hollë se sa dikur ka qenë e dëshirueshme. Kjo vlen për më të moshuarat me kalimin e viteve humbet masa muskulore, duhet të ulet pesha dhe marrja ditore e kalorive.
Peshën e saktë mund ta përcaktojë një specialist, por e përdorim një truk të vogël. Nëse kyçi i dorës është i hollë, pesha duhet të jetë nën vlerën mesatare, nëse kyçi është mesatar, duhet të jetë në mes, nëse kyçi është i gjerë dhe keni trup atletik me shumë masë muskulore, pesha është në kufijtë e sipërm të normales.
18–25 vjeç: 61 kg
Vajzat në të njëzetat kanë metabolizëm të mirë, por nuk është keq të ushtrojnë, tre-katër herë në javë. Ideale janë ushtrimet kardio dhe aerobike, çiklizmi, ecja e shpejtë, noti. Pesha ideale, për ato më të holla në këto vite është 55 kg, për ato me trup mesatar 61 kg, për ato me trup më të plotë 67 kg. Këtë ideal e ruajnë me më shumë peshk e mish, disa produkte qumështi me yndyrë, drithëra integrale, fruta dhe perime. Lejohet edhe çokollata për të ëmbëlsuar veten.
25–40 vjeç: 62,5 kg
Gratë në të tridhjetat ngadalë ndiejnë se metabolizmi u ngadalësohet, kilogramët ngjiten më shpejt, por hiqen lehtë. Pesha ideale për gratë më të holla në këto vite është kur peshojnë 56,5 kg, ato me trup mesatar 62,5, ndërsa më të plota 68,5. Për ta ruajtur këtë linjë, ushqimi duhet të jetë i larmishëm, por duhet ngrënë më me masë dhe të zvogëlohet marrja e ushqimeve kalorike, produkteve të yndyrshme të qumështit dhe ëmbëlsirave.
40–50 vjeç: 64 kg
Kur hyjnë në të pesëdhjetat, gratë ulin marrjen e mishit të yndyrshëm e produkteve të qumështit me shumë yndyrë. Kilogramët ngjiten brenda natës e më vështirë hiqen se në të tridhjetat. Duhet të kenë kujdes me ushqimin që nga mosha 40 vjeç, sepse metabolizmi është i ngadalësuar, ndaj ushqimet ideale janë mishi pa yndyrë, peshku, produktet pa yndyrë të qumështit, fruta e perime të freskëta, ndërsa sa më pak bukë, makarona, patate, oriz. Gratë më të holla duhet të kenë në këto vite 58 kg, ato me trup mesatar 64 kg, ndërsa më të plota 70 kg. Për ta arritur këtë, do t’u ndihmojë joga dhe noti dy deri në tre herë në javë.
50–60 vjeç: 66 kg
Pas moshës 50 vjeç, shumica e grave janë në menopauzë. Hormonet dhe metabolizmi ngadalësohen, ndaj për të ruajtur linjat e dikurshme nevojiten 350 deri në 500 kalori më pak në ditë. Rekomandohen katër deri pesë vakte të vogla çdo ditë, duhet të ulet sasia e mishit dhe peshkut, ndërsa çdo ditë duhet të konsumohen mish pa yndyrë dhe peshk i kaltër. Të preferuara janë produktet e qumështit pa yndyrë, ndërsa buka, makarona, orizi dhe patatet vetëm dy deri tre herë në javë, dhe atë në sasi shumë të vogla. Gjatë ditës duhet ngrënë sasi të vogla frutash dhe perimesh, më së miri në formë sallate.
Ëmbëlsirat dhe çokollata lejohen vetëm për raste të veçanta. Për të ruajtur peshën ideale, gratë më të holla në këtë moshë duhet të kenë 60 kg, ato me trup mesatar 66 kg, ndërsa ato më të plota 72 kg. Për këtë duhet të ecin çdo ditë, të notojnë, të bëjnë joga dhe ushtrime të përshtatura për moshën e tyre.
Me kalimin e viteve humbet masa muskulore, metabolizmi ngadalësohet dhe për këtë arsye duhet të ulet marrja e kalorive.
Sa kilogramë duhet të ketë një grua me gjatësi mesatare?
Gruaja me gjatësi mesatare 170 cm:
▪ nën 53,5 kg – peshë e pamjaftueshme
▪ nga 53,5 deri në 72 kg – peshë normale
▪ nga 72 deri në 86,5 kg – peshë e rritur
▪ mbi 86,5 kg – mbipeshë
Shëndeti
Pesë ushqimet e shëndetshme që nuk duhet t’i mungojnë tavolinës suaj
Published
4 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës.
Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme e fibra, avokado është ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjithë ditën.
Perimet e gjelbra të freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë nërritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.
Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.
Mjalti: Burim i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës e sistemin imunitar.
Ushqimet e pasura me Omega-3: Salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.
Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietë, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj.
Aktualitet
Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë
Published
3 days agoon
July 18, 2025By
UBT News
Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare.
Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.
Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.
Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.
Lifestyle
Pesë ushqime të shëndetshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj
Published
4 days agoon
July 17, 2025By
UBT News
Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit dhe duke ke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës:
Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.
Perimet e gjelbra të freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.
Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.
Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.
Ushqimet e pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.
Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj./Ekonomia Online

Ndalohen katër të dyshuar për plagosjen në Doganaj të Ferizajt

Kjo rutinë mund të ngadalësojë plakjen dhe të rikthejë forcën në trup

Samsungu me tre ekrane vjen në fund të vitit, çmimi astronomik

Ellen DeGeneres: U zhvendosa në Britani për shkak të Trumpit

Fiorentina nuk heq dorë nga Asllani

Si të largoni insektet dhe fluturat nëpër ushqim?

Rrahmani: Stërvitja e vështirë, dy herë në ditë nuk janë aspak të lehta

Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 50-të

Nicole Scherzinger emocionon në performancën e saj të fundit në “Sunset Boulevard” në Broadway
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore