Lajmet

Depresioni sezonal – A ndikohet edhe nga stresi krijuar nga pandemia?

Pothuajse 1 në 3 njerëz përballen gjatë vjeshtës dhe dimrit me një depresion të njohur si çrregullimi emocional sezonal.

Published

on

Duke qenë se moti po bëhet më i ftohtë dhe ditët më të shkurtra, disa njerëz po vërejnë se kanë më pak energji dhe nuk po ndihen aq mirë me humorin si zakonisht. Ndërsa këto ndjenja mund të jenë të përkohshme për disa, pothuajse 1 në 3 njerëz përballen gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit me një lloj depresioni të njohur si çrregullimi emocional sezonal (SAD).

Simptomat e SAD mund të ndryshojnë nga të lehta në të rënda, por zakonisht përfshijnë: humorin e keq, humbjen e interesit apo kënaqësinë për gjërat që ju kanë pëlqyer më parë, ndryshimin e oreksit (zakonisht duke ngrënë më shumë se sa zakonisht), ndryshimin e gjumit (zakonisht duke fjetur më shumë gjumë),dhe të ndjerit si të pavlerë.

Studiuesit nuk janë ende të qartë se çfarë e shkakton SAD, por ka të ngjarë që arsyet të jenë komplekse dhe te shumanshme. Disa studime sugjerojnë se kjo ndodh për shkak të një hipotalamusi jo funksional (zona e trurit që rregullon proceset biologjike si humori, gjumi dhe oreksi),apo nga prodhimi i tepërt i melatoninës (një hormon që kontrollon ciklin tonë gjumë-zgjim, dhe që prodhohet nga gjëndra pineale e trurit).

Nga ana tjetër, disa studiues teorizojnë se kjo gjendje mund të shkaktohet për shkak të të pasurit të një ritmi cirkadian të ndërprerë, pra të procesit natyror të brendshëm që rregullon ciklin tonë gjumë-zgjimit. Sigurisht, mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë.

Për shembull, disa studime kanë treguar se gratë mund të kenë më shumë gjasa të përjetojnë SAD, edhe pse për shkak të mungesës së hulumtimeve specifike, është e pasigurt nëse këto dallime gjinore ekzistojnë vërtet dhe nëse po pse.

Disa njerëz vënë re se simptomat e tyre nisin të përmirësohen kur stinët fillojnë të ndryshojnë dhe kur afrohet pranvera. Por kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk kanë shumë gjëra në dorëgjatë muajve të dimrit, që mund t’i ndihmojnë ata të përballen me simptomat e tyre.

Për njerëzit e prekur nga SAD, trajtimet kryesore të rekomanduara përfshijnë ndërhyrje psikologjike (si terapitë e të folurit) apo marrjen e ilaçeve (siç janë anti-depresantët).

Dalja jashtë dhe marrja e dritës natyrale të ditës, është një nga udhëzimet e ekspertëve. Sipas një studimi, marrja e më shumë drite natyrale gjatë ditës mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave edhe kur ato përkeqësohen nga ankthi apo stresi i pandemisë. Ndaj edhe këshillohet që të dilnin çdo ditë nga 1 orë shëtitje në natyrë, ose të përdornin një kuti me një dritë artificiale me dozë të ulët për 30 minuta në ditë për një periudhë 1-javore./Panorama

Lajmet

Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë

Published

on

By

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e ka cilësuar si një sukses të madh ushtrimin e javës së kaluar për reagim ndaj krizave të realizuar në koordinim mes Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës.

Në këtë ushtrim kanë qenë të përfshirë rreth 800 oficerë të Policisë së Kosovës bashkë me njësite të tjera speciale, përfshirë forenzikën dhe KFOR-in.

Për këtë ushtrim të përbashkët janë përdorur edhe qentë, dronët e automjete tjera taktike.

Ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave i javës së kaluar ishte një sukses i madh — duke reflektuar koordinimin e shkëlqyer midis Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës. Gati 800 oficerë të PK-së — së bashku me zjarrfikësit dhe emergjencat dhe njësitë e specializuara duke përfshirë njësitë SIU, SOU, EOD, UAS/Kundër-UAS, Forenzikë dhe Çështje Publike — morën pjesë, me mbështetje të vlefshme nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU. Nga qentë dhe dronët te automjetet taktike dhe ekipet e emergjencës, ky ushtrim nxori në pah bashkëpunimin tonë ndëragjencor, gatishmërinë operacionale dhe angazhimin e përbashkët ndaj sigurisë”, shkruan Ambasda në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”, i cili ka zgjatur tri javë dhe kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake.

Në fazën përfundimtare, pjesëtarët e FSK-së ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.

Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Published

on

By

Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Turqi, SOC), do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Asamblenë e Kosovës.

Delegacioni do të takojë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike (duke përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor.

“Një ekspert i Komisionit të Venecias – grupi i Këshillit të Evropës i ekspertëve ligjorë të pavarur – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.Një konferencë për shtyp është e planifikuar të hënën, më 29 dhjetor, në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës

Published

on

By

Vetëm brenda tri ditëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të shpërndajë 93% të pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar të votojnë përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka treguar të dhënat e fundit nga ky proces, i cili, sipas tij, është duke u kryer nga KQZ, përmes operatorit ekonomik.

Sipas tij, nga dita martë në mëngjes kur ka filluar shpërndarja e tyre dhe deri enjten në mesnatë, janë shpërndarë 93% e pakove me fletëvotime.

“Gjatë tri ditëve, më 16, 17 dhe 18 dhjetor 2025, nga gjithsej 57,829 dërgesa, 93% e tyre apo 53,660, janë dorëzuar me sukses te votuesit. Nga numri i përgjithshëm i dërgesave, 50,462 (94%) janë dorëzuar te votuesit në shtete në Evropë, ndërkaq, 3,198 dërgesa (77%) janë dorëzuar te votuesit në shtete jashtë Evropës”, thuhet në përgjigjen e tij.

Elezi ka treguar se këto statistika do të ishin edhe më të larta, nëse votuesit do të ndodheshin në shtëpitë e tyre në kohën kur u janë dërguar pakot me fletëvotime.

“Këto statistika do të ishin edhe më të larta dhe përqindja do të arrinte në 98.73% nëse do të dorëzoheshin me sukses edhe 3,437 pakot tjera, por kjo s’ka ndodhur gjatë këtyre datave për shkak se votuesit nuk ndodheshin në shtëpi. Sipas kontratës, është detyrë e operatorit ekonomik që dorëzimin e zarfit ta kryejë tek adresa e votuesit dhe mund të pranohet vetëm nga votuesit ose familjarët, të cilët e nënshkruajnë pranimin e dërgesës. Po ashtu, sipas kushteve të kontratës, në adresë të një votuesi, do të shkohet deri në 3 herë për t’ia dorëzuar pakon me fletëvotim”, tha Elezi.

Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër./KP

Continue Reading

Të kërkuara