

Lajmet
Abrashi i përgjigjet Haradinajt: LDK-së i takon posti i presidentit
Published
5 years agoon
By
Esad DujakaNjë deklarim të tillë për KosovaPress e ka thënë sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi. Në takimin i cili do të mbahet të hënën temë diskutimi ai thotë se do jetë edhe qasja e qeverisë karshi dialogut me Serbinë.
“Kemi parë deklarata ndoshta që shumë shpesh kanë marr edhe vëmendje mediatike qoftë liderit të AAK-së, qoftë të tjerëve qoftë edhe për pozita të ndryshme për mbarëvajtje të koalicionit ose qasjen e qeverisë karshi dialogut e kështu me radhë. Ideja është që të ulen mes krerëve të partive. Është dashur që takimit të mbahet të premten, por njëri nga liderët nuk ka qenë i pranishëm në Kosovë, prandaj është shtyrë për të hënën. Thjeshtë një takim i cili do t’i trajtojë të gjitha çështjet e hapura duke përfshirë edhe mënyrë e dialogut edhe çështjen e presidentit…21’22 Nuk është diskutua asnjëherë se cilës parti duhet t’i takojë, por unë besoj që edhe LDK-ja si një parti shtet-formuese e cila ka dhënë shumë për vendin edhe i ka numrat në Kuvend dhe besoj që edhe LDK së mund t’i takojë posti i presidentit”, theksoi Abrashi.
Lidhur me deklarimet që LDK-ja po kërkon përfshirjen e PDK-së në Qeveri, Abrashi tha se ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Madje ai thotë se as nuk janë takuar.Abrashi: Me PDK-në nuk ka ende asgjë konkrete, nuk kemi zhvilluar as takime
“Ende nuk ka asgjë konkrete, nuk është diskutuar rreth kësaj ..Nuk ka që ka pasur takime, kam lexuar nëpër medie që ka pasur takime edhe në jug të Shqipërisë nuk qëndrojnë. Prandaj, ne kemi një qeveri që është funksionale, një president që po e ushtron funksionin e tij dhe gjithçka duhet të shihet në këtë kuadër”, thotë sekretari i përgjithshëm i LDK-së.
Për sekretarin e Përgjithshëm të LDK-së, mocioni për rrëzim të qeverisë Hoti i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje vetëm hipokrizi.
Derisa beson që kjo iniciativë nuk do ketë sukses, Abrashi thotë se një veprim i tillë nga ana e LVV-së ka qenë vetëm sa për të marr vëmendje në skenën politike.
“Nuk besoj që do ketë sukses, nuk e shoh si një iniciativë le të themi serioze për rrëzimin e qeverisë jam i bindur se edhe ata e dinë që nuk ka rrëzim në këto rrethana politike tek e fundit unë e shoh pak edhe si hipokrizi këtë punë sepse at ana kanë akuzuar neve për mocion mosbesimi në kohë të pandemisë, ndërsa ata po e bëjnë të njëjtën…Mendoj se është thjesht një veprim politik i tyre një kërkim i vëmendjes më të madhe në skenën politike dhe si i tillë nuk besoj që do ketë sukses. E kemi parë është bllokuar numri i 30 nënshkrime në ata deputet që i kanë nuk besoj që do hasin mirëkuptim në pjesën tjetër të deputetëve”, theksoi Abrashi.
Lajmet
Tri raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, një person u dërgua në mbajtje
Published
5 minutes agoon
July 17, 2025By
UBTnews
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, Istog dhe Malishevë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Prishtinë u arrestua një i dyshuar se në gjendje të dehur ka kryer veprën dhunë në familje ndaj një familjari të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas marrjes së tretmanit mjekësor në klinikën psikiatrike është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, në Istog u arrestua një i dyshuar se ushtroi dhunë ndaj një gruaje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Në Malishevë u arrestua një person nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike ndaj një gruaje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia. /BetimipërDrejtësi
Lajmet
Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve
Published
27 minutes agoon
July 17, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar katër persona të dyshuar për tri raste të vjedhjeve të raportuara tri ditë më parë.
“Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se të njëjtit, në bashkëveprim mes vete, janë të përfshirë në tri raste të vjedhjeve të ndodhura në tre lokacione të ndryshme në komunën e Vushtrrisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Cak i këtyre vjedhjeve kanë qenë materiale ndërtimore, mjete të amvisërisë, një telefon dhe gjësende të tjera.
Disa nga sendet e vjedhura, si telefoni gjetur, i janë kthyer pronarit legjitim.
“Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kompetent, njërit nga të dyshuarit madhor i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa tre të tjerët të moshës së mitur janë liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia.
Aktualitet
Kongresisti amerikan: Kosova, aleati më i madh i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor
Published
1 hour agoon
July 17, 2025By
UBT News
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i madh në rajon në Ballknin Perëndimor i Shteteve të Bashkuara.
Gjatë takimit të zhvilluar ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi në rrjete sociale.
“Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka shkruar Torres i cili është bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx.
Për këtë takim të zhvilluar në Nju Jork, më herët ka shkruar edhe Osmani, e cila e ka falënderuar kongresistin Torres për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.
Lajmet
Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme
Published
18 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë të mërkurën se ndërhyrja politike në gjyqësor është e papranueshme, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës e kritikoi një vendim të Gjykatës Supreme në lidhje me një udhëzim administrativ për pajisjet fiskale.
Në një shkrim në X, Orav tha se shefat e misioneve të BE-së në Kosovë kanë biseduar për gjendjen pas vendimit të Gjykatës Supreme.
“Sulmet kundër gjykatësve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, shkroi ai.
Të martën, Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se një ministër i certifikuar si deputet nuk mund të ushtrojë funksione ekzekutive.
Pak orë më vonë, Qeveri në detyrë e cilësoi si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar” vendimin e Supremes për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë.
Edhe ministri në detyrë, Murati, e kundërshtoi këtë vendim në një status në llogarinë e vet në Facebook të martën, duke e cilësuar si “absurd” dhe duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.
Udhëzim administrativ ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte nënshkruar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit.
Në lidhje me vendimin e Supremes se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit, Qeveria në detyrë tha se Gjykata Kushtetuese e “lejon një gjë të tillë”, pasi Kuvendi nuk është konstituuar ende pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Supremja iu përgjigj Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar reagimin e saj si tendencioz dhe ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se gjykata e “qartësoi përfundimisht” se ministrat, tashmë me mandat si deputetë, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ-ja i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të shkurtit më 27 mars.
Ligji për Qeverinë saktëson se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon qartë ndërmarrjen e vendimeve madhore./REL

Tri raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, një person u dërgua në mbajtje

Pesë ushqime të shëndetshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj

Arrestohen katër persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Sulmi i Izraelit në Damask, reagon Presidenti i Sirisë: Nuk kemi frikë nga lufta

Seria e golave të Messit merr fund, FC Cincinnati mposhtë Inter Miamin

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Kongresisti amerikan: Kosova, aleati më i madh i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Parashikimi i motit

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore