Kronikë e zezë

91 kilogram “Marihuanë” u tentua që të transportoheshin përmes autobusit të linjes Kosovë-Austri

Kërkohet paraburgim kundër të dyshuarit për transportin e 91 kg marihuanë.

Published

on

91 kilogram e 548 gram“Marihuanë” që u kapën dje në Podujevë plani ishte që të transportoheshin përmes autobusit të linjës së rregullt Kosovë-Austri.

Kështu bën të ditur Prokuroria e Shtetit, e cila ka kërkuar paraburgim kundër të dyshuarit për transportin e 91 kg marihuanë.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit F.M., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh nga data 09.02.2022″.

Sipas kërkesës së prokurorisë, “me datë 09.02.2022 rreth orës 21:00 minuta në fshatin Konushefc, Komuna e Podujevës, të pandehurit M.Q., dhe F.M., në cilësi të bashkëkryerësve, së bashku me dy persona të tjerë për momentin të panjohur, pa autorizim kanë shpërndarë dhe transportuar substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge me qëllim të shitjes, shpërndarjes dhe ofrimit për shitje, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri M.Q., ka komunikuar me telefon me të pandehurin F.M., në automjetin e tij Audi A8, me targa të Gjermanisë, ka ngarkuar substancën narkotike të llojit “Marihuanë” në sasi të madhe me peshë prej 91 kilogram e 548 gram, dhe është nisur në drejtim të fshatit Konushefc të Komunës së Podujevës, dhe me të ardhur në atë fshat ka hyrë në shtëpinë e të pandehurit F.M., ku i ka nxjerrë çantat në të cilat e kishte vendosur sasinë e marihuanës për ta vendosur në autobusin e linjës së rregullt Kosovë-Austri pronë e të pandehurit F.M., pastaj sërish këto çanta me “Marihuanë” i vendos në automjetin e tij dhe niset në drejtim të Podujevës, kështu i pandehuri F.M., me automjetin e tij të tipit Golf IV me targa të Austrisë, ia siguron rrugën, i pandehuri M.Q., në momentin kur i vëren zyrtarët policor fillimisht përdor forcë duke e goditur me automjetin e tij veturën zyrtare të policisë, me rastin e kthimit mbrapa me automjet e godet zyrtarin policor dhe përdor armë zjarri duke shtënë në drejtim të zyrtarëve policor”.

“Me këto veprime, në cilësinë e bashkëkryerësve, të dyshuarit kishin për ta kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se lidhur me këtë rast me datë 10.02.2022 ka marrë aktivendim për zgjerim të hetimeve për të dyshuarin M.Q., në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356,  “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së./UBTNEWS

Continue Reading

lajme

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar pas lokalizimit nga njësitë policore.

Sipas deklaratës së Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar pas rezistencës dhe një takimi me familjarët.

Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe thirrje për përgjegjësi institucionale.

Detajet e plota të operacionit pritet të bëhen të ditura nga autoritetet përkatëse.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Policia gjen substancë të dyshuar narkotike në një veturë në Shtime

Published

on

Policia ka gjetur 3.15 gramë substancë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja në rrugën “De Rada” në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 27 tetor, rreth orës 01:00, kur njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Shtime ka ndaluar automjetin në kuadër të planit operativ “Shtatori i Sigurt”, që synon luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët.

Gjatë kontrollit, te shoferi me inicialet R.I., 20 vjeç, është gjetur një qese najloni me 3.15 gramë substancë të dyshuar narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia në Shtime ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, përfshirë ato që lidhen me narkotikët.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Rrahën një grua, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i viktimës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur me 26 tetor, rreth orës 19:00, ku dy të dyshuarit – bashkëshorti dhe vëllai i viktimës – kanë sulmuar fizikisht këtë të fundit.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron armë dhe municion në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sipas raportit shtesë të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë dhe pajisje të armës.

Po ashtu, zyrtarët policorë kanë sekuestruar tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Sekuestrimi i këtyre sendeve është pjesë e veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes. Megjithatë, nga informacionet e bëra publike nuk është sqaruar nëse sendet e gjetura ndërlidhen drejtpërdrejt me ngjarjen.

Vrasja e Arlinda Zekajt, e ndodhur më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime dhe diskutime për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe përgjegjësinë institucionale.

Një ditë pas ngjarjes, më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e Zekajt, rastet e tjera të vrasjes së grave dhe dhunën në familje. Gjatë diskutimeve, deputetët kërkuan shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse, si dhe u ngrit iniciativa për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të trajtuar përgjegjësinë institucionale në këtë rast.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara