Ekonomi

Anulohen dasmat, Sogojeva: Pranojmë masat, por asnjëherë mbylljen totale

Publikuar

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva në një intervistë për Ekonomia Online tha se ka filluar anulimi i dasmave nga kontaktet që ka pasur me pronarët e restoranteve, pas vendimit të Qeverisë.

Ai më tej ka shtuar se pas rritjes së numrit të rasteve kanë respektuar vendimin, por nuk do të pranojnë asnjëherë mbyllje totale.

“Fillimisht jemi dakorduar që dasmat të mbahen me një numër të kufizuar, por që dyfishimi i rasteve na ka vendosur para një akti të kryer dhe që kur pamë raste kaq shumë, atëherë vendimin e ministrit në parim u pajtuam, pasi mbi të gjitha është shëndeti. Qysh tani ju them që mbylljet totale nuk i lejojmë, dhe sugjeroj që le të marrin masa sa të duan, por mbylljen totale nuk e lejojmë”, deklaroi ai.

Sogojeva thekson që dëmet janë të mëdha pas anulimit të dasmave, por që e kanë pasur me patjetër pranimin e këtyre masave, raporton EO.

“E vërtetë që na ka dëmtuar mjaftë shumë, por kur marrim parasysh një numër kaq i madh i rasteve duhet të pajtohemi edhe me këtë situatë. Në bazë kontaktve që kemi ka filluar anulimi i dasmave”, theksoi tutje ai.

Tutje ai tha se gati 80 % e dasmave kanë përfunduar, por që pjesa tjetër e mbetur do të shkaktojë humbje të mëdha.

“Pjesa më e madhe është bërë e dasmave, ku 80 % tyre janë përfunduar. Por prapë ka mbetur ky 20 % që ka mbetur ka humbje me mijëra euro dhe është keq për ata që janë përgatitur për dasmat, por që është dashur të pajtohemi me këtë situatë”, deklaroi Sogojeva.

Qeveria në mbledhjen e së mërkurës ka marrë vendim për anulimin e dasmave dhe ahengjeve, mbylljen e klubeve të natës, për gastronominë ka vendosur që të punohet deri në orën 22:30, do të angazhohen edhe mbi 1 000 persona staf shëndetëso e do të punohet edhe të shtunave në qendrat e vaksinimit.

Ekonomi

Pesë personat më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre

Kështu thuhet në një raport të Oxfam që u publikua të dielën.

Publikuar

nga

Pesë njerëzit më të pasur në Tokë janë bërë shumë më të pasur vitet e fundit. Që nga viti 2020, pasuria neto e këtyre miliarderëve është rritur me 114% në një total prej 869 miliardë dollarësh, pas inflacionit, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam, të publikuar të dielën. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, bota mund të shohë trilionerin e saj të parë në një dekadë.

Në po këtë periudhë, gati pesë miliardë njerëz në mbarë botën janë varfëruar, pasi ata u përballën me inflacionin, luftën dhe krizën klimatike. Do të duheshin gati 230 vjet për të eliminuar varfërinë bazuar në trajektoren aktuale.

Raporti, i cili bazohet në të dhënat e përpiluara nga Forbes, përkon me fillimin e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, mbledhje elitare e disa prej njerëzve më të pasur dhe liderëve botërorë.

Vlerësohet se 148 korporatat kryesore kanë pasur fitim prej 1.8 trilion dollarë, 52 për qind më shumë sesa mesatarja 3-vjeçare, duke u mundësuar që aksionarët të kenë fitime dhe miliona punëtorë të përballen me krizat e kostos së jetesës, përderisa inflacioni çoi në uljen e pagave.

“Kjo pabarazi nuk është aksidentale. Klasa e miliarderëve po sigurohet që korporatat t’u mundësojnë atyre më shumë pasuri në kurriz të të tjerëve”, tha shefi i Oxfamit, Amitabh Behar.

Elon Musk, i cili drejton disa kompani, sikurse Tesla dhe SpaceX, përjetoi rritje vitet e fundit. Pasuria e tij u rrit në 245.5 miliardë dollarë në fund të nëntorit, 737% më shumë nga marsi i vitit 2020, pas llogaritjes së inflacionit.

Bernard Arnault, kryetar i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH, dhe familja e tij kishin një vlerë neto prej 191.3 miliardë dollarësh, më shumë se 111%.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, kishte një pasuri prej 167.4 miliardë dollarësh, me 24% rritje; ndërsa pasuria e themeluesit të Oracle, Larry Ellison arriti në 145.5 miliardë dollarë, me një rritje prej 107%.

Në përfundim të listës së pesë njerëzve më të pasur qëndron CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett, pasuria neto e të cilit u rrit 48% në 119.2 miliardë dollarë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Barclays ul numrin e vendeve të punës

Kjo shifër përfaqëson rreth 5% të totalit të fuqisë punëtore të saj.

Publikuar

nga

Barclays vlerësohet të ketë reduktuar rreth 5 mijë vende pune në të gjithë botën në vitin 2023, në kuadër të nismës për uljen e kostove, e cila filloi në fund të vitit të kaluar. Kjo shifër përfaqëson rreth 5% të totalit të fuqisë punëtore të saj.

Shkurtimet e vendeve të punës pritet të jenë një kombinim i shkurtimeve aktuale dhe vendeve të lira të punës që nuk do të plotësohen në fund të fundit. Detajet tjera pritet të bëhen të ditura së bashku me publikimin e të ardhurave të bankës më 20 shkurt, por ky plan për uljen e kostove pritet të vlerësohet në rreth 1 miliard £ (1.16 miliard euro).

Një zëdhënës i bankës së investimeve theksoi se Barclays e mori këtë vendim në kuadër të “programit të saj të vazhdueshëm të efikasitetit, i cili u krijua për të thjeshtuar dhe riformuar biznesin, për të përmirësuar shërbimin dhe për të ofruar kthime më të larta”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Banka Botërore njofton 20 milionë dollarë ndihmë në Gaza

E konfirmoi Banka përmes një deklarate.

Publikuar

nga

Banka Botërore njoftoi të martën 20 milionë dollarë në financim të ri për të ofruar ndihmë emergjente për njerëzit në Gaza, përfshirë edhe 10 milionë dollarë për pako ushqimore.

Ndihma, e cila do të arrijë rreth 377 mijë njerëz, është pjesë e një pakete më të madhe ndihme për Gazën prej 35 milionë dollarësh, njoftoi Banka përmes një deklarate.

Një ndihmë fillestare prej 15 milionë dollarësh tashmë është dorëzuar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Danimarka do të heqë nga qarkullimi kartëmonedhën 1000 korona

Me këtë veprim, Banka Qendrore daneze po përpiqet të luftojë krimin ekonomik.

Publikuar

nga

Danimarka, ku paratë kesh përdoren rrallë, po synon të heqë nga qarkullimi deri në maj të vitit 2025 kartëmonedhat 1000 korona (afërsisht 134 €).

“Me ndryshimin e zakoneve të pagesave të danezëve, kartëmonedha 1000 e kurorës nuk është më e nevojshme”, njoftoi Christian Kettel Thomsen, drejtor i Nationalbanken.

Në vendin skandinav, vetëm 10% e pagesave në dyqane bëhen me para në dorë. Në 90% të rasteve, blerjet arrijnë në më pak se 500 korona (rreth 67 €). Kjo është relativisht e pazakontë në krahasim me pjesën më të madhe të Eurozonës, ku më shumë se gjysma e pagesave komerciale bëhen me para në dorë.

Me këtë veprim, Banka Qendrore daneze po përpiqet të luftojë krimin ekonomik.

“Kemi parasysh shqetësimet e policisë, sektorit financiar dhe sektorit të shitjes me pakicë… kartëmonedha 1000 kurora përdoret në masë më të madhe se kartëmonedhat e tjera në kuadër të formave të ndryshme të krimit financiar”, njoftoi Banka.

Kjo kartëmonedhë hyri në qarkullim në vitin 1975 për shkak të inflacionit shumë të lartë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara