Luis Enrique shfaq edhe njëherë anën e tij njerëzore ku trajneri spanjoll ka publikuar numrin e tij personal për një nismë shumë unike.
Trajneri i Spanjës ka zbuluar numrin e tij të telefonit, i cili tani është në dispozicion për të gjithë tifozët e futbollit Iberik për një iniciativë reklamuese e promovuar nga kompania Finetwork.
Enrique do të thërrasë vetëm një fatlum, i cili do të jetë në gjendje të fluturojë së bashku me një shoqërues për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Italisë, të planifikuar në Milano më 6 tetor.
Muajin e kaluar, Luis Enrique kishte deklaruar në një konferencë për shtyp se të gjithë gazetarët kanë numrin e tij të telefonit, por askush nuk e ka telefonuar kurrë për të marrë informacion mbi ekipin kombëtar.
Me këtë justifikim dhe, meqenëse Finetwork është Partner e Sponsor i “La Rojas”, Finetwork ndau numrin e telefonit të trajnerit, i cili do t’i përgjigjet thirrjes së vetëm një personi me fat. Fituesi i kësaj eksperience të madhe të futbollit do të ketë një përvojë të madhe. Kompania ftoi të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë nismë dhe kanë kohë nga 27 shtatori deri më 5 tetor për të përjetuar këtë ngjarje futbollistike në një mënyrë unike.
Spanja do të luajë Final Four të Ligës së Kombeve në tetor, së bashku me Italinë, Belgjikën dhe Francën.
Itali-Spanjë do të luhet më 6 tetor në San Siro, ndërsa ditën tjetër, në stadiumin Juventus, Belgjika dhe Franca do të dalin në fushë. Finalja do të luhet më 10 tetor në orën 20:45./Ora News/.
Markus Rashford do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës, katalanasit kanë arritur marrëveshje me Manchester United, për transferimin e sulmuesit anësor.
Do të jetë huazim për një sezon, me detyrim blerjen e kartonit nëse plotësohen disa kushte gjatë sezonit. Rashford do fitojë 12 milionë euro në sezon te Barca.
Ky transferim vjen për ta pasi dështuan me Niko Uilliams. Rashford do e ketë eksperiencën e parë jashtë Anglisë.
Ylli 27-vjeçar ka luajtur 297 ndeshje në Premier Ligë dhe gjatë kësaj kohe ka shënuar 89 gola dhe ka asistuar 52 të tjerë në kampionat.
Talenti i Club Brugge, Ardon Jashari, thuhet se po shtyn përpara për një transferim te Milani këtë verë dhe nuk mori pjesë në foton zyrtare të ekipit sipas “La Gazzetta dello Sport”.
Gazeta këmbëngul se mesfushori zviceran dëshiron të transferohet në San Siro vetëm në merkaton e verës 2025, por klubi i tij ende nuk e ka pranuar propozimin e fundit të Milanit me vlerë 32.5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.
Jashari rifilloi stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit në fillim të kësaj jave, por po bëhet gjithnjë e më i pakënaqur në Brugge, duke pasur parasysh se dëshiron të transferohet në Milano sa më shpejt të jetë e mundur.
22-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk do të marrë pjesë në ndeshjet miqësore para-sezonale të Milanit në turneun e tyre në Azi, por shpreson të bashkohet me Rossonerët në fillim të gushtit.
Negociatat midis Milanit dhe Club Brugge janë zvarritur për javë të tëra, kështu që Rossonerët kanë rinisur bisedimet edhe për mesfushorin e Valencias, Javi Guerra , i cili shihet si alternativa kryesore ndaj Jasharit.
Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave është eliminuar në çerekfinale nga Anglia në penallti, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat 2:2.
Ishte shqiptarja me shtetësi suedeze, Kosovare Asllani, ajo që ia dha epërsinë e parë Suedisë që në minutën e 2-të të takimit, kurse në minutën e 25-të, Blackstenuis e dyfishoi epërsinë për ta çuar Suedinë në pushim me dy gola më tepër.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Anglia e ngushtoi rezultatin në minutën e 79-të me Bronze, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Agyemang barazoi shifrat.
Vazhdimet nuk sollën fitues, ndërsa nga 14 penallti të ekzekutuara, vetëm shtatë u realizuan nga të dyja kombëtaret, ku tri ishin të sakta për Anglinë e vetëm dy për Suedinë.
Sulmuesi portugez 21 vjeçar Luis Mota është përforcimi më i ri që i bashkohet ekipit të FC Prishtina.
Mota është me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive, e poashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses.
Ky transferim tregon ambiciet e FC Prishtinës për të ndërtuar një skuadër konkurruese jo vetëm në nivel vendor, por edhe në garat ndërkombëtare.
“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina, faleminderoj udhëheqësin e klubit për besimin që ma kanë dhenë dhe jamë i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, tha Mota./Kosovapress