Lajmet
“Mes viktimave edhe fëmijë pesëvjeçarë”, Bujar Osmani jep detaje për aksidentin tragjik
Sipas tij, të mbijetuarit kanë thënë se ka pasur një goditje anësore dhe më pas kanë shpërthyer menjëherë flakët.
Published
4 years agoon
By
UBT newsMinistri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka folur për Klan News në lidhje me ngjarjen tragjike ku të paktën 46 turistë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident me autobusin ku udhëtonin.
Osmani është shprehur se të mbijetuarit kanë thënë se ka pasur një goditje anësore të autobusit dhe më pas kanë shpërthyer menjëherë flakët që e kanë përfshirë për disa sekonda të gjithë mjetin.
Shtatë personat që kanë mbijetuar kanë qenë të ulur në fund dhe kanë pasur mundësinë që të thyejnë xhamat. Të tjerët që kanë qenë të ulur përpara janë përfshirë menjëherë nga flakët. Mes viktimave ka edhe fëmijë të moshës pesëvjeçare.
“Tragjedi e rëndë. Jam këtu që nga mëngjesi, kisha mundësi t’i takoj të mbijetuarit. Janë 7 të 2 familjeve që kanë mundur të dalin nga flakët e autobusit dhe tani janë në gjendje të mirë, por mbi 40 nuk kanë pasur këtë mundësi dhe tani janë të vdekur. Trupat e tyre po identifikohen nga institucionet.
Ne kemi përshtypjet preliminare nga ajo që biseduam me të mbijetuarit. Më e drejtë do jetë të presim hetimet profesionale. Institucionet e dy vendeve i kanë filluar këto hetime. Njerëzit na thanë që pas një goditje anësore të autobusit me bankinat kanë shpërthyer flakët të cilat nga pjesa e përparme e autobusit dhe për disa sekonda kanë kapur tërë autobusin. Ata që kanë qenë ulur në fund të autobusit kanë pasur disa sekonda mundësi për të dalë dhe këta janë ata 7 të mbijetuarit nga të cilët janë dy familje në fakt, një vajzë 16 vjeçare, kurse të tjerët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë. Për fat të keq ka edhe shumë fëmijë. Ka nga ata që ishin vetëm 5 vjeç”, tha Osmani.
Ministri i Jashtëm ka thënë se kryesisht në autobus kishte shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, por edhe të komuniteteve të tjera. Osmani u shpreh se ka nisur puna mes të dy prokurorive për të zbuluar shkaqet e tragjedisë.
“Shtetas të Maqedonisë së Veriut, mirëpo shqiptarë kryesisht. Por edhe ka pasur edhe të komuniteteve të tjera. Ka qenë për shkak se dje ishte festa e alfabetit dje dhe nuk punohet. Ishte fundjavë e zgjatur dhe njerëzit shfrytëzuan këtë mundësi për të dalë. Kryesisht njerëz të rinj, kryesisht çifte të reja, të cilët kanë dalur për të shëtitur në Stamboll dhe për fat të keq përfundoi kjo tragjedi kështu. Ministria e Brendshme ka rënë në kontakt me ta, por herët është për të dhënë konkludime. Po presim që ekspertë të mjekësisë ligjore nga Shkupi të dërgohen në Sofje. Fillimisht duhet të identifikohen trupat e pajetë që t’i marrin familjarët. Familjarët janë mbledhur rreth spitalit në Sofje, kërkojnë informacione shtesë. Ka qenë një konvoj prej 4 autobusësh. Ata duan të dinë se në cilin autobus kanë qenë familjarët e tyre. Mendoj që kjo duhet të jetë prioritet. Janë vënë kontaktet nëpërmjet prokurorive të dyja vendeve dhe po punohet në të gjitha pistat për të identifikuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Pothuajse të gjithë kanë familjarë të tyre që ende nuk i dinë ku janë. Tani me rëndësi është që të stabilizohet gjendja e tyre shëndetësore, që 1 ditë ose 2 të rrinë në Sofje dhe pastaj të transportohen në Shkup. Kur të bëhet identifikimi i viktimave do i njoftojmë këta të lënduar”, tha Osmani.
Osmani tha se po kthehet së bashku me Zaev në Shkup dhe pritet që të merret një vendim për të shpallur ditë zije ditën e sotme.
“Po kthehemi në seancë të qeverisë dhe do marrim vendim për të shpallur ditë zije dhe masat e tjera për të ndihmuar familjet. Do ketë shumë punë këto ditë për t’u dalë në ndihmë familjeve dhe të lënduarve”, tha Osmani.
Pavarësisht përplasjeve politike me Bullgarinë prej qëndrimit të kësaj të fundit për veton në BE, Osmani tha se “Kryeministri i Bullgarisë ka qenë i pari që ka dalë dhe ka informuar kryeministrin e RMV. Bashkë kemi qenë gjatë gjithë ditës sot. Bashkë kemi vizituar të lënduarit. Jemi dakorduar që të funksionojmë si një që të lehtësojmë dhimbjen e familjarëve të viktimave”./tvklan
Rajoni
Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Published
4 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Profesor i UBT-së, Hazir Çadraku, ishte mysafirë i radhës në podcastin tonë, ku foli për gjendjen aktuale të ujërave në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm dhe parandalimit të krizave të mundshme ujore në të ardhmen.
Sipas Profesor Çadrakut, sfidat që përballet Kosova janë të dyfishta: ndikimet klimatike dhe aktiviteti i pakontrolluar i njeriut.
Institucionet arsimore dhe kërkimi shkencor, sipas Profesor Çadrakut, luajnë një rol kyç në parandalimin e krizave ujore. Ai nënvizoi rëndësinë e punës intensive kërkimore në terren dhe publikimeve ndërkombëtare për të siguruar vendimmarrje të bazuar në të dhëna dhe fakte shkencore.
Për më shumë ndiqni podcastin: PODCAST
Lajmet nga UBT
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Published
7 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe ligjëratave tematike me ekspertë ndërkombëtarë, UBT ka mirëpritur Dr. Dimitar Keranov, politolog dhe ekspert i sigurisë ndërkombëtare, i cili mbajti ligjëratën me temën “Kosova’s European Future: What Bulgaria’s Experience Can Offer”, para studentëve të programit të Studimeve të Sigurisë.
Ligjërata u fokusua në rrugëtimin evropian të Kosovës, sfidat e integrimit, si dhe mësimet që mund të nxirren nga përvoja e Bullgarisë në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke vënë theks të veçantë në çështjet e sigurisë, qëndrueshmërisë demokratike dhe përballjes me kërcënimet hibride.
Në këtë aktivitet akademik ishin të pranishëm edhe dekania e Fakultetit, Hajdi Xhixha, si dhe prodekani Arian Kadriu, të cilët vlerësuan rëndësinë e përfshirjes së ekspertëve ndërkombëtarë në procesin mësimor dhe në zgjerimin e perspektivës akademike të studentëve të UBT-së.
Dr. Dimitar Keranov është anëtar i Bordit Drejtues të Bulgarian Institute for International Politics (BIIP) dhe njihet si një nga zërat e rëndësishëm në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe demokracisë në Evropën Juglindore. Fushat e tij të specializimit përfshijnë kërcënimet hibride, reziliencën demokratike dhe sigurinë ndërkombëtare, me fokus të veçantë në vendet që përballen me presione gjeopolitike.
Ai ka një përvojë të pasur profesionale në institucione prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë German Marshall Fund of the United States dhe Institut für Europäische Politik në Berlin, ku ka kontribuar në analiza politike dhe kërkime shkencore mbi zgjedhjet, ndikimin e huaj dhe qeverisjen demokratike.
Publikimet dhe analizat e Dr. Keranov janë cituar nga media ndërkombëtare me ndikim të madh, si The New York Times dhe Euronews, duke e bërë atë një referencë të rëndësishme në debatet bashkëkohore mbi sigurinë dhe demokracinë. Ai është gjithashtu anëtar i American Political Science Association dhe flet rrjedhshëm më shumë se dhjetë gjuhë, çka i mundëson një qasje krahasuese dhe ndërkombëtare ndaj sfidave globale të sigurisë.
Ligjërata u prit me interes të veçantë nga studentët, të cilët patën mundësi të diskutojnë drejtpërdrejt me ligjëruesin për rolin e Kosovës në arkitekturën evropiane të sigurisë, sfidat aktuale rajonale dhe rëndësinë e përgatitjes akademike për profesionistët e ardhshëm të kësaj fushe.
Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të forcojë profilin e tij ndërkombëtar dhe të ofrojë një arsim cilësor, të lidhur ngushtë me zhvillimet aktuale globale dhe me praktikat më të mira akademike dhe profesionale.
Vendi
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Published
7 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Prishtina ka qenë në fokus të një analize të thelluar shkencore mbi zhvillimin dhe zgjerimin e saj urban, përmes temës së masterit të kandidates nga UBT, MSc. Eglantina Buja, e cila u mbrojt me sukses në kuadër të studimeve pasuniversitare.

Tema me titull “Analizë sasiore e shtrirjes dhe zgjerimit urban në Prishtinë për periudhën 1990–2024” u prezantua para komisionit profesional, i përbërë nga Prof. Dr. Egzon Bajraktari (kryetar), Prof. Dr. Edon Maliqi (mentor) dhe Dr. sc. Elvida Pallaska (anëtare).
Studimi trajton transformimet urbane të kryeqytetit gjatë një periudhe 34-vjeçare, duke përfshirë kohën e okupimit, periudhën e pasluftës dhe zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përmes përdorimit të të dhënave të hapura dhe metodave bashkëkohore shkencore, tema ofron një pasqyrë të qartë dhe të matshme të zgjerimit urban të Prishtinës.
Analiza është realizuar mbi bazën e imazheve satelitore Landsat 5 TM dhe Landsat 8 OLI, të përpunuara përmes klasifikimit të mbikëqyrur (Supervised Classification) në platformën Google Earth Engine, si dhe përmes analizave hapësinore me sisteme GIS. Si rezultat, janë gjeneruar harta tematike dhe produkte vizuale që dokumentojnë ndryshimet urbane ndër vite.
Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të sipërfaqes së ndërtuar në Prishtinë – nga 437.5 hektarë në vitin 1990 në mbi 1,410 hektarë në vitin 2024, që përfaqëson një zgjerim urban mbi 220%, një ritëm që tejkalon dukshëm rritjen e popullsisë. Ky zhvillim ka ndikuar në kalimin nga një strukturë urbane kompakte drejt një forme më të shpërndarë dhe të fragmentuar, duke sjellë sfida serioze për planifikimin hapësinor, infrastrukturën dhe përdorimin efikas të tokës.
Studimi identifikon gjithashtu zonat kryesore të zgjerimit urban dhe vë në pah ndikimin e ndërtimeve informale dhe mungesës së planifikimit të qëndrueshëm urban. Në përfundim, tema ofron rekomandime konkrete për vendimmarrësit, duke theksuar nevojën për zhvillim kompakt, forcim institucional dhe përdorim sistematik të teknologjive gjeohapësinore në monitorimin urban.
Me rastin e diplomimit, kandidatja u vlerësua për qasjen serioze akademike, rigorozitetin metodologjik dhe kontributin e vlefshëm në studimet e zhvillimit urban të Prishtinës.
UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor dhe formimit të kuadrove profesionale që kontribuojnë drejtpërdrejt në analizën dhe zgjidhjen e sfidave zhvillimore të vendit.





Lajmet nga UBT
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Published
8 hours agoon
December 19, 2025By
Driton Iseni
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi bëhet anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, në bazë të kontributit të tij të jashtëzakonshën në shkencë dhe teknologji, si dhe duke u bërë i vetmi dhe i pari shkencëtar nga Kosova që i bashkohet këtij institucioni prestigjioz. Diploma e anëtarësimit iu dorëzua gjatë një ceremonie solemne nga Kryetari dhe Nënkryetari i Akademisë, në Qendrën Evropiane për Shkencë (CERN) në Gjenevë, Zvicër.

Ky anëtarësim përfaqëson një njohje ndërkombëtare për kontributin e Rektorit Hajrizi në avancimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë, si dhe forcon lidhjet e vendit me komunitetin akademik evropian dhe botëror.
“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për mua personalisht, por edhe për Kosovën dhe komunitetin tonë shkencor. Anëtarësimi im në Akademinë Evropiane të Shkencës hap dyert e kësaj akademie prestigjioze për vendin tonë dhe për gjeneratat e reja të shkencëtarëve kosovarë,” ka thënë Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë dhe domethënien e këtij anëtarësimi, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke ndarë vizionin për të ardhmen.
“Ky anëtarësim përfaqëson vlerësimin e punës sime mbi 30-vjeçare në fushën e shkencës dhe teknologjisë, dhe më jep një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në forcimin e arsimit cilësor, avancimin e kërkimit shkencor dhe lidhjen e institucioneve akademike të Kosovës me rrjetet evropiane të dijes dhe inovacionit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kontribuan në nominimin dhe vlerësimin tim. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time dhe për kolegët e mi, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Akademia Evropiane e Shkencave është e njohur për promovimin e ekselencës shkencore, kërkimit ndërdisiplinar dhe inovacionit, duke përfshirë në radhët e saj studiues me reputacion të lartë ndërkombëtar, përfshirë edhe laureatë të Çmimit Nobel.
Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, UBT është pozicionuar si një institucion lider në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe sipërmarrjen në rajonin e Evropës Juglindore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, akademikët dhe institucionet partnere.

Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale
Fotot më të fuqishme të vitit 2025
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
