91 kilogram e 548 gram“Marihuanë” që u kapën dje në Podujevë plani ishte që të transportoheshin përmes autobusit të linjës së rregullt Kosovë-Austri.
Kështu bën të ditur Prokuroria e Shtetit, e cila ka kërkuar paraburgim kundër të dyshuarit për transportin e 91 kg marihuanë.
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit F.M., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh nga data 09.02.2022″.
Sipas kërkesës së prokurorisë, “me datë 09.02.2022 rreth orës 21:00 minuta në fshatin Konushefc, Komuna e Podujevës, të pandehurit M.Q., dhe F.M., në cilësi të bashkëkryerësve, së bashku me dy persona të tjerë për momentin të panjohur, pa autorizim kanë shpërndarë dhe transportuar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri M.Q., ka komunikuar me telefon me të pandehurin F.M., në automjetin e tij Audi A8, me targa të Gjermanisë, ka ngarkuar substancën narkotike të llojit “Marihuanë” në sasi të madhe me peshë prej 91 kilogram e 548 gram, dhe është nisur në drejtim të fshatit Konushefc të Komunës së Podujevës, dhe me të ardhur në atë fshat ka hyrë në shtëpinë e të pandehurit F.M., ku i ka nxjerrë çantat në të cilat e kishte vendosur sasinë e marihuanës për ta vendosur në autobusin e linjës së rregullt Kosovë-Austri pronë e të pandehurit F.M., pastaj sërish këto çanta me “Marihuanë” i vendos në automjetin e tij dhe niset në drejtim të Podujevës, kështu i pandehuri F.M., me automjetin e tij të tipit Golf IV me targa të Austrisë, ia siguron rrugën, i pandehuri M.Q., në momentin kur i vëren zyrtarët policor fillimisht përdor forcë duke e goditur me automjetin e tij veturën zyrtare të policisë, me rastin e kthimit mbrapa me automjet e godet zyrtarin policor dhe përdor armë zjarri duke shtënë në drejtim të zyrtarëve policor”.
“Me këto veprime, në cilësinë e bashkëkryerësve, të dyshuarit kishin për ta kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se lidhur me këtë rast me datë 10.02.2022 ka marrë aktivendim për zgjerim të hetimeve për të dyshuarin M.Q., në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së./UBTNEWS
Në Pikën e Kalimit Kufitar në Dheu i Bardhë, më 16 shtator 2026, rreth orës 11:40, është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një patentë shoferi që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Dokumenti është konfiskuar për ekzaminim.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/
Në Prizren, më 16 shtator 2026, rreth orës 20:15, është raportuar një aksident trafiku me fatalitet.
Sipas Policisë, një i dyshuar, mashkull kosovar, duke mos iu përshtatur kushteve dhe shpejtësisë së rrugës, me automjet ka goditur një këmbësore, femër kosovare.
Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar gjithsej gjashtë raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në tri komuna të vendit: Prishtinë, Gjakovë dhe Lipjan. Tri raste janë evidentuar në kryeqytet, tri të tjera në Gjakovë, si dhe një rast në Lipjan.
Sa i përket rrethanave të ngjarjeve, në kryeqytet janë raportuar tri raste të ndryshme: në dy prej tyre viktimat gra janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit burra, ndërsa në rastin e tretë bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes një gruaje dhe një burri. Të gjithë të dyshuarit në këto ngjarje janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
Në Lipjan është evidentuar një rast ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Pas procedurave të intervistimit, i dyshuari po ashtu është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, situatë më e rëndë është shënuar në Gjakovë përmes tri rasteve të ndara. Në rastin e parë, dy burra janë përleshur fizikisht mes vete; njëri prej tyre është arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt, kurse tjetri ndodhet ende në kërkim policor. Në dy rastet e tjera, dy persona janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit pasi kanë ushtruar dhunë dhe keqtrajtim fizik ndaj dy viktimave grave, prej të cilave njëra ka pranuar edhe tretman mjekësor. /E.A/