Shëndet
Cilat janë frutat që përmbajnë më shumë dhe më pak sheqer
Frutat më të mira që mund të konsumoni në këto raste janë ato me më pak sheqer.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiSheqeri tek frutat vjen bashkë me fibrat, mineralet dhe vitaminat, gjë që balancon situatën në organizëm. Kështu që ai është shumë herë më pak i dëmshëm se sa sheqeri i përpunuar. Sidoqoftë, sheqeri mbetet sheqer, ndaj edhe në rastin e frutave, nuk duhet tepruar, ose më saktë duhet vendosur një ekuilibër.
Sidomos në rastet kur po përpiqeni të humbisni peshë ose vuani nga sëmundje ku sheqeri përkeqëson më tepër gjendjen tuaj. Frutat më të mira që mund të konsumoni në këto raste janë ato me më pak sheqer dhe me më shumë minerale, antioksidantë, vitaminadhe fibra. Në këtë artikull ju njeh me frutat që përmbajnë më shumë sheqer dhe ato me më pak sheqer.
Mango
Mango përmban shumë fibra dhe lëndë ushqyese që i nevojiten organizmit tuaj. Por gjithashtu ato janë një ndër frutat që përmbajnë më tepër sheqer natyral. Për shembull, një mango ka rreth 45 gram sheqer dhe ky frut mund të mos jetë zgjedhja juaj më e mirë nëse po përpiqeni të humbisni peshë. Megjithatë, ju mund shijoni disa feta dhe të ruani pjesën tjetër për më vonë.
Rrushi
Një filxhan me rrush ka rreth 23 gram sheqer. Nëse po mundoheni të reduktoni sheqerin në regjimin tuaj ushqimor, këshillohet të konsumoni sasi të vogla.
Qershitë
Ato janë të ëmbla dhe përmbajnë shumë sheqer. Vetëm një filxhan me qershi përmban 18 gram sheqer. Dhe nëse mbushni një tas të madh me to, mund të humbisni llogarinë se sa sheqer po konsumoni.
Dardha
Një dardhë e mesme ka 17 gram sheqer. Nëse po përpiqeni të zvogëloni sasinë e sheqerit që konsumoni përgjatë ditës, mos e konsumoni të gjithë dardhën menjëherë.
Shalqiu
Ai është i ngarkuar me ujë dhe ka minerale të veçanta që i nevojiten trupit tuaj për tu hidratuar gjatë ditëve të nxehta të verës. Por vetëm një copë e vogël trekëndore përmban 17 gram sheqer.
Fiqtë
Dy fiq me madhësi mesatare kanë 16 gram sheqer. Prandaj nëse po përpiqeni të mbani nën kontroll sheqerin, këshillohet të reduktoni konsumin e tyre.
Bananet
Një banane e mesme ka 14 gram sheqer. Nëse kjo ju duket e tepërt, konsumoni gjysmën e saj ose mund të zgjidhni banatet jeshile të cilat përmbajnë më pak sheqer.
Frutat me më pak sheqer
Avokado
Po, avokado konsiderohet një frut! Dhe jo të gjitha frutat janë të mbushura me sheqer. Vetëm në një avokado gjenden 1.33 gram sheqer. Edhe pse ato janë të ulëta në sheqer, avokadot janë të larta në kalori, kështu që mund të mos jetë një ide e mirë t’i konsumoni rregullisht.
Mjedrat
Ato përmbajnë 8 gram fibra për filxhan dhe vetëm 5 gram sheqer. Fibra është e mirë për tretjen dhe mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të ngopur.
Papaja
Gjysma e një papaje të vogël ka rreth 6 gram sheqer. Dhe gjysma është e mjaftueshme për t’u ngrënë në një vakt.
Luleshtrydhet
Një filxhan me luleshtrydhe ka vetëm 7 gram sheqer. Shtojini ato në një sallatë ose konsumojini si një vakt i ndërmjetëm./AgroWeb
You may like
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
1 week agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinës
REL: Shëndeti në QKUK pret, pavarësisht investimeve milionëshe
SHBA nis sulme vdekjeprurëse kundër Shtetit Islamik në Nigeri
Studentët e Psikologjisë në UBT vizitojnë Qendrën për Zhvillim, duke u njohur nga afër me shërbimet në shëndetin mendor
Ndarja e shtesave prej 100 eurove – Kurti: Çdo herë para vitit të ri ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet, mesazh për paqe dhe reflektim shpirtëror
12 traditat më të çuditshme të Krishtlindjeve në botë
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
-
Vendi3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
