Shëndet

Kulumbria: Efektet shëruese për pastrimin e gjakut

Largon lodhjen dhe dobësinë fizike.

Published

on

Kulumbria është një frut i të njëjtës familjes botanike ku bën pjesë edhe kumbulla. Lulet dhe frutat e bimës së egër të kulumbrisë përdoren në mjekësinë popullore. Këto fruta kanë vlera të shumta dhe i bëjnë mirë stomakut dhe gjakut. Gjithashtu ato janë të pasura me antioksidantë. Frutat nxisin nxjerrjen e lëngjeve me toksina nga trupi, djersitjen e rrjedhimisht largojnë papastërtitë dhe ulin temperaturën.

Kulumbria është pjesë e koleksionit shqiptar të bimëve mjekësore dhe përdoret në vend, por një pjesë e konsiderueshme e mbledhjeve të kësaj bime eksportohen nga kompanitë e bimëve medicinale Lulet e bimës së kulumbrisë janë në ngjyrë të bardhë ndërkohë që frutat janë të një ngjyre blu në të zezë. Frutat kanë një diameter 2 centimetër dhe një shije të thartë. Kur janë të pjekura, këto kokrra përdoren për përgatitjen e shurupit, reçelit dhe ëmbëlsirave të tjera. Ju tregojmë se duke qenë se janë tejet të tharta si fruta, kulumbritë vështirë se mund të konsumohen të gjalla, megjithatë në variantin e thatë, gjethet dhe frutat përdoren për çaj.

Shtatë vlerat e kulumbrisë
Pastron gjakun

Lulet, gjethet dhe lëkura e kulumbrisë ndihmojnë në pastrimin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe papastërtitë nga trupi. Sipas burimeve, lulet në veçanti janë të pasura me rutinë dhe kuercitinë që bëjnë punën kryesore në pastrimin e gjakut.

Përmirëson tretjen
Kulumbria përmirëson tretjen, lufton konstipacionin, fryrjet, dhe diarenë veçanërisht tek fëmijët. Për më tepër, çaji bimor përgatitet duke hedhur dy lugë me kulumbri të thatë në një filxhan me ujë. Në këtë formë, do të keni mundësi të stimuloni oreksin. Nëse konsumoni reçel kulumbrie ose marmalade, atëherë do të zgjidhni problemin e mostretjes ose të stomakut në përgjithësi.

Zgjidh problemet me veshkat
Lulet e bimës prunus spinosa mund të përdoren për të zgjidhur problemet e akumulimit të lëngjeve në trup, për të tretur gurët në veshka dhe problem të tjera të këtij organi. Ato ndihmojnë kundër dhimbjeve të stomakut dhe ato nervore.

Largon inflamacionin e gojës dhe fytit
Autoritetet Gjermane kanë miratuar me ligj përdorimin e këtij fruti kundër inflamacionit të gojës dhe fytit. Nëse keni probleme të tilla mund të bëni gargarë me lëngun e frutit të freskët, ose me lëngun e gjetheve të kulumbrisë, të cilat shërojnë bajamet e acaruara. Rekomandohet një mënyrë si të përfitoni nga kulumbria. Vendosni katër gjethe të kulumbrisë në gjysëm litri ujë dhe ziejini për 10 minuta. Kullojeni lëngun dhe bëni gargare 2 ose tre herë në ditë. Me kulumbrinë mund të bëni edhe shurup. Shtoni 450 gramë sheqer të bardhë dhe 2 lugë të mëdha me gonxhe lulesh të kulumbrisë në 4.5 litra ujë. Ziejini së bashku. Kur shurupi të ftohet hidheni në shishe të sterilizuara. Mund ta holloni me ujë dhe ta përdorni për gargarë për të trajtuar bajamet dhe laringun e acaruar. Këtë lëng mund ta shtoni edhe në kos.

Trajton problemet me frymëmarrjen
Lulet e kulumbrisë përdoren për të trajtuar problem me traktin respirator, sepse luftojnë simptomat e të ftohtit dhe kollës. Lëkura e vetëm bimës së kulumbrisë përdoret për të ulur temperaturën.

Përdoret në produktet e bukurisë
Tuli i kulumbrisë së pjekur përdoret në industrinë e kozmetikës për prodhimin e maskave të fytyrës dhe të bukurisë. Ju mund të përdorni edhe ekstraktin e kulumbrisë për të ruajtur elasticitetin e lëkurës, sepse ky frut është i pasur me vitaminë C dhe taninë. Vaji i kulumbrisë përdoret edhe kundër strijave (shenjave të lëkurës) dhe njollave.

Largon lodhjen dhe dobësinë fizike
Nëse pini ujë të përzjerë me ekstraktin pluhur të kulumbrisë kur jeni të acaruar, do të përjetoni një qetësim të menjëhershëm të nervave. Për më tepër, do të ndiheni më të shplodhur dhe plot gjallëri./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara