Kronikë e zezë

Hajni që thyente muret e banesave dënohet me 18 muaj burg

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve.

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit e gjysmë burg dhe 200 euro gjobë të pandehurin G.P., për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë.

I pandehuri akuzohet se gjatë muajit maj 2018 në Ferizaj me qëllim përvetësimi të pasurisë së luajtshme, hap një vrimë të madhe në banesën e fqinjës së tij N.E., depërton brenda ku pastaj përmes kësaj banese hap një vrimë tjetër dhe depërton në banesën e F.F., ku ka vjedhur dy çanta Sfarovski në vlerë 2000 euro, një orë dore në vlerë 350 dollarë, një hekur për hekurosje të rrobave në vlerë 40 euro, rroba të ndryshme, si dhe ka tentuar që të marrë edhe një TV, por pasi nuk ka arritur, i njëjti është dëmtuar tërësisht, vlera e të cilit sillet rreth 600 euro.

I pandehuri po ashtu më 2.05.2018 në Ferizaj, së bashku me një të mitur, në banesën e N.E., kanë thyer murin duke depërtuar në banesë dhe kanë marrë dy valixhe, tre tepihë, pesë palë perde të ndryshme, 40 bluza të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme për femra, një palë gjygyma, 10 palë sandale për gra, një fyell për fëmijë, një kitare, një pallto, një këmishë, dy kutia të kozmetikës, një rrip, një kapëse (element kuzhinës), një palë vathë bizhuterie, një laps, një kaçavidë, një fustan, një palë pantallona, katër minifund për femra, dy shami, një palë pantallona për fëmijë, dy komplete për femra, tri palë çizme për femra, dy palë këpuca për femra, një tharëse të flokëve, një makinë për shpageta, pesë fletore të ndryshme, tri tenxhere, një tepsi, dy kullesa metalike, një palë doreza të plastikes, dy qese me tela për larjen e enëve, një ombrellë, me ç’rast të dëmtuarës, i ka shkaktuar dëm material.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. 

Lajmet

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur me armë zjarri një person mbrëmë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.

Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Published

on

Një burrë është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit, ku viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij ishte stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme,pasi ishte në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit u transferua në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla.

Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Rreth orës 12:00,   policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një  person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet  policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara