Shëndet

Sinjalet e fshehura që tregojnë se i keni enët e gjakut të bllokuara

Faktorët më të mëdhenj të rrezikut të bllokimit të arterieve janë:

Published

on

Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike dhe të forta, megjithatë ato mund të bllokohen lehtësisht duke shkaktuar sëmundjen mjaft të përhapur, aterosklerozën.

Në Shqipëri raportohen të paktën 1400 raste pacientësh të prekur nga ateroskleroza në një vit.

Faktorët më të mëdhenj të rrezikut të bllokimit të arterieve janë:
• kolesteroli i lartë,
• tensioni i lartë i gjakut,
• pirja e duhanit,
• diabeti,
• mbipesha,
• mungesa e aktivitetit fizik
• ushqyerja jo e shëndetshme.
Bllokimi i arterieve manifestohet me një sërë shenjash paralajmëruese, sipas ekspertëve.

Dhimbja e Pulpës së Këmbës
Ateroskleroza mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të këmbës. Kjo ndodh veçanërisht tek duhanpirësit. Nëse vëreni se keni dhimbje të pulpës së këmbës që nuk largohet lehtë, shkoni menjëherë tek mjeku dhe bëni analizat përkatëse.

Ngurtësim dhe Dhimbje të Nofullës
Dhimbjet në pjesën e nofullës dhe qafës janë rëndom simptoma të anginës, e cila ndodh si rezultat i qarkullimit të keq të gjakut. Dhimbjet ndodhin për shkak se nervi vagus, nervi kryesor që transmeton sinjalet e dhimbjes nga zemra, është gjithnjë në kontakt me zonën e qafës, kokës, nofullës dhe krahut të majtë.

Dhimbjet e Mesit
Dhimbjet e mesit shfaqen për shumë arsye dhe një prej tyre ka të bëjë me zemrën. Zona e poshtme e shpinës është nga të parat ku grumbullohen pllakat aterosklerotike. Dhimbja është më e madhe sepse qarkullimi i gjakut pakësohet dhe dobëson disqet e vertebrave.

Si të Pastroni Enët e Gjakut?
Listuar më poshtë, mund të gjeni disa zgjidhje natyrale, të cilat do t’i pastrojnë arteret tuaja.

Hudhra
Hudhra sigurisht që është ndër përbërësit më të fuqishëm natyralë. Hudhra arrin të kontrollojë tensionin e lartë të gjakut, nivelet e kolesterolit tuaj dhe të ndalojë zhvillimin e sëmundjes vaskulare.

Xhenxhefili
Xhenxhefili përmban shumë antioksidantë që parandalojnë formimin e pllakëzave në enët e gjakut arterial. Për më tepër, xhenxhefili ul nivelin e kolesterolit të keq dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Specat Djegës
Specat djegës përmbajnë një përbërës të njohur si kapsaicinë, e cili rregullon nivelin e kolesterolit tuaj dhe shmang gjasat e atakut në zemër.

Uji me Limon
Konsumi i ujit limon çdo mëngjes është një nga metodat më të mira natyrale për mbrojtjen e zemrës dhe uljen e kolesterolit në gjak. Uji me limon mbron enët e gjakut dhe riparon elasticitetin e humbur.

Shega
Lëngu i shegës në veçanti është jashtëzakonisht efikas kundër sëmundjeve të zemrës. Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i lëngut të shegës çdo ditë zhbllokon arteriet tuaja në mënyrë efikase. Kjo ndodh për shkak të pranisë së lëndëve ushqyese si kaliumi, magnezi si dhe seleniumi./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara