Shëndeti

A është vrapimi i dëmshëm për nyjet?

Dhimbja e nyjeve është ndër problemet më të zakonshme të plakjes.

Published

on

Qoftë nëse jeni duke ushtruar për një garë vrapimi apo thjesht e bëni për të mirëmbajtur formën e trupit, frika se kjo do të ketë ndikim të keq në nyje, është frikë mjaft e zakonshme.

Dhimbja e nyjeve është ndër problemet më të zakonshme të plakjes – mbi 25 për qind e meshkujve priren të zhvillojnë artritin – dhe nga frika se po e shpejtojnë këtë proces, ata heqin dorë nga ushtrimet e tyre.

Sidoqoftë, Lawrence Berkeley National Laboratory ka zbuluar se personat që vrapojnë kanë më pak rrezik të zhvillojnë dhimbje në nyje sesa ata që nuk janë aktivë fizikisht. Kjo do të thotë se mund t’i vraponi disa maratona në vit pa brenga.

Hulumtuesit tregojnë se rrezikun më të madh për problemet në nyej e paraqet mbipesha, dhe studiuesit për këtë kanë zbuluar një ndërlidhje mes zvogëlimit të dhimbjeve dhe kalorive që digjen gjatë ushtrimeve.

Dr. Frederik Fuchs rekomandon që të vraponi lehtë, të bëni zgjatje dhe të vraponi në park, e jo në shirit vrapues (treadmill).

Veç kësaj, ai rekomandon të merrni sasinë e rekomandueshme të vitaminës D, pasi që dielli i rregullon nivelet e kalciumit dhe fosfatit – thelbësore për shëndetin e eshtrave – përderisa mungesa e tyre shpinë në osteoporozë.

Shëndeti

Çaji i mollës ndihmon në shërimin e këtyre sëmundjeve

Published

on

Continue Reading

Aktualitet

BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës

Published

on

Në një kohë kur sfidat shëndetësore globale po intensifikohen dhe sistemet e kujdesit shëndetësor kërkojnë qasje të integruara dhe të qëndrueshme, UBT ka akredituar me sukses programin Bachelor në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore (180 ECTS). Ky program trevjeçar synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për të kontribuar në parandalimin, edukimin, planifikimin, menaxhimin dhe vlerësimin e ndërhyrjeve në shëndetin publik.

Program me përmbajtje unike dhe vlera praktike

Programi është konceptuar sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë dhe përqafon një qasje praktike dhe multidisiplinare. Përmbajtja përfshin lëndë bazë si epidemiologjia, higjiena, shëndeti mendor dhe riprodhues, si dhe module të avancuara si menaxhimi i emergjencave, analizat e sistemeve shëndetësore, teknologjitë e informacionit në shëndetësi, etika dhe promovimi i shëndetit.

Studentët përfitojnë nga një kombinim i balancuar mes ligjëratave teorike, punës praktike në laboratorët modernë të UBT-së, dhe praktikave profesionale në institucione partnere si: Poliklinika Universitare e UBT, Spitali Universitar UNITED, QKUK, si dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rëndësia për shëndetin publik në Kosovë

Kosova përballet me sfida të mëdha në fushën e shëndetit publik, nga sëmundjet infektive e kronike deri te përballja me emergjenca dhe fatkeqësi natyrore. Ky program synon të formojë profesionistë që do të jenë në vijën e parë të përmirësimit të kujdesit shëndetësor parësor, edukimit shëndetësor në komunitet dhe monitorimit të rreziqeve shëndetësore.

Mundësi të gjera punësimi dhe zhvillimi profesional

Të diplomuarit nga ky program do të jenë të përgatitur për punësim në:

  • Qendrat e Shëndetit Publik në nivel komunal dhe qendror;
  • Institucionet e kujdesit parësor dhe preventiv;
  • Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet që monitorojnë faktorët e rrezikut;
  • Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-të në fushën e shëndetit publik, si dhe në projekte të WHO, UNICEF, UNDP etj.;
  • Qendrat e Promovimit të Shëndetit në shkolla, komunitete dhe institucione edukative.

Për më tepër, studentët kanë mundësi të vazhdojnë studimet në nivelin Master në Shëndet Publik dhe Menaxhim, Biokimi Klinike apo Shkenca Paramjekësore në UBT ose universitete ndërkombëtare.

Pse të zgjedhni UBT?

UBT është institucioni më i madh dhe më i ndërkombëtarizuar i arsimit të lartë në Kosovë, me mbi 12,500 studentë, 1,500 staf akademik dhe administrativ, si dhe bashkëpunim me mbi 500 universitete ndërkombëtare. Me një kampus modern mbi 15,000 m², laboratorë të teknologjisë së lartë, Poliklinikë Universitare me mbi 20 ambulanca funksionale dhe një Spital Universitar, UBT ofron kushte të avancuara për zhvillim profesional dhe akademik.

Përveç Shëndetit Publik, UBT ofron programe të akredituara në fusha të shumta të shkencave mjekësore, përfshirë: Farmacinë, Stomatologjinë, Radiologjinë dhe Biokiminë Mjekësore.

Continue Reading

Shëndeti

Manaferrat janë të shkëlqyera për shëndetin dhe duhet t’i konsumojmë më shpesh

Published

on

Manaferrat kanë shumë vitamina që mund të mos i keni ditur.

Në artikullin në vazhdim do t’i kuptoni benefitet e konsumimit të tyre.

Anti-inflamatorë natyralë

Manaferrat janë të pasura me antioxidantë si anthocyanins, që ndihmojnë të neutralizojnë radikalët e lira në trup dhe reduktojnë inflamacionin e brendshëm.

Përforcim i sistemit imunitar

Ato kanë shumë vitaminë C, që mbështet imunitetin dhe formimin e kolagjenit për lëkurën dhe nyjet.

Shëndeti i zemrës

Me rreth 8 gram fibra për një filxhan, ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL dhe tensionit të gjakut.

Foshnje të forta dhe kocka të shëndetshme

Përmbajnë vitaminë K, magnez, kalcium dhe bakër, që të gjithë ndihmojnë për kocka më të forta.

Mbrojtje e trurit dhe përqendrimit

Anthocyaninat veprojnë për të zvogëluar stresin oksidativ në tru, duke ofruar mbrojtje kundër sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.

Continue Reading

Shëndeti

Zbulohet antitrupi kundër alergjive ndaj polenit

Published

on

Përftohet një antitrup që nëse aplikohet me një spray, ndalon simptomat alergjike që nxiten nga polenet.

Antitrupi është eksperimentuar tashmë vetëm mbi kafshët dhe është specifik ndaj bimës së artemisës, që në Evropë është shkak i rreth 15% të alergjive.

Ndërkohë që në kontinentin tonë rreth 40% e popullsisë vuan nga alergjitë ndaj polenit dhe simptomat shkaktojnë një dëm financiar që përllogaritet në rreth 100 mln euro, duke përfshirë këtu humbjen e ditëve të shkollës dhe punës.

Mos u panikosni, kur ndryshimet në gjoks konsiderohen normale dhe kur duhet të shkoni menjëherë te mjeku

Studimi është publikuar në revistën Kufijtë e Imunologjisë, është hera e parë që një antitrup monoklonal projektohet për t’u aplikuar me metodën e spray-t nga hunda, dhe ka rezultuar i suksesshëm në mbrojtjen ndaj simptomave alergjike në rrugët e sipërme e të poshtme të frymëmarrjes.

Ky spray vepron në mënyrë lokale e mbi këtë bazë krijohen të tjerë, për ambrosian dhe barin, duke i hapur rrugën një gjenerate të re terapeutike të shpejtë, pa nevojën e ageve, e mbi të gjitha në bazë të ndjeshmërisë individuale ndaj alergjenëve.

 

Continue Reading

Të kërkuara