Lajmet

90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Published

on

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 90 pacientë me COVID-19.

Spitali njofton se katër pacientë me COVID-19 janë në respirator (CPAP), 62 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 15 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një pacient që po trajtohej në këtë spital është shëruar gjatë 24 orëve të fundit./UBTNews

Lajmet

Dështon edhe përpjekja e 44-t për ta bërë Kosovën me Kuvend të ri

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të dyzetekatërtën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Më 9 korrik, ligjbërësit refuzuan sërish që ta formonin një komision të propozuar për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të mërkurën, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Ato pretendojnë se është jokushtetuese kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje – e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhje – që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, ndërsa LVV-ja ngulmon se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.

Seanca konstituive do të vazhdojë të premten e 11 korrikut.

Continue Reading

Lajmet

Xhaferi: Duhet të qetësohemi politikisht dhe të dalim nga ky ngërç

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka bërë thirrje për kthim në normalitet politik para seancës së 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë. Situata është shumë e qartë – ose kthehemi te votimi i hapur fillestar, ose vendosim për një qeveri uniteti për një periudhë prej 7-8 muajsh, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja,” deklaroi Xhaferi.

Ai theksoi se propozimi i LDK-së ka për qëllim qetësimin e situatës politike dhe zhbllokimin e institucioneve.

Zgjidhja që ofrojmë është e thjeshtë: kthimi te votimi fillestar, i hapur, ose krijimi i një qeverie të përbashkët, të unitetit – ashtu siç ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës – për të kaluar këtë periudhë tranzitore. Duhet të qetësohemi politikisht dhe të dalim nga ky ngërç, për t’u kthyer në një situatë normale politike,” shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ka kërkuar hetim të thellë për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

Fillimisht, dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zenjullahu për humbjen e më të dashurit të tyre. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve. Shumëçka është bërë publike, edhe falë incizimeve të dëshmitarëve. Por për të kuptuar plotësisht gjithçka që ka ndodhur, nevojitet bashkëpunim i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës — Policisë, Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë. Pesë zyrtarë tashmë janë suspenduar. Kërkoj dhe pres një hetim të thellë që të vendoset drejtësia. Nuk do të ketë strehë në institucione për askënd që ka tejkaluar kompetencat apo ka abuzuar me detyrën zyrtare. Tendenca për të nisur një fushatë kundër Policisë nuk është e dobishme. Thirrjet për drejtësi janë të drejta dhe duhet të dëgjohen”, tha Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Policët e dyshuar në Lipjan dalin sot para gjykatës

Published

on

By

Seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar për rastin e vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, do të mbahet sot në orën 10:30 në Lipjan.

Zejnullahu ka vdekur në orët e para të datës 7 korrik, në Lipjan.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës u tha se Zejnullahu dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur u ndalua nga zyrtarët policorë.

Pas rastit, Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur arrestimin e pesë zyrtarëve të përfshirë në rast, derisa autoritetet po vazhdojnë hetimet.

Sipas pamjeve që janë shpërndarë media dhe rrjete sociale, i ndjeri shihet me duar të lidhura.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta dhe kritika për mënyrën se si policia e ka menaxhuar këtë rast, ndërkohë që thuhet Zejnullahu mund të ketë vdekur nga ngufatja.

Instituti i Mjekësisë Ligjore, tha të martën se ende nuk ka dalur raport mbi rastin e vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan.

Vëllai i viktimës, derisa ka folur më herët për KosovaPress, ka thënë se Agon Zejnullahu është pranuar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Lipjan, me dhjetëra shenja në trup.

Sipas tij, “policia është shmangur nga familja dhe nuk ka dhënë asnjë informacion të detajuar për ngjarjen”.

Për rastin ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ka bërë thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

Ndërkaq, në reagimin e ministrit në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është thënë se hetimet po zhvillohen me intensitet maksimal.

Avokati i Popullit ka hapur procedurë hetimore sipas detyrës zyrtare për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut në këto raste, si dhe për të monitoruar veprimet e institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara