Lajmet

90% e pacientëve me COVID-19 në Infektivë janë në oksigjeno-terapi

Published

on

Përkundër që ditëve të fundit ka një rënie të rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, Klinika Infektive në QKUK vazhdon të jetë e mbushur me të gjitha kapacitetet. Aktualisht në këtë klinikë ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 110 pacientë dhe 90% prej tyre janë në oksigjeno-terapi. Shumica nga këta pacientë janë me variantin britanik dhe manifestojnë simptoma më të rënda.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku i cili për KosovaPress ka deklaruar se përkundër që nëpër klinika tjera COVID ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve, në Infektivë gjendja vazhdon të jetë e rënduar.

“Sot në mëngjes ne i kemi pasur 110 pacientë, prej të cilëve diku 90 për qind janë me oksigjeno-terapi kapacitetet janë të mbuluara edhe pse kemi rënie të hospitalizuarve në klinikat tjera. Por opinioni duhet ta kuptojë që Klinika Infektive është klinika e fundit që fillon të lirohet nga pacientët, sepse ne i kemi dhe tri klinika të tjera të QKUK që janë COVID dhe ato të gjitha kanë pacientë, tek ato kanë filluar të bien numrat e pacientëve, ndërsa te ne vazhdon të jetë numri i lartë“, tha Sadiku.

Sadiku tutje ka treguar se shumica e pacientëve të shtrirë janë të infektuar me variantin britanik COVID-19. Sipas tij, ky variant po përhapet më shpejt dhe po prek më shumë moshat e reja.

“Shumica e pacientëve që sot në Kosovë janë me COVID sipas atij hulumtimi janë me tipin britanik dhe ajo çka mund të themi se edhe te ne po vërtetohet ato që janë vërtetuar në botë që ky përhapet më shpejt ne kemi plot raste sot se kur vjen një anëtar i familjes thotë jemi të gjithë pozitivë që nuk ka qenë situata e tillë edhe në nëntor edhe në gusht, e korrik kur kemi pasur rast që ka qenë një anëtar I familjes ka qenë i infektuar, por jo pjesa tjetër. Tash kur vijnë thonë se po jemi gjithë familja që tregon që mundësia e përhapjes është më e madhe se realisht është ky muaj me marsin dhe prillin kemi këso raste, por kemi përshtypjen se kanë filluar të ketë edhe forma të reja më shumë që kanë manifestime më të rënda… Po e vërejmë që kemi ndoshta pak më shumë se muajve të kaluar se nëntori dhe dhjetori kemi raste pak më shumë më të rënda edhe mosha më të reja”, tha Sadiku.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka treguar se përveç mungesës së barit “Remdesivir” që përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19, terapitë tjera nuk mungojnë.

Në 24 orët e kaluara në Kosovë pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 442 persona, ndërsa betejën me këtë virus e kanë humbur 14 qytetarë. E numri i rasteve aktive aktualisht është 11 mijë e 756. Ndërsa në total nga COVID-19 kanë vdekur deri më sot 2 mijë e 100 persona.

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Presidentja Osmani ka shkruar në faqën e saj zyrtare në Facebook: “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.” shkroi Osmani.

Tutje ajo theksoi se NATO ka rolin vendimtar në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta./D.B

Continue Reading

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Rossi ndan rrugët me Romën

Published

on

Daniele De Rossi ka ndërprerë kontratën me Romën, një vit pas shkarkimit të tij si trajner, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2027.

Marrëveshja pritet t’i kursejë Romës rreth 4 milionë euro.

Skuadra italiane Torino, që po kalon një fillim të vështirë sezoni në Serie A, dhe Monza, aktualisht në vend të 9-të në Serie B, janë destinacionet e mundshme të ardhshme për ish-lojtarin e kombëtares italiane.

42-vjeçari De Rossi pritet të vendosë së shpejti për klubin e tij të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara