Ekonomi

ATK: Të ardhurat e gjeneruara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

ATK: Pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend.

Published

on

Kriptovalutat deri tash nuk janë tatuar në Kosovë. Si rrjedhojë konsiderohet se buxheti i Kosovës është dëmtuar si pasojë e mospagesës së të tatimeve.

Duke qenë se kriptovalutat kanë filluar të rrisin edhe vlerën e tyre në treg dhe të jenë gjithnjë e më të pranishme në blerje në vende të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën, Administrata Tatimore e Kosovës, sot, përmes një njoftimi publik, ka bërë të ditur se të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme edhe në Kosovë.

“Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe kontributet pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK thotë e tash e tutje aktivitetet e kësaj administrate do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë tatimin dhe kontributet pensionale.

“Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat sipas legjislacionit tatimor”, thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të deklarojnë të ardhurat e krijuara apo të korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

“Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”

Sipas ATK, pagesa e tatimit, siguron qëndrueshmëri të ekonomisë në vend./Ubtnews.com

Continue Reading

Ekonomi

Komercialja pezullon daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, OEK ka apel për ZRrE-në

Published

on

Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, pas padive individuale të tyre.

Si rezultat, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRrE të tërheqë këtë vendim, për të mbrojtur konkurrencën, bizneset dhe ekonominë e vendit.

”Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aktvendimin e radhës të Gjykatës Komerciale, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi të ZRrE-së. Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi” ,thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit”, thuhet në reagimin e OEK-së./Ekonomia Online

Continue Reading

Ekonomi

882 milionë euro të bllokuara për shkak të moskonstituimit të Kuvendit thotë IKD

Published

on

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka ngritur shqetësimin se vendi tash e tre muaj ndodhet pa Kuvend funksional, dhe sipas tij, për shkak të kësaj bllokade institucionale, Kosova nuk po arrin të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

“882 milionë euro të bllokuara për shkak të një Kuvendi që nuk po bëhet. Dëm i interesave të ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh disbursimin e këtyre fondeve, por ato mund të kalojnë vetëm pasi të ratifikohen marrëveshjet përkatëse në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq pa funksionalizimin e tij, procesi mbetet i bllokuar./ Ekonomia Online

Continue Reading

Ekonomi

Alarm nga Ruzhdi Kurtishaj: Shqipëria po e vret vetë turizmin me çmime të çmendura

Published

on

Pronari i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj, kompanisë më të madhe turistike në Kosovë, ka ngritur një alarm serioz për atë që po ndodh me turizmin në Shqipëri. Ai paralajmëron se nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes ekstreme të çmimeve, Shqipëria rrezikon të humbë përfundimisht shqiptaret e Kosovës, ata që sipas tij deri më tani kanë qenë shtylla kryesore e sezonit veror.

Sipas Kurtishajt, çmimet në hotele dhe resorte shqiptare kanë dalë jashtë çdo logjike, duke shkuar në nivele që nuk arsyetohen as me cilësinë e shërbimit dhe as me kushtet që ofrohen.

“Të paguash 300 euro nata për një dhomë pa shërbim të denjë dhe me produkte të lira në paketën all inclusive, është tallje me shqiptaret e Kosovës”, thotë ai.

Kurtishaj e quan këtë një autogol ekonomik nga ana e Shqipërisë, që po e shndërron një destinacion të dashur për kosovarët në një terren të papërballueshëm dhe të zhgënjyeshëm. Ai paralajmëron se nëse nuk ndërhyhet urgjentishtKosova do ta kthejë sytë drejt Greqisë, Turqisë apo Bullgarisë, ku çmimi dhe cilësia ecin paralelisht.

“Shqipëria po e vret vetë turizmin e vet. Me këtë ritëm, sezoni tjetër mund të jetë shumë më i varfër dhe më i zbrazët,” përfundon Kurtishaj, duke i bërë thirrje autoriteteve dhe pronarëve të hoteleve që të reflektojnë para se të jetë tepër vonë.

Më tutje Kurtishaj tregon se gjatë muajit qershor Shqipëria pat një fillim jashtëzakonisht të mirë, duke u bazuar në ofertat e qershorit të cilat ishin jashtëzakonisht të favorshme, të pranueshme, të arsyeshme, në aspektin ekonomik për qytetarët e Kosovës./Ekonomia Online

 

Continue Reading

Ekonomi

Bie tregu global i arit

Published

on

Tregu global i artit ka shënuar një rënie prej 12% në vitin 2024, duke arritur në një vlerë prej 57.5 miliardë dollarësh, sipas raportit të publikuar nga banka zvicerane UBS dhe Art Basel.

Kjo rënie vjen pas një uljeje prej 4% të regjistruar në vitin 2023.

Raporti ia atribuon këtë tkurrje pasigurisë ekonomike globale dhe tensioneve në rritje gjeopolitike.

Kina,  dikur kishte rol të fuqishëm në tregtinë ndërkombëtare të artit, ka pësuar rënien më të madhe, me një ulje prej 31% në shitjet vjetore.

Tashmë, Kina ka zbritur në vendin e tretë, pas Britanisë së Madhe, e njohur për shtëpitë e saj të ankandeve prestigjioze si Sotheby’s dhe Christie’s, transmeton albinfo.ch.

Shtetet e Bashkuara mbeten udhëheqësja dominuese, me 43% të pjesës së tregut botëror të artit.

Pas tyre renditet Britania e Madhe me 18%, ndërsa Kina ka rënë në 15%.

Continue Reading

Të kërkuara