Lajmet

Britania do të nisë hetim publik për vdekjen e një gruaje të helmuar me Noviçok

Hetimi mbi vdekjen e Dawn Stugress mund të shndërrohet në hetim publik.

Published

on

Britania tha se do të zhvillojë hetime publike mbi vdekjen e një gruaje, e cila besohet se vdiq si pasojë indirekte e helmimit të një agjenti të dyfishtë rus më 2018.

Hetimi mbi vdekjen e Dawn Stugress mund të shndërrohet në hetim publik, tha Sekretarja për Punë të Brendshme, Priti Patel në një letër drejtuar hetueses ligjore, Heather Hallet më 18 nëntor, duke thënë se një gjë e tillë do të mund “të sillte ngushëllim” për familjen.

Hetimet publike janë hetime të mëdha që mund të thirren nga një ministër qeveritar që mund të japë kompetenca të veçanta për të detyruar që dikush të japë dëshmi dhe të nxirren edhe prova të tjera.

Sturgess, 44-vjeçare, vdiq në spital në korrik të vitit 2018, pasi ajo dhe partneri i saj u sëmurën rëndë në qytetin anglez, Amesbëri. Që të dy kishin qenë në kontakt me agjentin nervor Noviçok që kishte qenë i vendosur në një shishe të parfumit.

Vdekja e saj pasoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia dhe një ish-zyrtari policor, që u sëmurën në qytetin Sallsbëri në mars të vitit 2018.

Që të tre i mbijetuan helmimit, njësojë sikurse partneri i Strugess.

Autoritetet ruse kanë thënë se agjencia ushtarake e inteligjencës së Rusisë, GRU është përgjegjëse për sulmin kimik dhe ka ngritur akuza ndaj tri agjentëve për helmimin, të cilin Moska vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje./REL

Lajmet

Retrospektivë: Vjedhja e Kupës botërore të FIFA-s 1983

Published

on

Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, është vjedhur më 19 dhjetor të vitit 1983 në Brazil.

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929.

Kupa mbahej e ekspozuar në selinë e Konfederatës braziliane të Futbollit në Rio de Zhaneiro, në një kabinet me xham rezistues ndaj plumbit.

Më 19 dhjetor 1983, pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një levë dhe kupa u vodh. Katër persona u dënuan në mungesë për krimin.

Kupa nuk është gjetur, ndërsa besohet se është shkrirë, duke u kthyer në shufra ose pllaka ari./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Sveçla jep detaje mbi aksionin e madh të policisë dhe AKI-së

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka folur mbi aksionin e madh të policisë me mbështetje të AKI-së, ku ka theksuar se bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas një hetimi disamujor janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, të ndërlidhur me procesin e shpronësimit të pronave private.

Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M., zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D., ekspertin e gjykatës Sh. T., zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve, zyrtari i ATK G.L., si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I., të cilët kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Kosovës.

Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike.

Sveçla ka përgëzuar institucionet për këtë sukses të radhës në luftën pa kompromis kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

“Koha kur zyrtarët publikë kanë keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës pa u ndëshkuar, ka përfunduar. Vullneti politik për t’i luftuar dukuritë negative, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ai qytetar po japin rezultate konkrete për ndërtimin e një shteti ligjor, të zhvilluar dhe të pacenueshëm nga çfarëdo forme e krimit në vendin tonë”, ka thënë ​Sveçla./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Gjenden mbetje mortore në Rahovec

Published

on

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, pas analizimit të të dhënave të siguruara nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ka iniciuar aktivitetet kërkimore në një lokacion në rajonin e Rahovecit, të njohur në evidencat e kadastrës dhe nga komuniteti lokal si ‘Përzhina’, në afërsi të varrezave të qytetit.

Gërmimet kanë filluar ditën e djeshme, ku janë gjetur dy pjesë eshtërore, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa sot janë gjetur mbetje mortore te të paktën një individi, të cilat mund t’i përkasin viktimave të luftës që mund të jetë në listën e personave të zhdukur, thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se ditën e premte, më 19 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 11:00, do të ketë prononcim për media nga lokacioni në fjalë lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në këtë lokacion dhe lokacionet tjera.

Gërmimet po realizohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet në QKB

Published

on

Banka Shqiptare e Zhvillimit u regjistrua si shoqëri aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), duke shënuar hapin e parë për themelimin e saj zyrtar në Shqipëri.

Kjo bankë ka për qëllim të mbështesë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke kontribuar në nxitjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe zgjerimin në tregjet ndërkombëtare. Banka do të ketë një strukturë administrimi me dy nivele, administratorin dhe Këshillin Mbikëqyrës, raporton ATSH.

Ministria e Financave është aksionare e vetme e bankës, duke zotëruar 100% të aksioneve. Kapitali fillestar i bankës është 10 miliardë lekë.

Banka do të ofrojë financime për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, startup-et vendase, dhe projekte që mbështesin zhvillimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale të vendit.

Ajo gjithashtu do të mbështesë eksportet e mallrave dhe shërbimeve, si dhe projektet publike në nivel qendror dhe lokal.

Selia e Bankës Shqiptare të Zhvillimit do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara