Lajmet

91 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi në këtë 24-orësh të fundit.

Published

on

91 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi në këtë 24-orësh të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë janë një mijë e 391 raste aktive me koronavirus kurse 203 persona janë shëruar.

Janë dhënë 46 vaksina kundër COVID-19. /UBTNews/

Lajmet

Gjykata Speciale i refuzon dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë: Janë të parëndësishme

Published

on

Pjesa më e madhe e provave të prezantuara nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, që dëshmojnë për krimet serbe të kryera në Kosovë, nuk janë pranuar në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Kështu kanë vendosur gjyqtarët e rastit, duke theksuar se përgjithësisht këto dëshmi, janë komplet të parëndësishme për procesin ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit, që po zhvillohet në Hagë.

Cilat prova u rrëzuan dhe pse?

Mbrojtja e Jakup Krasniqit kishte dorëzuar materiale të shumta, dëshmi të shkruara, video-incizime të cilat sipas tyre, dëshmojnë se në Kosovë ka qenë gjendje kaosi, dhe shumë krime janë kryer në shenjë hakmarrjeje nga individë pas krimeve të Serbisë në zona të ndryshme.

Pas kërkesës së Jakup Krasniqit, Prokuroria e Hagës kërkoi që këto prova të krimeve serbe të refuzohen, dhe realisht pjesa më e madhe e tyre u refuzuan.

Prova me numrin 11 përmbante një material të BBC, ku kishte video-incizime të ndryshme që dëshmonin për krimet e Serbisë në Kosovë. Megjithatë, kjo për gjyqtarët e Speciales është e parëndësishme. Ata vendosën ta pranojnë një pjesë krejt të shkurtër të materialit, aty ku UÇK-ja iu ndihmonte hetimeve të mundshme, por jo edhe dëshmive për krimet e Serbisë.

“Duke iu kthyer Provës së Propozuar 11, Paneli vëren pretendimin e Mbrojtjes së Krasniqit se videoja lidhet, ndër të tjera, me pasojat e krimeve serbe të kryera kundër popullsisë shqiptare, natyrën mbrojtëse të organizatës së UÇK-së, pretendimet për përfshirjen e UÇK-së në zhdukjen dhe vdekjen e individëve, trupat e të cilëve u gjetën në rrethana të pashpjegueshme dhe aktet e mundshme të hakmarrjes nga popullsia civile. Pasi shqyrtoi Provën e Propozuar 11, Paneli vëren se pjesa e parë e videos lidhet kryesisht me krimet që dyshohet se janë kryer nga forcat serbe në Rahovec dhe përreth. Paneli kujton qëndrimin e tij se provat e krimeve të dyshuara të kryera nga forcat serbe janë përgjithësisht të parëndësishme për akuzat kundër të Akuzuarit. Paneli konsideron se Mbrojtja e Krasniqit nuk ka arritur të vërtetojë se pjesa e parë e videos është relevante për këtë çështje”, thuhet në këtë vendim.

Gjyqtarët e Hagës e refuzuan një tjetër prove të propozuar nga Jakup Krasniqi, e që lidhej me raportet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas gjyqtarëve, këto nuk janë relevante, ngjashëm siç konstatoi edhe për dëshmitë e krimeve serbe.

“Lidhur me Provën e Propozuar 15, Trupi Gjykues vëren parashtrimin e Mbrojtjes së Krasniqit se ajo lidhet me marrëdhënien midis LDK-së dhe UÇK-së, dhe sugjerimin se ato nuk ishin opozitë dhe kishin qëllime të përbashkëta. Pasi shqyrtoi Provën e Propozuar 15, Trupi Gjykues nuk e konsideron përmbajtjen e saj, siç përshkruhet aty, të jetë relevante për qëllimet e përbashkëta të pretenduara të UÇK-së dhe LDK-së në asnjë mënyrë relevante për këtë çështje. Trupi Gjykues vëren se, ndërsa një pjesë e Provës së Propozuar 15 përmend denoncimin e LDK-së për krimet e kryera nga forcat serbe, kjo pikë është kryesisht relevante për krimet e kryera nga forcat serbe, të cilat janë të parëndësishme përveç nëse lidhen ndryshe me akuzat kundër të Akuzuarit. Prandaj, Trupi Gjykues konstaton se Mbrojtja e Krasniqit nuk ka arritur të vërtetojë se Prova e Propozuar 15 është relevante për këtë çështje”, thuhet më tutje në këtë vendim.

Për këto prova, ditë më parë Prokuroria Speciale e Hagës kërkoi që të mos pranohen. Në anën tjetër, muaj më parë, Gjykata Speciale kishte pranuar prova që zyrtarisht iu takonin institucioneve të Beogradit zyrtar./S.K/EO/Nacionale/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës dhe bashkëshortes, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Një person është në arrati pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike në familje ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Ndërsa dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është në arrati.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij viktimave femra kosovare. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, teksa një nga zyrtarët ka pësuar edhe lëndime.

I dyshuari ka demoluar edhe orenditë e zyrës në stacionin policor, teksa është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij. Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku një zyrtar ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari edhe në stacion policore ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Korilë, Zveçan 17-20.10.2025 – NN. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara