Kulturë

9 cilësitë që duhet t’i ketë një shef i mirë

Published

on

Mund të jetë e vështirë të kuptoni nëse jeni një shef i mirë, apo do të bëheni i tillë në një të ardhme. Ja disa nga cilësitë që duhet të ketë një shef i mirë në mënyrë që të mund të drejtojë një kompani të suksesshme.

-Është një trajner i mirë. Në vend të zgjidhjes së problemeve për ekipin e tyre apo lënia e tyre pa asnjë lloj udhëzimi, një shef i mirë përdor problemet si një përvojë mësimi për të ndihmuar ekipin e tyre të përmirësohet.

-Fuqizon ekipin dhe nuk kontrollon edhe gjënë më të vogël. Gjithkush pëlqen të ndihet i autorizuar për të marrë vendimet e veta dhe beson se ato janë të drejtat. Një shef i mirë i jep njerëzve lirinë për të eksperimentuar dhe për të marrë rreziqe duke u dhënë atyre mbështetjen që ata kanë nevojë për të bërë më të mirën e mundshme.

-Krijon një mjedis gjithëpërfshirës për ekipin. Askush në ekip nuk duhet të ndihet i zënë ngushtë nga një ide apo nga frika për të marrë një rrezik. Një shef i mirë u jep mundësinë të gjithëve për të guxuar dhe shprehur veten.

-Është produktiv dhe i orientuar drejt rezultateve. Bosët dëshirojnë t’i bëjnë ata përreth tyre që të besojnë se mund të kryejnë mirë çdo detyrë. Ata e dinë se si të motivojnë ekipin e tyre për të prodhuar përmbajtjen e cilësisë më të lartë të mundshme.

-Është një komunikues i mirë. Njerëzit të cilët dëgjojnë mendimet e të tjerëve dhe komunikojnë informacionin në mënyrë efektive, i bëjnë ato shefa të mirë. Ata gjithashtu vlerësojnë ekipin kur gjërat bëhen mirë.

-Mbështet zhvillimin e karrierës dhe mund të diskutojë performancën e punonjësve. Bosët e mëdhenj i trajtojnë anëtarët e tyre të ekipit si një investim, jo një mjet për përfitime personale.

-Ka një vizion dhe strategji të qartë për ekipin. Ato e dinë se kur kompania është në krye dhe e bën të sigurt që të gjithë të tjerët janë në të njëjtën rrugë.

-Bashkëpunon brenda kompanisë. Shefat e mëdhenj kanë cilësinë për ta bërë të gjithë kompaninë të ndihet sikur po punojnë së bashku, në vend që të vendosin ekipe kundër ekipeve.

-Është një vendimmarrës i fortë. Realiteti është që bosët duhet të marrin vendime të vështira. Ndonjëherë gjysma e skuadrës dëshiron të shkojë në një mënyrë dhe gjysma tjetër në mënyrë tjetër, shefi është ai që duhet të marrë vendimin e duhur.

Lajmet

Tetova prezanton programin “Nëntori në Festë 2026” me aktivitete kulturore e artistike

Published

on

Qendra e Kulturës në Tetovë ka prezantuar programin “Nëntori në Festë 2026”, i cili përfshin një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike që do të zhvillohen nga 17 deri më 28 nëntor.

Programi përfshin ekspozita personale dhe kolektive, koncerte muzikore, aktivitete folklorike dhe shfaqje teatrale, ndërsa do të kulmojë me aktivitetet e organizuara më 28 nëntor, në kuadër të shënimit të kësaj date.

Ndër aktivitetet e parapara janë ekspozita personale “Rrënjë të padukshme”, koncerti “Rok përrallë në vjeshtë”, koncerti folklorik me fëmijë, koncerti vjetor i Qendrës së Kulturës “Festojmë Nëntorin”, si dhe paraqitjet e ansambleve dhe grupeve artistike.

Programi përfshin gjithashtu ekspozita në hapësirat kulturore dhe shkollore të Tetovës, koncertin e Ansamblit Shtetëror dhe një shfaqje teatrale nga Teatri i Tetovës.

Aktivitetet do të përmbyllen më 28 nëntor me programin “Festojmë 28 Nëntorin”, i cili do të mbahet në INQ “Ilo Anteski Smok” në Tetovë.

Përmes këtij kalendari, Tetova do ta shënojë muajin nëntor me aktivitete që ndërthurin muzikën, artin pamor, folklorin dhe teatrin./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë

Published

on

Po vazhdojnë punimet për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë, monument i trashëgimisë kulturore që daton nga shekulli XIX.

Shtëpia, e njohur për çardakun e mbyllur dhe elementet origjinale prej druri e hekuri, pritet t’i rikthejë vlerat e saj autentike përmes këtij procesi restaurues.

Si një shembull i veçantë i arkitekturës tradicionale, monumenti synohet të ruhet dhe të mbrohet për brezat e ardhshëm, duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Gjakovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Selanik

Published

on

Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është nderuar me çmimin “Golden Alexander – Michel Demopoulos” për filmin më të mirë artistik në konkursin “Meet the Neighbors+”, në kuadër të edicionit të 67-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.

Ky vlerësim shënon një tjetër sukses ndërkombëtar për filmin, i cili sjell në ekran një rrëfim intim për rritjen dhe përjetimin e fëmijërisë në Kosovën e pragluftës.

Juria e festivalit e ka vlerësuar filmin për vërtetësinë emocionale dhe vizionin personal mbi një periudhë përcaktuese të historisë së Kosovës.

Në komunikatën e publikuar nga krijuesit e filmit bëhet e ditur se juria veçoi mënyrën se si Basholli e ndjek personazhin kryesor, Duan 13-vjeçare, në Prishtinën e fundit të viteve 1990, kur ajo përballet me ndryshimet e adoleshencës, ndërsa lufta po afrohet.

Juria vlerësoi vendimin e regjisores për ta mbajtur kamerën pranë personazhit, duke theksuar ndershmërinë, humanizmin dhe përmbajtjen me të cilën rrëfehet historia e saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora bëhet pjesë e filmit të ri fantastiko-shkencor “The Signalers”

Published

on

By

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të jetë pjesë e kastit të filmit të ri fantastiko-shkencor dhe thrillerit aventuresk “The Signalers”. Sipas revistës Variety, ajo do të ndajë ekranin me aktorin Tom Hopper, i njohur për rolet në serialet “The Umbrella Academy” dhe “The Terminal List”, si dhe me aktoren e re Mila Harris, e cila po shënon ngritje në Hollywood përmes projekteve “No Exit” dhe “Mary”.

Në kastin e këtij projekti janë përfshirë gjithashtu Missi Pyle (“Galaxy Quest”) dhe Nolan North (“Uncharted”), ndërsa në role mbështetëse do të paraqiten edhe Paulina Alvarez, David Silverman dhe Wolfgang Fiegl. Filmi, i cili është projekt i kompanisë Gramercy Park Media, tashmë ka nisur xhirimet. Skenarin e ka shkruar Cate Carson, e cila ka një të kaluar si detektive dhe specialiste e inteligjencës ushtarake, ndërsa regjinë e mban Gille Klabin, i njohur për filmin “The Wave”.

Ngjarja e filmit përqendrohet te një kontrollor i trafikut ajror (Tom Hopper), i cili punon në një zonë të izoluar, dhe mbesa e tij (Mila Harris), me të cilën ka një marrëdhënie të shkëputur. Jeta e tyre merr një kthesë të pazakontë kur zbulojnë një sinjal të pashpjegueshëm në thellësi të një zone të egër në Kanada, i cili shkakton fenomene të çuditshme e të rrezikshme dhe i shtyn të nisin një udhëtim për të zbuluar origjinën e tij.

Gjatë kërkimeve, ata hasin në një grup shkencëtarësh hulumtues, rolet e të cilëve luhen nga Rita Ora dhe Missi Pyle, që po ashtu janë në gjurmët e këtij fenomeni. Megjithatë, përpjekjet e tyre i çojnë pa dashje drejt zbulimit të një force të jashtëtokësore të varrosur prej kohësh, e cila nis të zgjohet rreth tyre. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara