Lajmet

Çmimet e ujit të pijes e shërbimet e mbeturinave mund rriten

Po diskutohet për ngritje të çmimeve.

Published

on

Çmimet e ujit të pijes mund të rriten ditën në vazhdim, edhe pse ende nuk është marrë vendim, ka thënë për Ekonomia Online, kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa. Ai ka treguar se në rast se mund të ketë ndonjë rritje eventuale të çmimit të ujit kostoja mund të shkojë prej 1 ose 2 cent.

Xhafa pohoi se qëllim kanë që të ngritet çmimi në mënyrë simbolike pa rënduar jetesën e qytetarëve.

“Mund të ketë potencialisht një ngritje prej 1 cent ose 2 cent por që në total në faturën ose në xhepin e konsumatorit maksimumi që mund të reflektoj në 10-15 cent e që është ekstrem e vogël por ende nuk mund ta konfirmojmë këtë pasi tendenca jonë është që ta ngrisim çmimin simbolikisht dhe për të rënduar jetesën e qytetarëve, por për të mbuluar pjesën e shpenzimeve që kemi si kompani”, deklaroi ai.

Xhafa theksoi po ashtu se pjesa e tarifave për pagesa të ujit caktohen nga Autoriteti Rregullator për Ujëra.

“Realisht pjesa e tarifave për pagesa të ujit caktohen nga autoriteti rregullator për ujëra, dhe ne nuk është se caktojmë tarifa dhe krejt çfarë bëjmë ne është se dërgojmë shpenzimet e të cilave bëjmë aplikimin tarifor dhe ky është vit i tarifave sepse tarifat nga autoriteti rregullator caktohet çdo tri vite dhe këtë vit jemi ende jemi në procedurë. Autoriteti po trajton jo vetëm për ujësjellësin rajonal të Prishtinës, por për të gjithë ujësjellësit në Kosovë”, tha ai.

Të njëjtën e thonë edhe Kompania Rajonale “Pastrimi”. Arbnora Ademi, zëdhënëse e kësaj kompanie në një prononcim për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se fatura e tanishme është solide dhe e kapshmë për qytetarët dhe që për një ngritje eventuale është në diskutim e sipër.

“Sigurisht që krahasuar me faturat e institucioneve tjera apo borxheve publike që ne si qytetarë kemi obligim ndaj shtetit tonë të paguajmë, fatura e mbeturinave është mjaftë solide dhe e kapshme për të gjithë qytetarët. Ndërsa sa i përket rritjes së faturës së mbeturinave është në diskutim e sipër edhe pse një gjë e tillë nuk vendoset nga kompania regjionale e mbeturinave. Sigurisht që kjo do duhej të diskutohej përmes kuvendit të komisionit të aksionarëve të komunave përkatëse ku kompania e pastrimit kryen shërbim dhe pastaj të aprovohet një ndryshim i tillë, në mënyrë që të krijohet një rregullore e cila do aplikohet nga kompanitë dhe njësitë tona”, deklaroi Ademi.

Ajo shtoi se nëse ndodh një gjë e tillë, kjo do ishte në interes të kompanisë së tyre, pasi funksionojnë përmes forcave vetanake.

“Sigurisht që nëse një gjë e tillë ndodh do të ishte në interes të kompanisë tonë, duke e ditur që ne si ndërmarrje funksionojmë me vetfinancim, që nënkupton se të gjitha faturat që ne inkasojmë përmes forcave dhe kapaciteteve vetanake”, deklaroi Ademi.

Nga muaji shtator i këtij viti tregjet botërore dhe njëkohësisht edhe Kosova po ballafaqohet me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas Agjencisë së Statistikave veç muajin që shkojnë çmimet janë ngritur për 4.9%.

Lajmet

Moti sot: Borë e ngrica

Published

on

By

Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja 1-7m/s.

E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.

Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sipas “Burimit për Drjetësi”. deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Të kërkuara