Teknologji

Elon Musk do të nisë transplantimin e çipeve në trurin e njeriut në vitin 2022

Neuralink po funksionon mjaft mirë tek majmunët dhe ne jemi duke kryer shumë testime”.

Published

on

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, është shprehur sot se ka në plan që kompania e tij neuroteknologjike Neuralink, do të nisë implementimet e mikroçipeve tek njerëzit vitin e ardhshëm.

Neuralink, e cila u bashkë-themelua nga Musk në vitin 2016, po ndërton një çip i cili do të transplantohet në trurin e njeriut për të regjistruar si dhe stimuluar në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin e trurit.

Qëllimi kryesor i kësaj teknologjie është të ketë aplikime mjekësore si trajtimi i dëmtimeve të rënda të shtyllës kurrizore apo edhe çrregullimeve neurologjike.

Gjatë një interviste live në Samitin CEO Council të The Wall Street Journal, Musk u pyet rreth planeve të Neuralink për vitin 2022.

Musk u përgjigj duke thënë se, “Neuralink po funksionon mjaft mirë tek majmunët dhe ne jemi duke kryer shumë testime dhe kemi nisur të konfirmojmë që ato janë shumë të sigurta dhe të besueshme. Gjithashtu kjo pajisje e Neuralink mund të hiqet në mënyrë po aq të sigurt.”

Në vazhdim, Musk tha se, “Ne shpresojmë që ta instalojmë këtë [çip] tek njerëzit e parë – të cilat do të jenë njerëz që vuajnë nga sëmundjet serioze të shtyllës kurrizore si tetraplegjikët dhe paraplegjia– vitin tjetër, presim aprovimin e FDA (Federata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave).”

Musk theksoi se “standardet e Neuralink për këto lloj pajisjesh janë shumë më të larta se ato që kërkohen nga FDA.”

Në vijim ai risolli në vëmendje një postim të vjetër në Twitter, ku kishte thënë se “Ne do të ecim përpara vetëm atëherë kur këto pajisje të vendosen tek njerëzit vitin e ardhshëm, pasi është e vështirë të kesh biseda të detajuara me majmunët,” – tha ai.

Në prill, Neuralink hodhi në rrjet një video të një majmuni që luan video-lojëra duke përdorur një pajisje të Neuralink.

Pasi mblodhi donacione prej $205 milionë dollarësh në korrik, Neuralink tha se do të kanalizonte fondet drejt ndërtimit të një mikroçipi që do t’i lejojë paraplegjikët të kontrollojnë pajisje digjitale me mendjet e tyre.

Paraplegjia dhe tetraplegjia është një paralizë e plotë ose e pjesshme e këmbëve dhe/ose krahëve.

Neauralink nuk është kompania e vetme e cila po prodhon pajisje të lidhura me neuroteknologjinë.

Continue Reading

Teknologji

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Published

on

Ndërsa Apple i ka marrë gjërat me ngadalë dhe është përshtatur me idenë e lansimit të një iPhone të palosshëm shtatë vjet me vonesë, Trump po lëviz me shpejtësi marramendëse në sektorin e teknologjisë, edhe pse kjo nuk është fusha e tij.

Trump njoftoi së fundmi një telefon dhe madje edhe një rrjet pa tel. Iphone Fold, ose sido që të quhet, nuk pritet të ketë ndonjë veçori inovative.

E vetmja gjë emocionuese në lidhje me iPhone-in e palosshëm do të ishte se ai paloset, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe ndërsa kjo mund të jetë e mjaftueshme për përdoruesit e iOS, disa prej të cilëve janë aq të thellë në ekosistemin e Apple saqë ideja e daljes jashtë është e paimagjinueshme, nuk do të jetë e mjaftueshme për përdoruesit neutralë.

Besnikëritë mund të ndryshojnë brenda sekondave, siç duket se ka ndodhur me një kompani të caktuar veturash në SHBA.

Trump nuk ka frikë të japë gjithçka, edhe nëse rezultati i mundshëm është dështimi. Telefoni T1 nuk ka asnjë shans kundër telefonave më të mirë të sotëm, por ai ende ekziston. Nga ana tjetër, Cook ka adoptuar një qasje të qetë kohët e fundit.

Dhe kjo nuk po ndihmon.

Continue Reading

Teknologji

TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon çfarë është përmirësuar

Published

on

Rrjeti i njohur social ka shtuar një mjet që do t’u mundësojë përdoruesve të mbrojnë llogarinë e tyre.

Edhe pse e ardhmja e TikTok-ut është ende e pasigurt, aplikacioni vazhdon të marrë funksione dhe përmirësime të reja. Funksioni më i ri quhet Security Checkup dhe ka rol në mbrojtjen e llogarisë së përdoruesit.

Mjeti mund të gjendet duke shkuar në Settings and privacy > Security & permissions në aplikacionin TikTok.

Ideja pas funksionit Security Checkup është që përdoruesve t’u lehtësohen veprimet si lidhja e numrit të telefonit dhe adresës së emailit për të siguruar metodë shtesë të kyçjes, aktivizimi i verifikimit me dy faktorë, konfigurimi i çelësit të aksesit dhe i mundësive biometrike për identifikimin, si njohja e fytyrës.

Përveç kësaj, përdoruesit tani mund të shohin cilët pajisje janë kyçur në llogarinë e tyre, dhe është e mundur të ndaloni qasjen për çdo pajisje që nuk e njihni ose që nuk e përdorni më.

Për më tepër, TikTok do të shënojë dhe raportojë çdo sjellje të pazakontë që detekton në llogarinë e përdoruesit.

 

 

 

 

Continue Reading

Teknologji

Musk lanson Baby Grok, një aplikacion i dedikuar për fëmijë

Published

on

Elon Musk, CEO i SpaceX dhe Tesla, ka njoftuar lansimin e Baby Grok, një version i Grok për fëmijët.

Ish-kreu i DOGE bëri deklaratën nëpërmjet X, duke shkruar: “Do të krijojmë Baby Grok, një aplikacion i dedikuar për fëmijë.”

Baby Grok thuhet se është version më miqësor për fëmijët i chatbotit të njohur me Al, Grok, të cilin Musk e zhvilloi më parë nëpërmjet kompanisë së tij xAI.

Ai pritet të jetë i përshtatur për ndërveprime të sigurta dhe edukative me fëmijët.

Njoftimi vjen menjëherë pas lansimit të Grok4 nga xAI, i cili krenohet me karakteristika të tilla si aftësi të avancuara trajnimi. /Telegrafi/

Continue Reading

Teknologji

Starlink do të lansojë satelitët e gjeneratës së tretë në vitin 2026

Published

on

Starlink thuhet se po përgatitet të lansojë gjeneratën e ardhshme të satelitëve vitin e ardhshëm.

Sipas kompanisë, e cila është në pronësi të Elon Musk, secili prej satelitëve të rinj është projektuar për të ofruar më shumë se një terabit kapacitet shkarkimi të të dhënave (> 1,000 Gbps), si dhe mbi 200 Gbps kapacitet ngarkimi të dhënash për përdoruesit në Tokë.

“Kjo është më shumë se 10 herë kapaciteti i shkarkimit dhe 24 herë kapaciteti i ngarkimit krahasuar me satelitët e gjeneratës së dytë”, thotë Starlink.

Starlink gjithashtu vëren se shpejtësia dhe vonesa e transferimit të të dhënave janë “përmirësuar rrënjësisht”. 

Continue Reading

Të kërkuara